Kështu flasin njerëzit, z.Llalla

September 24, 2016 18:18

Kështu flasin njerëzit, z.Llalla

Guri Shyti

 

Një TV hapi lajmin se Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë është kërcënuar me jetën, dhe kjo, sepse ka në hetim një çështje shumë të rëndësishme. Në kushte të tjera të Shqipërisë dhe në vende të tjera, përveç Shqipërisë, ky lajm do të bënte shumë zhurmë e bujë. Dhe jo më kot: kërcënohet personi më i lartë i organit të akuzës, dhe jo se, bie fjala, “më pa shtrembër”, apo “më shkeli brezin”, por për shkak të detyrës. Ky lajm duhet të kishte ngritur në këmbë të gjitha segmentet e organeve ligjzbatuese dhe të shpalleshin në kërkim urgjent ata që e kanë kërcënuar. Por, çfarë po ndodh? Askush, madje jo vetëm, organet e sipërcituara, përfshi edhe vetë organin e akuzës, nuk e kanë marrë seriozisht, por as njerëzit e thjeshtë, ata që quhen “të rrugës”. Edhe ata, në bisedat midis njëri-tjetrit, nënqeshin me shpoti kur hapet biseda e “kërcënimit”. Ndër këta njerëz jam edhe unë, që nuk e besoj. Dhe më poshtë po radhis pse nuk e besoj.

Së pari, sipas lajmit të shpërndarë, prokurori paska disa muaj që kërcënohet, aq sa është detyruar të largojë edhe familjen. Si është e mundur, pyesin njerëzit, që kërcënohet Prokurori i Përgjithshëm dhe vetë prokuroria hesht përgjatë disa muajve, ndërkohë që duhej të kishte filluar hetimet, ashtu si për çdo krim tjetër? Po të ishte i vërtetë kërcënimi kështu edhe duhej të kishte ndodhur, pasi kemi dëgjuar që kërcënohet një qytetar me më pak rëndësi nga Prokurori dhe fillojnë menjëherë të merren masat përkatëse ligjore për mbrojtjen e personit në fjalë.

Së dyti. Sipas lajmit, kërcënimet vijnë me telefon, madje nga burgjet. Po mirë, pyesin sërish njerëzit, si është e mundur që, kur të gjithë telefonat e shtetasve shqiptarë jaë të rregjistruar në shoqëritë përkatëse telefonike, madje jo një herë prokuroria vetë është bazuar në ato rregjistrime, dhe në tabulatet që ndodhen atje, për të identifikuar keqbërësin, ose kriminelin, kur është fjala për “kërcënimin e shekullit” (na pëlqen t’i quajmë disa ngjarje kështu), rri dhe vështron se, kushedi, bie nga qielli ndonjë informacion?

Njerëzit e thjeshtë thonë gjithashtu se, “qeni që leh nuk të ha”. Kështu që, kur një kriminel mendon të të marrë jetën, për sebepet që i di ai, nuk të paralajmëron, por, fatkeqësisht, e kryen krimin. Për ta vërtetuar këtë nuk ka nevojë të kërkojmë shumë, pasi ka fakte edhe këtu tek ne, por edhe në Botë.

Por gjithsesi pritja e Prokurorisë për të gjetur fajtorin nuk shkoi kot. Informacioni i erdhi, jo vetëm atyre, por të gjithë opinionit publik dhe, jo nga ndonjë burim dosido, por nga vetë Ai “dixhitali” (emrin e goditur të të cilit e ka gjetur bukur poeti i shquar Arben Duka) i Sali Berishës. Madje janë vënë edhe emrat e personave që e kanë bërë këtë si dhe mënyrën si e kanë realizuar. Nisur që këtej organit të akuzës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të shkojë në mesnatë (siç bëhen këto punë zakonisht) të trokasë në derën e tyre dhe t’i dërgojë prapa hekurave. Kështu edhe Tiku do të qetësohej dhe do të sillte familjen që po i sfilitet nëpër Gjermani, por edhe Berisha do të fërkonte duart nga kënaqësia që, më në fund doli një njeri dhe ia mori seriozisht Atë dixhitalin e tij.

Duke lënë mënjanë Saliun me dixhitalin e tij, asgjë nga ato pistat e mësipërme nuk është ndjekur nga prokuroria, por vetëm është mjaftuar me një njoftim të thatë dhe absurd se “po vazhdon punën normalisht”.

