“Këtë herë do të vijë si Çeçua”

July 30, 2018 02:19

“Këtë herë do të vijë si Çeçua”

Ekskluzive/ Flet Dr. Bashkim Nikolla, avokat i Izet Haxhisë

Kanë kaluar njëzet vjet nga ajo ditë shtatori e vitit 1998 kur përpara selisë së Partisë Demokratike u vra një prej ish-themeluesve të asaj partie, deputeti Azem Hajdari. Ajo vrasje me shumë dritë-hije brenda saj, u pasua nga një gjyq që u pretendua se ndëshkoi vrasësit dhe pjesëmarrësit në vrasje.

Një nga ata që u dënua me 25 vjet burg në mungesë ishte dhe Izet Haxhia, ish-truproja e ish-presidentit Sali Berisha. Pas njëzet vitesh në ekzil, Izet Haxhia tashmë është në Tiranë dhe ka kërkuar rishqyrtimin e rigjykimin e vrasjes së Hajdarit, kërkesë që është marrë në konsideratë. Sikurse e ka pohuar edhe herë të tjera, Izeti është i bindur se rigjykimi i kësaj çështjeje do të vërtetojë se cilët janë vrasësit e vërtetë të Azem Hajdarit. 

Ky gjyq do të rihapet së shpejti, ndoshta në shtator.  Këtë e pohon në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ avokati i Izetit, Bashkim Nikolla. Avokati tregon edhe hollësi të tjera nga procesi si dhe për gjendjen aktuale të klientit të tij Izet Haxhia.

Sipas avokatit, rigjykimi i kësaj çështjeje të mprehtë është pika e kthesës dhe guri i provës për rilindjen e drejtësisë në këtë vend. Nga ana tjetër, ai thotë se ky është edhe një shans për Sali Berishën, i cili me paraqitjen në gjyq ka rastin të vërtetojë atë që ka thënë në vijimësi për këtë çështje.

Berisha nuk u është përgjigjur asnjëherë fletë-thirrjeve të organeve të drejtësisë për të dëshmuar. Por, avokati Nikolla thotë se këtë radhë “ai do të vijë si Çeçua” në gjykatë dhe do të përballët me ish-truprojen

 

– Avokat, keni marrë përsipër një mision shumë të rëndësishëm por edhe të vështirë, mbrojtjen e klientit Izet Haxhia, i akuzuar dhe i dënuar në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari 20 vite më parë. Ju, bashkë me klientin tuaj keni kërkuar rigjykimin e asaj çështjeje. Mendoni se me hapjen e dosjes Hajdari, fillon një epokë e re në Drejtësinë shqiptare?

– Konstatimi juaj është me vend, i nderuar Xhevdet. Ju si gazetar me përvojë, jeni shumë i qartë për këtë çështje, pasi e njihni shumë mirë çështjen, njihni klientin tim dhe kini shkruar në vijimësi në ‘DITA’ dhe mua më vjen mirë që po e jap këtë intervistë në gazetën tuaj. Fillimisht po shpreh kënaqësinë që më mundësoni të realizoj një interviste të posaçme me ju për një çështje kaq të mprehtë, e cila ka të bëjë me përpjekjet për liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri, të cilat nuk mund të realizohen pa një drejtësi  te re. Unë mendoj se me këtë gjyq, pra me rihapjen e dosjes Hajdari, fillon një etapë e re në drejtësinë shqiptare, gjë që përkon dhe me reformën e thellë që po synohet të bëhet në sistemin e drejtësisë.

– Nga ju buron kjo bindje?

– Sepse drejtësia ka të bëjë me themelet e shtetit dhe vete ekzistencën e tij. Po çfarë kemi bërë në harkun kohor të këtyre afro 30 vjetëve? Me lejoni ta krahasoj me konkretisht. Kemi ngritur mbi themele rëre ngrehinën më të shëmtuar të të ashtuquajturës drejtësi që do ta quaja dreqësi.  E për rrjedhojë bashkohem me mendimin tuaj dhe me dëshirën e një populli të tërë për të kontribuar të gjithë ata që dëshirojnë realisht të ndërtojnë shtetin e së drejtës nëpërmjet drejtësisë me të vërtetë të re. Veçse me duhet të theksoj, se vështirë të arrihet ajo që dëshirojmë për të ngritur një “ndërtesë” të re me djallin brenda. Pra pa spastrimet e nevojshme të paanshme nga tërë ata që e sollën drejtësinë shqiptare deri në kufij të tillë absurdë dhe kriminalë. Realizimi i Vettingut ndonëse ecën çalë-çalë është një nga premisat për epokë të re në shoqërinë shqiptare, për një drejtësi të re. Duket se kjo është e vetmja shpresë për t’u bërë një vend normal,me standarde demokratike evropiane të cilat ne i kërkojmë që nga viti 1990.

– Ju, zoti Nikolla pranuat të merreni me një çështje të tillë siç është dosja ‘Hajdari’, e cila është mbase “patatja” më e nxehtë për drejtësinë e këtyre viteve. Ju po bëni mbrojtjen ligjore për Izet Haxhinë, i dyshuar dhe akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. A patët ngurrim në marrjen e një përfaqësimi të tillë? A patat frikë ose a ndjeheni i frikësuar tani në ushtrimin e detyrës si avokat?

– Nga ana ime, vendimi për të përfaqësuar këtë çështje me orientim si avokat është marre aty për aty, por mund të them, se mendimi që solli në këtë vendimmarrje ka mbi 20 vjet që është “pjekur” dhe më në fund erdhi vetëm çasti. Për sa i përket ndrojtjes apo frikës shpjegoj se s’kam pse të druhem pasi ushtroj një profesion të ligjshëm dhe s’kam asnjë shkak pse të frikësohem. Të tjerë mund të jenë, ata që mund të frikësohen në vartësi të motivit. Besoj se ka ikur koha e xhunglës e gjuetisë së shtrigave në drejtimin e “Maliqit”. Sikundër e thamë më lart se shteti aktual duket mjaft i vendosur për të ndërtuar drejtësinë e re që kërkojnë të gjithë shqiptarët.

– Si duket  Izeti, a është optimist? 

– Nga komunikimet që në mënyrë permanente realizojmë në ambientet e IEVP-302, mund të them me bindje të plotë se Izeti vijon të jetë me besim të plotë se më në fund do të ketë drejtësi, sepse kjo përbën edhe motivin për të qenë optimist. Ju e dini shumë mirë se sa ka vuajtur klienti im gjatë këtyre 20 vjetëve. Izeti është një person që ka ditur të durojë dhimbjen e zhgënjimit, durimin në qëndresë, katarsisin e vetvetes, dëbimin nga atdheu, pikëpyetjen e çdo dite të jetës së tij, nën kërcënimin permanent të vrasësve të paguar. Trysninë e një strukture shtetërore antishtet nëpërmjet instrumenteve të dukshëm e të padukshëm për t’ia bërë ferr jetën. Porle ta shikojmë më gjerë këtë çështje, përtej një individi, qoftë ky edhe Izeti.

Unë mendoj se sot Izeti nuk përfaqëson vetëm Izetin, por përfaqëson besimin se çdo krim ka një ndëshkim, shpresat se nëpërmjet hapjes së dosjes Hajdari, dhe gjykimit të tij të drejtë të paanshëm dhe të barabartë, transparent, do të shënonte një epoke të re për një drejtësi të re. Izet Haxhia në këtë rast është etaloni, është shembulli se mund dhe duhet të bëhet drejtësi. Pra, ai në njëfarë mënyre, do të “përfaqësojë” gjithë të dënuarit padrejtësisht nga organet e kapura të sistemit të vjetër të drejtësisë. Në këtë kuptim, Izeti ka motiv të vërtetë dhe mjaft të fortë për të qenë optimist, pasi në fund të fundit është më tipiku i drejtësisë së re që po vjen. Nuk besoj se ndokush do të ketë kurajon të shtrembërojë procesin. Kam bindjen se egjithë vëmendja e publikut do të jenë në atë sallë ku do të përballen faktet, argumentet dhe individët që akuzohen për çështjen Hajdari…

– A besoni ju si avokat se Izeti do të ballafaqohet me Sali Berishën në këtë rigjykim të çështjes? 

– Po, unë jam shumë i bindur se ky ballafaqim apo përballje do të ndodhë. Unë besoj se ka ikur koha kur Sali Berisha në krye të shtetit i ishte mbushur mendja se ai ishte vetë shteti dhe kur të donte e si të donte i shpërfillte rregullat e shtetit. E them këtë pasi, tashmë që jam njohur me dosjen penale dhe dosjen gjyqësore penale në tërësi, konstatoj dhjetëra fletë-thirrje nga organi i akuzës dhe nga gjykata që shtetasi Sali Ramë Berisha, të paraqitej për të dëshmuar sipas ligjit dhe ai asnjëherë se kreu këtë detyrim. Është për të ardhur keq edhe fakti tjetër se nën shembullin e tij vepruan edhe vartësit duke mos shkuar as si dëshmitarë dhe as si të pandehur, duke mos ju bindur fletë thirrjeve. Duket pak e çuditshme por është e vërtetë po këta persona që ndonëse bërtisnin nëpër tribuna të zbulohen vrasësit e vërtetë të Azem Hajdarit, nga ana tjetër nuk kryenin shërbimin më minimal të detyrimit ligjor për të shprehur deklarimet e tyre lidhur me ngjarjen faktet e provat.

– Pse jeni aq i bindur se Berisha do të pranojë të vijë në sallën e gjyqit? 

– Për shumë arsye. Kanë ndryshuar kohërat. Ka ikur koha kur ai e shpërfillte drejtësinë dhe bënte si të donte me prokurorët dhe gjyqtarët. Ai është një person kyç në proces dhe nuk është paraqitur asnjëherë në sallën e gjyqit. Rihapja e procesit e parashikon si domosdoshmëri paraqitjen e tij në gjyq. Si përfundim do të thosha se Sali Berisha, këtë radhë do e respektojë ligjin pasi është aq i zgjuar të kuptojë ndryshimin e kohërave si dhe të erërave të reja që po fryjnë në këtë vend. Po të shprehem me troç, do të them se nëse refuzon, që s’ma do mendja, do të sillet forcërisht.

– Pra do të sillet me policë?

– Po. Pasi Izeti dhe mbrojtja i ka bërë një privilegj: e ka ftuar të parin të rrëfehet para drejtësisë. Nuk besoj se Berisha do ta humbasë këtë shans. Sikurse thotë populli “ai do të vijë si Çeçua”. Sepse këtë radhë nuk ka më shakara. As nuk mund të tallet me ligjin. Ligji është i barabartë për të gjithë. Veç kësaj, paraqitja e tij në gjykatë për të deklaruar e për t’u ballafaquar me provat, faktet dhe me Izet Haxhinë, do të ishte një ogur i mirë se më në fund ligji është i barabartë për të gjithë, se shteti ka filluar të funksionojë, duke shënuar kështu për veten e tij për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda që i bëhen, një mundësi për t’u çliruar nga çfarë e mban të penguar të vërtetën mbi ngjarjen më të rëndë të fundshekullit të kaluar, vrasjen e njeriut që sikurse trumbetohet rëndom nga vetë demokratët, guxoi i pari të përmbysej diktatura, i mbiquajtur “heroi i demokracisë” Azem Hajdari… Besoj se e keni të qartë se çfarë rëndësie ka kjo çështje dhe sa të domosdoshme e ka vetë Sali Berisha të paraqitet në sallën e gjyqit.

– Kur mendoni se do të ketë një datë gjykimi në apel, pasi tani gjykatat si dhe institucionet e tjera të shteti kanë filluar sezonin e pushimeve? 

– Në fakt sikundër e dini, çështja u hodh në short në gjykatën e apelit, por gjyqtari i çështjes Shkëlqim Mustafa dha dorëheqjen me arrestimet të cilat tashmë janë bërë publike. Nëqoftëse do të citojmë arsyetimin e dorëheqjes, do të dilnim në konkluzion se këtë model dorëheqje do ta përdorte çdo gjyqtar që nuk do të dëshironte të gjykonte çështjen Izet Haxhia. Pra sepse dihet fakti që bashkëshortja e Azem Hajdarit, zj. Fatmira Hajdari është aktualisht gjyqtare në gjykatën e apelit të Tiranës, kaq do të mjaftonte që gjithë gjyqtarët e apelit të shpreheshin se në rastin konkret kemi të bëjmë me konflikt interesi. Si konkluzion mund të themi se mund të shkohet në një zgjidhje tjetër procedurale nëse gjyqtarët do të vazhdojnë të “tmerrohen” siç shkruante një e përditshme nga hapja e dosjes Hajdari. Gjithsesi mendoj se në shtator do të kemi një datë gjykimi dhe emra konkretë të gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen penale objekt të kësaj interviste.

– A është përfshirë në dosjen e çështjes dhe a do te merret parasysh nga gjykata libri i botuar para dy vjetësh me titullin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”? 

– Po, libri që sapo përmendët dhe që e keni përgatitur ju, ka një titull simbolik që flet për përballjen e nesërme në gjykatë, të dy personave pjesë e historisë së kësaj çështjeje është bërë pjesë e dosjes. Si edhe libri tjetër “Kronika e Dhimbjes”, shkruar nga vëllai i Izetit, Ismet Haxhia, janë dorëzuar, si dokumente autentike në gjykatë, e cila është shprehur me vendimin përkatës për t’u administruar dhe për t’u bërë pjesë e provave në tërësi.

– Avokat, a keni pasur shqetësime lidhur me rrjedhje e manipulime materialesh nga dosja “emblematike”? 

– Pyetje me vend. Më duhet të deklaroj se në punën time nuk kam parë asnjëherë një dosje të thjeshtë penale apo gjyqësore të jetë kaq e pa sistemuar, e shpërndarë dhe hallakatur në përmbajtje dhe në formë. Por, edhe për hir të detyrës që kam marrë përsipër, më shkon mendja se mbase më në detaje për këtë problem mund të shprehemi herë tjetër. Por më duhet të pohoj se me pak vështirësi, më në fund u gjetën edhe një sërë provash të tjera, siç janë, ditari i  ish ministrit të Brendshëm Perikli Teta, blloku i shënimeve i ish-drejtorit të policisë Albert Dervishi si dhe disa kaseta. Me zbardhjen e brendisë e të përmbajtjes së tyre ende nuk jemi njohur, pasi do të bëjmë kërkesë të procedohet sipas ligjit procedural penal.

****

Intervistoi Xhevdet Shehu. Botuar sot në Dita

 

July 30, 2018 02:19
Komento

21 Komente

  1. MH July 30, 02:39

    Z.Avokat!

    avokati Nikolla thotë se këtë radhë “ai do të vijë si Çeçua” në gjykatë dhe do të përballët me ish-truprojen.
    Jo vetem qe do vije si Çeçua ne gjyqe.Po ti vihen hekurat po sa te hapin gojen e justifikimit dhe te shpifjeve.
    Ne kete dite gjyqit duhet te jeni shume vigjilent dhe deshiroj qe te transmetohet nepermjet radios dhe Tv direkt.Te bindet populli se Marshallit i erdhi dekiku i fundit.Kjo do jete dita e vertete e liris se mbare popullit liridashes Shqiptare.
    Shtatori si muaj i novatorizmit do e coje Berishen ne Rec.

