Këtë qasje paqësore e përshëndes unë!

June 22, 2019 10:54

Këtë qasje paqësore e përshëndes unë!

 

 

Mbrëmë mbarojë edhe e Nënta,

që s’qe kombëtare,

njëlloj si Tetë të tjerat,

s’kish ndryshime fare!

 

S’ishte aspak madhështore,

ishte mesatare,

me një pjesë të Shqipërisë,

aspak kombëtare!

 

Kësaj radhe Luli ziu,

qe me zë të ngjirur,

dhe nuk i nxiti për dhunë,

shqiptarët e thirrur!

 

Kësaj radhe s’pati dhunë,

krimi doli huq,

Basha qe në fill të perit,

për karton të kuq!

 

Po Luli këputi mufka,

dhe shprehje të kota,

se pikërisht tek ai,

sytë i ka gjithë Bota!

 

Nga kjo protestë pa dhunë,

u bindëm të tërë,

se dhunën herët e tjera,

Luli e ka bërë!

 

Lulashi nuk bëri dhunë,

sepse kishte frikë,

po kësaj radhe fitoi,

shumë e shumë pikë!

 

Them se urdhëri është i prerë,

asnjë fije dhunë,

këtë qasje paqësore,

e përshëndes unë!

 

Se dhuna mund të frenohet,

e pamë të gjithë dje,

nëse Luli edhe Mona,

njerëzit mban në fre!

 

A.DUKA

June 22, 2019 10:54
Komento

3 Komente

  1. rapsodi popullor June 22, 18:55

    Ke kaq kohe ketu neper Shqiperi,
    e akoma nuk ke kupto or ditezi?
    se dhune e mbi dhune ben qeveria,
    se ne qiell ka shkuar edhe Varferia,
    ne qiell hajdutlleku me tendera mafioz,
    ne bythe i ke syte o ti Duka karagjoz?
    125 milion Euro Beketi do marre ketu,
    prej atij idiotit tend, Ed Rames kercu,
    50 milion te Unaza, 280 milion te Balldreni,
    ka me dhune se kjo vjedhje ore Duke legeni?
    dhuna ka 6 vjet kembe kryq ne Shqiperi,
    ajo eshte Varferia nga kjo Hale-qeveri.
    hapi syte e plasur Duke e dil te shikosh,
    realitetin shqiptar ate real ta shikosh,
    me rini qe largohet, me biznese falimentuar,
    mendo se kush e ka fajin ore bytha e zgjuar,
    hajde pastaj prap ketu Rames bej hosana,
    me kokerr budalle se ti o Duke jo nuk ka.

    Reply to this comment
  2. demo June 22, 19:51

    Ramen nuk e mbrojme dot,se po e vjedh popullin me dore te rende.
    Ne vend qe te anulloje zgjedhjet e 30 qershorit,ben mire te anulloje PPPe rruges se Balldrenit qe vajti 300 miljon euro.
    Populli do kishte dale i gjithe ne rruge,por trembet nga rrugacet e PD,se po e moren keta,keta e lejne buxhetin teneqe,edhe kokrrat e orizit ne tepsi.

    Reply to this comment
  3. lisi June 22, 21:37

    O DEMO TE RAFTE TENJA–E KE GJARPERIN NE GJUHE BRENDA…………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim