Basha: Këta që kërkojnë kupon për 1 kg qepë vjedhin 1 mln $ në dogana e tatime

November 16, 2015 12:26

Basha: Këta që kërkojnë kupon për 1 kg qepë vjedhin 1 mln $ në dogana e tatime

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me banorë të Selenicës në vijim të turit që kreu i PD e quan “Fjalën e kanë qytetarët”.

“Këta që u kërkojnë kuponin për një kilogram qepë fshatarëve, këta vjedhin ditë për ditë 1 milionë dollarë në Dogana e Tatime. Ku i vjedhin? Me naftë e cigare kryesisht, mallra të akcizës. Me paratë që ju marrin nga xhepat tuaj, përfundojnë në xhepat e tyre, ne do t’i kthejmë në xhepat tuaj. Vetëm me uljen e taksave ne do t’i kthejmë shqiptarëve 500 milionë euro në vit”, tha Basha.

Basha thotë se PD ka program për bujqësinë që parashikon një buxhet prej 100 milionë dollarësh.

Aktualisht buxheti për bujqësinë është 5 milionë dollarë.

“Buxhetin më të madh për bujqësinë që ka patur ndonjëherë ky vend. Sot e ka 5 milionë, ne do ta çojmë në 100 milionë. 100 milionë dollarë vetëm për bujqësinë. Nga të cilat 40 milionë siç i kemi llogaritur ne, do të përdoren për të zeruar taksat për fshatin. Kjo do të thotë që fidanët, farat, plehrat, naftën do t’i paguani pa taksë pa akcizë”, – tha ai. /Dita/

November 16, 2015 12:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*