    Reply to this comment
  2. alphade July 30, 03:09

    Bravo avokatit trim dhe te guximshem,gje qe tregon se
    njrezve te drejtesise u ka dale frika dhe shprehja e per-
    .dorur nga avokat, Bashkim Nikolla se “Berisha do te pa-
    raqitet ne gjyq si cecua” ,eshte domethenese dhe e qarte
    per te gjithe shqiotaret se Drejtesia tashme ka hyre ne nje faze te re dhe se ” Perdja e kesaj demokracie te Re
    do te hapen me njeriun me ogurzi qe ka njohur Shqiperia
    dhe shqiptaret keto 28 vjet.
    Gjithashtu pergezoj gazetarin trim dhe guximtar,
    Xhevdet Shehu qe me penen e tij te arte ka ndricuar rru-
    gen me te erret qe kane njohur lidhur me vrasjen qe au-
    tori intelektual i kesaj vrasjeje,Sali Berisha, akuzon te
    tjeret per kete vrasje qe ai vete e organizoi dhe e realizoi
    permes nje intrige te ngjajshme me personazhet e vepra-
    ve shekspiriane.
    Ka ardhur momenti ziterinj te Drejtesise qe Sali Ram Be-
    rishes t’i vihen pranga ne sallen e Gjyqit ku do te gjykohet
    krimineli i fundit per nga permasat e fatkeqesive qe edhe
    ky,Izeti,qe me arrogancen dhe shpirtin e tij sadist ka
    shkaktuar jo pak dhimbje ne shqiotaret e zakonshen ne
    kohen e tij,si bodigard i races me te keqe humane,Sali
    Berishovicit,agjent me bordero i UDB se Milloshevicit.
    Ky gjyq me permasa historike per popullin shqiptar do te
    hape nje faqe te RE ne Drejtesine shqiptare ku do te
    .vendose gurin themeltar te kesaj Drejtesie: Barazine e
    cdo qytetari shqiptar para ligjit dhe askush nuk mund te dale mbi ligjin ,askush nuk mund ta shkele ate dhe te mos pergjigjet para drejtesise……..!!
    Sepse,shqiptaret kane nje aresye themelore qe te jene
    optimiste dhe ky optimizem buron jo nga predispozicioni
    i politikaneve shqiptar, as te partive politike ekzistuese ne
    vend por nga impenjimi e vendosmeria e SHBA-se dhe BE-se per te cuar deri ne fund Reformen ne Drejtesi dhe
    sidomos Vettingun ne sistemin gjyqesor, ne politike dhe
    ne polici duke vazhduar thellimin e tij ne te gjithe adminis-
    tratet publike dhe me tej. Spastrimi i gjithe shoqerise shqiptare nga metastaza e korrupsionit,abuzimi me push-
    tetin nga sunduesit dhe diktatoret e rinj “demokrate” shqiptare…..!

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA July 30, 06:55

    Mire, Avokat, mire,
    por per Gjyqin duhet pregatitur me seriozitetin me te madh!
    Asgje nuk duhet nenvleftesuar!
    Sali Mostra, eshte Fytyra e vertete e Djallit, ( kam parasysh informacionet ne media, kur i ka shkruar atehere informacione Ambasades se SHBA, duke mashtruar ne menyre te paskrupullt…)
    Se Kodoshi yne eshte artist me bojne, per ti shitur genjeshtrat dhe mashtrimet per te verteta!
    Izet Haxhia eshte nje Deshmitar Potencial, sepse e njeh Saliun direkt ne te gjithe fizionomine e tij prej Kameleoni!
    Shpresoj shume se Izeti, i mbeshtetur fuqimisht, ne fakte, do te dije te vere me shpatulla pas muri Kryekriminelin dhe njekohesisht te vere ne vend nderin e Dinjitetin malesoreve, e Tropojaneve, atyre qe Pena e Nolit shkroi per Heroin e tyre:

    Thone u shtri
    e thone u vra
    Por ti s’vdiqe, or Baba
    As te shpelle e Dragobise,
    As tek Zemer e Djalerise…!

    Do te merret hak edhe per ata dhjetra e dhjetra djem Nenash tropojane qe Sali Mortja u mori jeten ne lulen e Rinise!
    Ka shume ngarkese Kontua e Krimeve te Sali Monstres!
    Kur them fjalen “monster”, e them pa rezerva, se Sali Kartahura eshte meshirimi me tipik i nje
    KRIMINELI M O N S T E R ….

    Reply to this comment
  4. I.I July 30, 09:05

    Po per pjesmarrjen e Izet Haxhise ne grushtin e shtetit me 14 shtator 1998 se ka shume foto mbi tank veshur e ngjeshur me gjerdan fishekesh ku kish hipur per te risjelle ne pushtet Saliun do kete seance gjygjesore? Apo ajo do shuhet si ceshtje si pazar i ketij gjygjit tjeter? Hahahaha cojeni cojeni Saliun ne gjygj “si Cecua” por mos harroni se duhet te coni ne salle te gjygjit dhe Izetin..apo do ta perfaqesoje Hydajet Beqir aga, ai qe Izeti e zhdepi ne dru ne 1996? Pyeteni nje here per ate dajak Izetin, por me mire pyetni Hydajetin qe e vuajti ne kurriz. Apo e ka ba hallall dajakun per hir te urdherit te partise? Gallate e madhe do jete gjygji, uroj ta denoni Salen por kujdes se mos ngaterrohet keq Izeti atje ne salle dhe nga per lesh del me koken me te rrjepur se e ka. Good Luck!!!

    Reply to this comment
  5. Haha super karikature .. July 30, 10:34

    karikaturat e Dites ,
    jane perfekte ,
    te pakrahasushme e shume realiste ,
    ne pershkrimin e karakterit te personit marre ne fokus
    si ne rastin e kapjes me lak
    te Hundes se Madhe Genjeshtarit ,
    me te pacipe e ordiner ne histori

    Reply to this comment
  6. Katovica July 30, 11:51

    Nuk i gjen gjë Katoviskaret si Saliu, joo!!!

