Keti Bazhdari: Nuk jam në listë, por mbetem socialiste

Redaksia Online May 7, 2013 19:13

Keti Bazhdari: Nuk jam në listë, por mbetem socialiste

Keti Bazhdari, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë në PS, dhe biznesmene e suksesshme në Shkodër, ka qetësuar mbështetësit e saj përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, pas mosshfaqjes së saj në listën e kandidimit në Shkodër.

Keti shkruan: “Ju falënderoj pamasë për vlerësimin tuaj dhe ndjej përgjegjësi në zhgënjimin tuaj, ndoshta për faj të sqarimeve të pathëna nga ana ime; por një gjë e kam të sigurtë që do të jem gjithmonë në mbrojtje të kauzës së drejtë, të njerëzve në nevojë, të qytetarëve që kërkojnë një ambient social kulturor dinjitoz që t’i rrethojë, të fëmijëve që duan shkolla të dijes, jo të presionit, të rinisë që do orientim, jo dhunim, të shtresave në nevojë që nuk shohin shpresë për shkak të rrethanave të tyre të pafat dhe kërkojnë një shtet mbështetës në hallet e tyre, të lirisë në zgjedhje, në të shprehur dhe të vepruar larg indoktrinimit dhe stilit imponues me metoda e mjete meskine apo të dhunës, të respektimit të aftësive dhe hapësirave që secili prej nesh disponon, të shtetit të së drejtës larg korrupsionit në drejtësi dhe zbatim.

E kam shumë të qartë që këto gjera nuk mbërrihen lehte. Ka nevojë për shume guxim, përkushtim e punë, dhe parlamenti do të ishte një fushëbetejë e mirë për ta bërë zërin tim të dëgjueshëm dhe vullnetin tim të përkthyeshëm në rezultat, por gjërat nuk mbarojnë këtu. Këtu vetëm sa vazhdojnë.

E bazuar në dëshirën e mirë për të besuar te vullneti i familjes tonë socialiste dhe me forcën e kurajës që nuk më ka munguar kurrë, do të punoj çdo ditë, së bashku me shumë energji dhe vullnete të tjera, që shteti shqiptar të ngrihet mbi një infrastrukturë, e cila bën të mundur përmirësimin natyral të ditpërditshëm të tij dhe hap rrugën e ndryshimeve të qenësishme në Shqipëri, në Shqipërinë e kontinentit evropian, por që sot, fatkeqësisht, ndodhet tepër larg këtij mentaliteti.

Mendoj dhe besoj se kjo rrugë nis që me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit”.

Bazhdari vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Babai i saj është arrestuar në vitin 1956 si mbështetës i Revolucionit Hungarez të Imre Nagit. Ajo drejton sot një nga ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të tekstilit në Shkodër, që shet dhe në tregun italian.

Bazhdari ishte një nga emrat prioritarë të PS në Shkodër, por duket se kontradiktat e saj me deputetët afër kryetarit Rama e shmangën nga lista.

Redaksia Online May 7, 2013 19:13
Komento

6 Komente

  1. Le pont May 7, 20:19

    Nje femer, per tu mare shembull.

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit May 7, 20:30

    Bravo Keti Bazhdari je nje model qe po i jep leksion dhe atyre qyqareve qe antarsine ne parti e shohin me postet, perndryshe nuk marrin pjese.
    Je nje zonje qe PS-ja dhe forcat progresive do te japin ate qe meriton, respektin dhe vlerat tuaja, qe sdo te mungojne ne integritetin e merituar te ish te perndjekurve politike, ku tek ty shohin zedhenesen me te denje te kasaj shtrese.

    Reply to this comment
  3. alex May 7, 21:07

    paska ende njerez me parime, qe nuk kane qellimin e vetem ne jete kolltukun…respekte zonjes

    Reply to this comment
  4. mireli May 7, 21:29

    Respekt ,respekt per ju zj. KETI BAZHDARI. Ka deputete qe perzgjedh kryetari te cilet i pame dhe i lexuam,ka edhe deputete si KETI BAZHDARI qe i voton populli unanimisht.
    zj.keti nese i lexon keto rrjeshta te pershendes perzemersisht per qendrimin,pjekurine dhe seriozitetin tuaj.Ju do jeni pjese shume e rendesishme e administrates shtetrore qe do krijoi PS,mbas zgjedhjeve.
    Te uroje suksese ne biznesin tuaj,lumturi familare pafund.

    Reply to this comment
  5. i May 8, 07:48

    Keti dhe mimoza jene shkodrane te verteta.
    Pak rendesi ka deputetlleku. Ne fakt dhe mimozes kam pershtypjen se vec nje tribune ku te thote se cfare mendon asgje me shume nuk i duhet. A sa per nje pjese te madhe e duan vetem per te bere para pa djerse.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*