Shkaqet e këtij deklarimi të bujshëm, thonë njerëzit, janë krejt të tjera. Dhe pikërisht. Z. Llalla ka pesë vjet që ndodhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, disa herë ka deklaruar në media se ka në hetim personalitete të larta të politikës dhe, në fund të fundit, “mali i mbarsur” nuk ka “pjellë asnjë mi”. Në ndërgjegjen e Z. Llalla rëndojnë mbulimi ose mbyllja dhe mos-hetimi i krimeve nga më të përbindshmit, siç ishte krimi shtetëror i Gërdecit, krimi i Rrugës së Kombit, i vrasjes së katër njerëzve krejtësisht të pafajshëm më 21 jannar 2011, në bulevard etj., por edhe mos-hetimi i akuzave që opozita po i lëshon si dallgët e detit në fortunal mbi qeverinë aktuale, dhe sidomos mbi Kryeministrin Rama, akuza që ose duhej t’i hetonte, ose duhej të merrte të pandehuar ata që i derdhin lumë ato. Të gjitha këto, thonë njerëzit e thjeshtë, janë manovra të Z. Llalla dhe të mentarit të tij Sali Berishës për t’u shpëtuar përgjegjësive që ka ai ngaqë kanë mbetur rrugës hetime tejet të rëndësishme, përfundimi me sukses dhe në kohë i të cilëve, jo vetëm do të kishte forcur stabilitetin në vend , por do të kishte krijuar në botë një imazh shumë më të mirë, gjë që do të përkthehesh në investime më të shumta dhe në luftë më të madhe kundër varfërisë. Shkurtimisht të gjitha këto janë manovra për t’u shpëtuar masave që vijnë nga miratimi, ndonëse i vështirë, i Reformës në Drejtësi. Rrethi po ngushtohet, prandaj Berisha i dërgoi sinjalin dhe i dha drejtimet pinjollit të tij se ku duhet të mbështetet për të mundur t’i shpëtojë ndëshkimit të padiskutueshëm, duke krijuar alibinë që të marrë azil politik në Gjermani.

Veprimi i Kryeprokurorit është pjesë e skenarit ogurzi të PD për të zvarritur sa më shumë ligjet që do ta bëjnë vepruese Reformën e Miratuar, siç është Vetingu etj.

Kështu flasin njerëzit, Z. Llalla.

 

 

September 24, 2016 18:18
Komento

15 Komente

  1. Bashkim September 24, 18:41

    Shkrim mbi bazen e nje ideologjie tash me te plevitosur dhe e tipit te vjeter ushtarak

    Reply to this comment
  2. ortes September 24, 18:59

    Nuk e ka fajin ky Llalla bile as Vishua i SHIK-ut,por Edi Rama qer nuk ka propozuar me kohe p;er t’i s hkarkuar dhe cuar ne gjyq per hesapet e tyre!
    Bile Rama edhe e dekoroi ne fshehtesi Vishon!
    Hapu dhe te futen!
    Kete popull po e mashtrojne te gjithe sundimtaret bandite!

    Reply to this comment
  3. niki September 24, 20:59

    Duhet te kuptojme nje here e mire : nuk eshte politika qe duhet te te denoje por Drejtesia zoti Ortes.

    Reply to this comment
  4. Dervish Hima September 24, 21:19

    Loja e Ilir Kryemadhit e ky e ka emruar Llallen nga Gramshi, nje idjot-model, qe e shpetoi Metn nga vjedhja me blok ne dore ne mes te dites, ky vend ka marre fund..kur eshte Lllallla kryeprokuror dhe Monika Kryemadhi Kryeministre dhe Rame pdrasti gjoja …………zgerdhihet…e tund bithet si hs…

    Reply to this comment
    • predator September 24, 21:55

      O Dervish, Llalen e coi ne ate post shkelzeni me Rahmanin.
      e njef Rahmanin?
      Ku pjerdhin Berisha dhe te vetet per Meten o derezi. E bete kete meten sikur eshte Baba Tomori.
      Meta nje hajdut i vogel si Idrizi eshte.
      Shifni pak me lart, cojeni koken

      Reply to this comment
  5. sabo kurti September 25, 04:01

    Askush, madje jo vetëm, organet e sipërcituara, përfshi edhe vetë organin e akuzës, nuk e kanë marrë seriozisht, por as njerëzit e thjeshtë, ata që quhen “të rrugës”. Edhe ata, në bisedat midis njëri-tjetrit, nënqeshin me shpoti kur hapet biseda e “kërcënimit”. Ndër këta njerëz jam edhe unë, që nuk e besoj.E kopjova kete pjese te artikullit se eshte thene ne menyre te plote dhe te vertete ,E pergezoj Autorin per guximin qe i thone kaqe mire te verteten