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta July 30, 12:50

    Per Sali Berishen eshte folur kaq shume ne keto 28 vite sa nuk eshte folur per asnji politikan tjeter , jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere!Ka pasur shume qe e mbrojne dhe qe jane idhtare te tij si ata tifozet e futbollit qe edhe kur humbet skuadra ata qajne por nuk shkeputen prej saj!Por ka shume me teper kundershtare te tij , disa prej te cileve kane provuar mbi vehte tere egersine e ketij perbindeshi nga rrahjet ne rruge e torturat ne burgje deri ne fyerje e neperkembje ne institucione shteterore e private dhe deri kercenime per vrasje, plagosje e vrasje ne protesta e mitingje politike dhe rrenbime e cdukje pa lene gjurme te personave te ndryshem , per te fshehur gjurmet e krimeve te tij !

    Reply to this comment
  8. Konti Sbalta July 30, 12:50

    Per Sali Berishen eshte folur kaq shume ne keto 28 vite sa nuk eshte folur per asnji politikan tjeter , jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere!Ka pasur shume qe e mbrojne dhe qe jane idhtare te tij si ata tifozet e futbollit qe edhe kur humbet skuadra ata qajne por nuk shkeputen prej saj!Por ka shume me teper kundershtare te tij , disa prej te cileve kane provuar mbi vehte tere egersine e ketij perbindeshi nga rrahjet ne rruge e torturat ne burgje deri ne fyerje e neperkembje ne institucione shteterore e private dhe deri kercenime per vrasje, plagosje e vrasje ne protesta e mitingje politike dhe rrenbime e cdukje pa lene gjurme te personave te ndryshem , per te fshehur gjurmet e krimeve te tij !

    Reply to this comment
  9. six navy July 30, 14:00

    Te nderuar lexues/komentues
    .
    Ka kaluar cdo kufi njerzor jo vetem tolerimi qe po po i ben Perendimi Monstres me te Urryer qe nga nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat por dhe mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe na i nxjerr Berishen ne ‘litar” ne nje kohe qe ai nuk e can ..ythen jo vetem per Edi Ramen dhe soqialistat e tij qe kane vota te mjaftueshme pee ti vene prangat por dhe per Euroameriken qe e sfidoi (ndoshta me lejen e tyre) dhe vete dipllomacine Amerikane sepse ne 5 mars 2018 ai deklaron
    .
    UNE JAM VRASESI I 21 JANARIT
    .
    UNE DO VRISJA EDI RAMEN ME KANUN
    .
    UNE E PERZURA DIPLLOMATIN E OBAMES SI PULE
    .
    ..kaq mjafton te themi se ose Berisha eshte supermen qe mposhti Ameriken ose ai eshte nje kusling i tyre..
    .Kjo puna e Izetit eshte nje tallje qe i behet jo vetem atij por dhe rreth 500 djemve te ri tropojane qe jane vrare nen sundimin e tij…pra eshte koha qe burrat e tropojes te mblidhen dhe te formojne nje SIX NAVY per eleminimin e kesaj MONSTRE TELUGUT ZI se po te jete per miqte tane perendimore..per imptentin Rama & company dhe keto avuketer qe dalin te Dita Sali monstra do mbreteroje deri kur te shkoje ne varreza se Zagari i tij Hajdari qe eshte po aq kriminel dhe nderohet si atdhetar…se gjoja shemben kamunizmin e ketij timit.
    Kush e mbron hapur fare SALISATANAIN ??

    I paprekeshmi Serberisha eshte i tille se ai ka kartabjanken ( Rajerson-Biberaj)
    qe i dha fuqine pakufi e nje Pinoceti akoma me gjakatar per te shkaterruar te majten shqiptare ( 85% e elektoratit) dhe per shkaterruar deri ne qelizen e fundit sistemin e Enverit qe ne fakt ne 1990 quhej i vdekur si teori dhe praktike
    Pra lufta kunder ‘KAMUNIZMIT TE VDEKUR’ ishte nje kanibalizem
    ….
    Rajersoni i Beogradit dhe Elez Biberaj i Titogradit
    do te ngelen jo vetem anti-shqiptaret me te medhenj ne historine shqiptare por dhe antiamerikanet mete medhenj. qe ka shkelur ne shqiperi..
    nqs se do te beja nje gjyq nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
    :
    Edwin rajerson
    saleh berisha
    azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
    tritan shehu
    elez biberoviq
    lulzim basha
    bujar nishani
    james trafikanti
    damir fazllic
    nick gage (gaxojani)
    AKUZA:
    DHUNIM KUFOME
    qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.
    pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
    jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
    po pse ketu ne shqiperi e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
    pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60

    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
    .
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
    .
    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    .
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita me bedrisalmet e saj) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    .
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    .
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    .
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    .
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    .
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    .
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    .
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    .
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    .
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    .
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    .
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    .
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    .
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    .
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    .
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    .
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    .
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    .
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi

    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    .
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    .
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    .
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    ————–
    Paprekshmeria e serberishes gjendet
    ne kasafortat e rajersonit-arvizuse dhe donald-luse
    .
    i paprekeshmi quhet
    WILLIAM BIBERAJ
    (alias sali serberisha)
    made in 1990 UDB-CIA (seksioni ballkanit)

    .pra vetem “six navy” pra nje Avni Rustem prej tropoje ( nese ka ngel ndonje burre) per eleminimin e ketij pebindeshi eshte zgjidhja per clirimin e shqiperise nga junta berishiane..te tjerat jane biznes mediatik dhe politik.

    Reply to this comment
  10. vasili July 30, 14:04

    Nga intervista,del qe eshte personi i duhur dhe e theksoj i vecante,ne kete baltovine,per te dale siper saj dhe ti vere me ne fund, pasqyren e ligjit para surratit, monstres se Vicidolit.
    Zoti Nikolla ndihet qe eshte jo vetem trim por dhe nje jurist i formuar.
    Tere kopeja politika,(dhe mos pyet me per speciet e institucioneve te tjera)qe nga kryeveziri i sotem dhe gjithe para tij,ose i jane shtrire kesaj kucedre ose kane hequr bythen menjane.
    Zoti Nikolla do te hyje ne historine e ketij vendi dhe do ti tregoje zvaranikeve te ketij mocali,,qe njeriun e perfaqeson nje koke,e cila eshte e projektuar te
    qendroje drejte mbi nje shtylle kurrizore.
    Ju uroj nga zemra fitore emblematike,ashtu si dhe i meritoni!
    Mbas ke dhe shume gjiindje nga mocali,qofte dhe me dhimbje te forta vertebrash,por qe po mundohen te ngrihen.

    Reply to this comment
  11. Korab Tomori July 30, 14:54

    I nderuar Six navy.Ke bene nje analize te drejte me te gjitha hollesite e bemave te Sali Berishes.Po nuk me vjen mire qe ushqen akoma iluzione miresie per oolitiken amerikane.Rajerson e Elez Biberaj jane sa serb aq dhe amerikane,pa dyshim dhe antishqipetar.
    Gaxetes Dita dhe avokatit Nikolla i them:Meqe çdo krim duhet te kete nje ndeshkim,se bashku me Saline duhet te denohen dhe Izeti me Azem Hajdarin per krimet qe kane bere.

    Reply to this comment
  12. Korab Tomori July 30, 14:55

    I nderuar Six navy.Ke bene nje analize te drejte me te gjitha hollesite e bemave te Sali Berishes.Po nuk me vjen mire qe ushqen akoma iluzione miresie per politiken amerikane.Rajerson e Elez Biberaj jane sa serb aq dhe amerikane,pa dyshim dhe antishqipetar.
    Gaxetes Dita dhe avokatit Nikolla i them:Meqe çdo krim duhet te kete nje ndeshkim,se bashku me Saline duhet te denohen dhe Izeti me Azem Hajdarin per krimet qe kane bere.

    Reply to this comment
    • six navy July 30, 16:02

      i nderuar K/T

      te garantoj se ose nuk e kuptuar ose nuk e ke lexuar plotesisht..

      Per saliun dhe azemin ( dhe i vdekur) duhet te denohen kurse Izeti ne burg pra eshte gafa e juaj.
      .
      Per ta sqaruar me mire per Berisha nuk e rruan trapin me Cecot e dites po tregoj nje episod pikant..
      .
      Para rreth 8 vjetesh Damir Fazllici u kryqzua nga mediat shqiptare dhe nderkombetare ( plua ato amerikane) si trafikant dhe kriminel ..
      .
      Erdhi koha qe dhe parlamenti u mblodh per te kryqzuar Berishen pasi kishte lidhje teper te forta…
      .
      Diten qe Berisha u vu per “shpatulla per muri” ne parlament ai CAU RRETHIMIN duke thene se:

      .
      PO DAMIR FAZLLICIN E KAM MIK SHTEPIE..
      .
      DONI T’JA U BIE PER KAFE KETU NE PARLAMENT….

      dhe ne vend qe Bracet dhe Ballat e PS te vazhdonin luften me mikin e FAZLLICIT….iken me bishte ne shale si iken ne 21 janar 2011.
      .
      PSE NDODHI KJO ?

      Kete e tregon nje fotografi ( ka dhe video te censuruara) qe Tome Ridge ( zyrtar amerikan shume i larte ne ate kohe) paraqitet ne keshillin e Sigurise se Shqiperise ne krah te Damir Fazllicit dhe me vone ne krah te Devilit Lul Basha…
      .
      Kuse eshte sekreti:

      Per derisa shqiptaret nuk vene gishtin e akuzes jo vetem per Fazllicet por dhe per Tom Rixhet qe mbrojne me cdo kusht Saliqenin..ateher do rrijme duke lehur …Pra kete semundje e kaq quajtur sindromi BEDRISLAMI i cili e ben cope cope Lul Bashicin ..Berishicin dhe Fazllicin por nuk thote as nej fjale as nje germe per Tom Rixhit.
      .
      Shkurt muhabeti

      E ve bast dhe m ejeten time qe Salisuma jo vetem nuk e rruan trapin per CECOT E DIDOS por do fshije prapanicen si e fshiu me NY-TIME dhe eksertizat e FBI

      Reply to this comment
      • XheJ eN Bi July 30, 20:31

        Six navy…
        Shëmbëllin që bie në përgjigje për D.Fazlliç e ke para 8 vjetësh.Në ato vite Saliu ishte ” mbret” dhe nuk i luante qerpiku,kurse sot është ” pulë e lagur” .
        Për sot na bie ndonjë shëmbëll që Saliu shpërfill socialistët dhe të ikin me bishtin nën shalë ?
        Po ke ma trego !!!