    Reply to this comment
  6. Jimi September 25, 13:09

    Tiku ti nuk je as Falcone as Borselino! Mos te genjej mendja se i ha mileti keto profka E nese vertet te ka ardhur ndonje haber, dije se e ke vetem nga ai qe duket siklur pergjerohet per ty e ciliminjte tu. E gjithe kjo “ngjarje” atij i intereson per te justifikuar mos votimin e vetingut.

    Reply to this comment
  7. MeteH September 25, 14:18

    LAJMI PER TIKUN ISHTE TURPI TIJ,SALIUT E KO.POPULLI I DI TE GJITHA SA SHKRURT MIRE SOT.E KA ZRNE FRIKA SB,IM,A.DHALKEN NDAJ BEJNE XHURME PER TE BALTOSUR QEVERINE RAMA.E ÇFAR KA BERE TIKU QE TE TREMBET..ASGJE.VETEM KA LLAPUR E FJETUR GJUME NE ZYREN LLUKSOZE TE DHENE NGA SB E IM.KY LAKME NUK ÇUDIT AS BUDOLLENJT.AI QE DO TE VRASI NUKNLAJMERON.A U LAJMERUA SANTO,REMZI HOXHA,XHINDI,OLLDASHI,KONOMI,HAJDARI,BROCI…etj.KY LAJME U NXIR NGA FSHATARI DIXHITAL QE ESHTE BERE GAZI I BOTES MBARE.POR KJO PO E UL ME TEPER DINJITETIN E TIKUT E PAAFTE QE NUK E NXJERR QIMEN NGA QULLI.KY ESHTE NJE JUSTIFIKIM I TIKUT PER TE MOS VEPRUAR KETO DITE QE I KANE MBETUR NE DETYRE E PER TE DEGJUAR PORDHET E SALIUT DITEN E ENJTE QE ESHTE KTHYER NE DITE TE ZEZE PER SHQIPTARET E NDERSHEM TE KETIJ VENDI

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA September 25, 14:29

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: June 11, 2016 at 7:15:58 PM EDT

    AVOKAT I PADRINOVE DHE GOODFATHERS SE MAFIA POLITIKE TE TIRANES

    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire

    Do ti lutesha ketij profesori tu pergjigjet pyetjeve te meposhteme:

    1- Sa dosje krimesh te renda ka hapur, ka hetuar ose ka mbrojtur Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Prokuroria e Pergjithshme ne keto gati 4 vjet qe Adriatik Llalla drejton ate!?
    2- Cfare behet me dosjen e vrasjes nen hunden e Kryeprokurorit Lalla dhe Prokurorise se Krimeve te Renda per hetimin dhe kopsitjen e krimit te rende te vrasjes se kryebankierit Artan Santo!?
    3- C’ndodh me hetimin dhe zbulimin e vrasjes me eksploziv ne qender te qytetit te Vlores se gjykatesit Konomi !?
    4- Pse u mbyllen me turp e deshtim total dosjet e Arben Imamit, Ritvan Bodes, Myqerem Tafajt !?
    5- Cfare ndodhei me dosjen e ish- Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Fullani, per te cilen e zgerlaqi keqazi Radioja Zeri i Amerikes kryeprokurorin Adriatik Llalla ne intervisten me te turpshme te nje zyrtari shqiptar me kete radio presitigjioze!?
    6- Cfare ndodhi me dosjen a tragjedise se Gerdecit dhe 26 viktimave te saj !?
    7- A e ka apeluar Adriatik Llalla apo Prokuroria e Krimeve te Renda vendimin skandaloz te Gjykates se Larte per Gerdecin, kusarine e Autostrades se Kombit. 21 janarin tragjik!?….
    …. Jane mbi njeqind dosje krimesh te renda e teper te renda te cilat ose nuk jane hetuar ose nuk jane pergatitur seriozisht, nuk jane kopsitur sic duhet nga kjo Prokurori e Krimeve te Renda dhe nga Prokuroria e Pergjithshme vetem gajte tri viteve te fundit
    Kurse ju me nje pafytyresi dhe injorance dhe milutantizem te peshtire ne perkrahje te hapur te kriminelit Lulezim Basha e co. beni avokaten e kesaj prokurorie, te Adriatik Llalles me 20 prokuroret e krimeve te renda.
    Si mund te kerkosh qe ne Reformen ne Drejtesi te behen ndryshime dhe tu krijohet hapesire e gradohen ose sigurohen qoshe te ngrothe e karrike te rehatshme ketyre prokuroreve te deshtuar, bashkepunetore te krimit dhe sherbetore te Mafias politike e klasike jo vetem te Tiranes por edhe te asaj nderkombetare!?
    Ne cfare planeti jetoni ore profesor Romeo Gurakuqi!?
    Turp te qofte titulli i Profesorit … Me keto opinione te felliqta e kriminale ti je vetem nje profesor e avokat krimi ne sherbim te Mafias dhe Padrinove dhe Kumbareve ( Goodfathers ) te saj te cilet kane rrenuar jo vetem drejtesine, jo vetem gjykatat dhe prokurorine por edhe cdo e krejt hallkat jetike te shtetit ligjor ne vecanti dhe krejt shtetin shqiptar.
    – As kryeavokati i krimit Adriatik Llalla qe duhet te ishte kryeavokati i shtetit dhe ligjit nuk do ta kishte bere me mire… kete pacavure te peshtire….