        Reply to this comment
        • six navy July 30, 21:39

          XheJ eN Biiiiiiiiii !
          Ne studion e sokol balles ne fillim te marsit Berishorri deklaroi solemnisht se une i vrava protestuesit isc do vrisja dhe Ramen sipas kanunit te lekes biles e poshtrova dhe dipllomatin e Obames.
          .______________________________
          pra zoti XheJ eN Biiiiiiiiii ! vettem keto rrjeshta me lart tregojne se Barishorri poshtroje jo vetem socjalistat jo vetem shoqerine civile por dhe dipllomacine euro-atllantike hapur fare

          .

          E kam thene po e them dhe do ta them edhe per te ardhmen qe Sali Bythisha eshte Kriminel-Monster-Perbindesh..por nuk eshte fajtor
          .______________________________
          Fajtori nr 1
          eshte dipllomacia euro-atllantike qe ka bere gafa me popullin shqiptar qe nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne vende koloniale por vetem ne Fermen e Kafsheve te Orwellit
          .
          Shembulli i pare:
          .
          Burri i shtetit i antiamerikanit Arvizu(salibytha) ne 14 shtator 1998 jo vetem qe pushtoi K/M dhe Radiotelevizionin por ne vend te ishte ne burg akoma e quan heroizem…..Dipllomate euro-amerikane ne menyre kriminale bene presion qe qeverite MAJKO-META te mos ta arrestonin Saliun e tyre biles pergezuan salikriminelin qe ktheu ” ME DESHIRE” armatimin e rende dhe e ndyra fare e moren ne ambasaden amerikane te jepte deshmine para nje prokurori amerikan..
          .
          .Tjeter fytyre (surrat) treguan miqte tane ne 21 janar 2011 ku me tmerreshmja ishte deklarate e Salibythes para nje jave “se kisha planizuar te vrisja Ramen si vrava ato 4 kokpalaret.”
          .
          Me e vogla qe duhet te bente gaztori Donald Lu per kete te fundit duhej te dilte me nje deklarate te distancohej zyrtarisht na perversitet kriminale….sepse salibisha e perdhosi dhe te derguarin e Obames.
          >>>>>>>>>>>>>>>>
          Shembulli i dyte:
          .
          Nese Fatos Nano (kryeopozitari i majte) arrestohet si Bin Ladeni ne korrik 1993 per 100 dollare nga ‘BILLAT & HILLAT’ me pit bullin e tyre SERBerishe dhe zagarin Blerim Cela…E KUNDERTA ndodhi me kryeopozitarin Lul SERBasha i cili e dhe pse vrau 4 veta si minister i brendshem edhe pse vodhi bashkine e Tiranes me mengperveshurin antishqiptar Arvizu….edhe pse vodhi gjysem miljardi dollare ne rrugen e Kombit (qe dhe ambasdorja amerikane M.R si Delli i Kosoves nuk eshte pa faj)…SHPALLET YLL NE NGJITJE…..ndoshta nga magjia qe i jep pashaporta amerikane e paraqitur ne Hollande ne vitin 1999…
          .______________________________
          .______________________________

          Fajtori nr 2
          eshte Edi Rama per te cilen Ben Duka ka bere nje poezi me titull ku thote midis te tjerash:
          EDI RAMA NESE NUK KE BURRERI ..MOS KERKO VOTA POPULLORE….pra per nje sy te vemendshem per 6 vite Edirama:
          a-ka hapur bunkare dhe shteti gjethesh te enverit
          b-ka mbuluar dhe amnistuar te gjitha krimet berishiane
          c-edhe ne se ka bere nje pune shume me te mire se tribali berishe nuk kane asnje vlere pasi dy pikat me lart e shumzojne me zero
          .______________________________
          Fajtori nr 3
          eshte shtypi shqiptar & intelektulet qe nuk kuptojne se
          SERBERISHA
          nuk eshte me problem i Shqiperise
          por i Euro-Amerikes sepse:

          -Derisa fshiu sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarit 2011
          .
          -Derisa i tha NY-TIME-it leter higjenike per masakren e Gerdecit
          .
          -Derisa perdhosi “me heroizem” te derguarin e Obames per 21 janarit….
          .
          Atehere vuvuzelat e shtypit SHQIPTAR dhe intelektualet (nese ka mbetur ndonje) duhet ti drejtohen Donaldit te Madh te Washingtonit me keto fjale:

          OSE NA I HIQNI QAFE
          SALI PINOCETIN E BALLKANIT
          OSE NXIRRNI NJE LIGJ(BILL)
          QE AI TE JETE MEKEMBESI
          I SHTETIT AMERIKAN & BE & NATOS
          NE SHQIPERI…
          ………………….

          Reply to this comment
  13. ETHEM July 30, 17:36

    BRAVO AVOKAT,BRAVO D I T A QE NXIRNI NE SKENE PER GJYKIM VAMPIRIN E SHEKUJVE 2O,21.EDHE DESHIRA IME ESHTE QE DOSJA HAJDARI TE RIHAPET E TE DALI E VERTETA SE KUSH E VRAU DEJURE E DEFAKTO ATE.
    IZETI KA PLOT FAKTE QE E VARROSIN SEGJALLI SB PER ORGANIZIMIN E VRASJES SE TIJ,POR DHE TE MBI 6000 TE TJEREVE QE NGA 2 PRILLI NE SHKODER E NE VAZHDIM.POR UNE JAM SHUME SKEPTIK NE KETE ÇESHTJE:
    -SB NUK SHKON NE GJYQ.DHE NUK KA TEK NE PREKUROR E GJYKATES QE TE FIRMOSI ARDHJEN FORCERISHT TE TIJ.SEPSE NE 28 VITE AI KA MENDUAR E VEPRUAR PER NJE DITE TE ZEZE SI KJO.FAKTI QE AI NUK IKEN NGA POLITIKA E VRRTETON MESEMIRI KETE.NESE DO ISHTE LARGUAR SI DEPUTET E POLITIKAN,AI DO ISHTE ELIMINUAR NGA KUNDETSHTARET E TIJ ME MIJRA,SI TE FISIT HAKLAJ,REMZI HOXHA,K.TREBICKA,ETJ.
    -SB KA MBROJTJE ND/KOMBETARE NGA FQINJT TAN VERI,JUGE,EUROPE E PERTEJ OQEANIT.AI DO ARRESTOHEJ NE ’97,POR PASKAL MILO THA SE”..NUK NA LANE ND/KOMBETARET”.DHE ARSYEJA DIHET.
    -SB NJIHET SI FRYMZUESI PER RREZIMIN E KOMUNIZMIT NE VEND ME BEKIMIN E JASHTEM NGA TE 4 ANET, QE U MUNDUAN PER 45 VJET TE RREZONIN E.HOXHEN.DHE U THIRR NE OPERACION MADHORI AMERIKAN JAERSON ME NDIHMEN E ELEZ BIBERAJ I PUNESUAR POSAÇERUSHT NE ZERIN E AMERIJES.
    -SB KA DEKLARUAR DISA HERE SE”..UNE JAM SB. ” DHE AI KA SHPRESE SE NESE ARRESTOHET OSE ELIMINOHET..SHQIPERIA DO TE DIGJET,DO BJERI QEVERIA E PS DHE DO VIJE LULI NE PUSHTET PER TE MBROJTUR VEHTEN NGA KRIMET,SALIUN FAMILJARUSHT DHE GJITHE SHPUREN BERISHISTE.NDAJ AI NUK LARGOHET I GJALL NGA KARRIGJA E PUSHTETIT.
    -FAKTI QE KEMI TE BEJME ME NJE PERBINDSH QE KERKON VETEM GJAK,QE KA PASVETIU DISA MILITANT SI FLAMUR NOKA,SALIANI,PALOKE,ALIBEU,STRAZIMIRI, ETJ,TE BETUAR PAS TIJ,QE MUND TE SHPERTHEJ NJE REVOLUCION QE VET SALIU E KA DASHUR ME KOHE…!
    LE TE JETOJME E TA SHIKOJME KETE INISJATIVE TE AVUKATIT DHE VET IZET HAXHISE.
    E KAM DEKLARUAR ME KOHE SE KY VEND NUK BEHET PA ARRESTUAR SB,LB E IM.

    Reply to this comment
  14. Krist July 30, 18:47

    Ligji (jo maliqi ) thote,se avokati (cdo avokat ),lejohet te flase ne nje gjygj,vetem mbas lejes,apo kerkeses se gjygjtarit te ceshtjes,ne lidhje me rrethanat, provat,deshmitaret qe paraqiten ne seance.Cdo deklarim e tij (i avokatit) jasht salles se gjygjit,i sherben vetem mediave,por jo procesit.Aq me teper,kur deklarimet neper media,jane teper te krekosura,akuzuese,dhe pretenduese,pra nje llogj paragjykuese.Cdo avokat,jo se na qenka “trim”por ai nuk ka pse te kete frike,se mbrohet nga ligji,prandaj edhe ai duhet te zbatoje dhe respektoje vetem ligjin.Uroj nje proces korrekt,qe simbas ligjit-gjithmone-te vendose pikat mbi I.

    Reply to this comment
  15. Komunist i Penduar Thellë July 30, 22:23

    (Fjala e Ramiz Alisë me dyer të mbyllura më 1989)

    Lexoje dhe shperndaje

    Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
    1. Në respektimin e të drejtave të njeriut
    2. Në krijimin e pluralizmit politik.
    Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
    Kundërshtarët tanë do t’i nxisim të krijojnë parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
    Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.
    Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
    Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
    Në këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
    Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
    Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
    Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për “defekte teknike”, do të kthehen përsëri në të Parën.
    Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
    Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
    Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
    Materialin që më dërgoi Gorbaçovi kam dy vjet që e studioj. Ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë Ju jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.
    Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, por këtyre do t’ua mbyllim gojën dhe do t’u japim nga një copë punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension dhe do t’u mbajmë ison.
    Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, sepse Ne kemi platformën tonë.
    Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, “Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
    Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
    E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.
    Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend.

    Ditën e mirë dhe mirupafshim!

    Reply to this comment
  16. Mark .U.K July 31, 15:23

    Edhe ju si dhe ata qe jan dakort me cfar thot ky avukati do i rruani bythen si te tjert.

    Reply to this comment
  17. Plaku Xhuxhumaku July 31, 18:43

    Kush eshte ky Çeçua? Ka marre pjese ne vrasjen e Azemit ky Çeçua?

    Reply to this comment
  18. Golik Kokojka D, August 4, 19:43

    Drejtesia sjell mbrodhesi;Objeksioni juaj z.B.Nikolla.

    Pershendetie Bashkim Nikolla per sa shkruan,U befte si thua Ti. Mision te madhe ke marre,Dalsh me sukses.
    Pershendetie komentuesve 1-2-3 e tj qe ju mbeshtesin.

    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*