    SHENIM: Shkruar e botuar per here te pare me 11 qershor 2016

    Reply to this comment
  9. ALBAN DEGA September 25, 14:31

    From: Alban Dega
    Date: June 9, 2016 at 3:03:32 PM EDT

    SHQIPERIA NE RREZIK !

    – Stop grushtit institucional te Shtetit ne Shqiperi

    – Te arrestohet ne flagrance Mareshali i UDB-es serbe Sali Berisha
    banda e tij puciste ! Sot… Neser eshte kurre!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sherbimet sekrete dhe Mafia serbe, greke, italiane, ruse, shqiptare… ne sulm per destabilizimin e Shqiperise.
    Prokurori i Pergjithshem i Shqiperise Adriatik Llalla dhe gjykata e Sali Kadafit pezullojne me “mundet apo s’mundet” drejtorin e Pegjithshem te Policise se Shtetit dhe ndeshkojne me “arrest shtepie” po me “mundet apo s’mundet ” dy oficere te larte policie!
    Nje grusht institucional i mirefillte shteti…
    Stop grushtit institucional te perseritur te shtetit ne Shqiperi!
    Kuvendi i Republikes se Shqiperise te mblidhet ne seance te jashtezakonshme dhe me procedure te jashtezakonshme te shkarkoje, tu heqe imunitetin dhe te arrestoje ne flagrance kreun e komplotit destabilizues dhe te grushtit institucional te shtetit Mareshalin e UDB-es Sali Berisha, Presidentin e Republikes, kapterrin PD-se dhe gardianin e Karaosmaneve Bujar Nishani, Prokurorin e Pergjithshem, Adriatik Llalla, Kryetarin e Gjykates se Larte. Zagarnjori, shefin e SHISH-it Visho Ajazi….
    Kuvendi i Republikes se Shqiperise te miratoje me procedure urgjente Reformen ne Drejtesi dhe ndryshimet Kushtetuese pa qene nevoja per 2/3 e votave meqe opozita destruktive e Sali Berishes nuk miratoi marreveshjen per to.
    Urgjent! Menjehere!
    Neser eshte kurre !
    Vellezer e motra shqiptare mbroni voten tuaj !
    Mbroni demokracine!
    Shqiperia ne rrezik!
    Mbroni Shqiperine!
    O sot e kurre!
    Vraponi burra nuk ka me prite !
    Vigjilence! Gjakftohtesi!
    Mafia ne hyxhym!
    SHQIPERIA NE RREZIK!
    MBRONI DEMOKRACINE!
    MBRONI SHQIPERINE!

    SHENIM: SHKRUAR PER HERE TE PARE ME 9 QERSHOR 2016

    Reply to this comment
  10. Petrit Vjosa September 25, 14:34

    ADRIATIK LLALLA KERKON GJURMET NE PANAMA.. UJQERIT BEJNE KERDINE NE TIRANE !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panam Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si. i bashkon kontrata me SHQUP-in !

    Petrit Vjosa, London

    Reply to this comment
  11. Ilir Gramshi September 25, 14:38

    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

    Reply to this comment
  12. Petrit Vjosa September 25, 14:43

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*