Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se keni një partner të palumtur krahë vetes

November 19, 2020 23:52

Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se keni një partner të palumtur krahë vetes

Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se keni krahë vetes një partner të palumtur:

  • I jep një vëmendje të madhe sendeve të tij

Njerëzit në gjendje të rënduar psikologjike kanë prirjen t’i duan më shumë se zakonisht sendet e tyre. Është sikur të heqësh ndjenjën e vetmisë nëpërmjet sendeve. Margaret Clark, një profesoreshë e psikologjisë në Yale, zbuloi se njerëzit që i kushtojnë më shumë rëndësi pasurisë së tyre, janë më pak të sigurtë në marrëdhëniet personale.

  • Kaloni momente ‘pa jetë’

Në një marrëdhënie të shëndetshme, çiftet preferojnë të qëndrojnë në vende të qeta ku të jenë vetëm. Por nëse përjetohet një ftohje delikate, kur jeni të ulur në një vend të bukur dhe të qetë, duke mos patur për t’i thënë asgjë njëri-tjetrit, këtu mund të hasim shenja palumturie.

  • Në vend që t’ju dëgjojë, ai/ajo thotë: “E kemi diskutuar shumë herë këtë”

Në një marrëdhënie të shëndetshme, partneri të paktën do të dëgjojë atë që po thoni, në vend që të përqendrohet vetëm në atë ‘se sa i bezdisshëm dhe i përsëritur është argumenti’. Mund të duket sikur ai po përpiqet për mirë duke e ndaluar ‘luftën tuaj’ – por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu që ai thjesht nuk shqetësohet për atë që jeni mërzitur, apo të diskutoni për të gjetur një zgjidhje.

  • Nuk preferon të provojë gjëra të reja me ju

Nëse ushqimi që hani, vendet ku shkoni, filmat që shikoni janë të njejtë gjithmonë, dhe askush nga ju nuk insisiton për diçka të re, mund të jetë një shenjë e një marrëdhenieje jo të lumtur. Nga ana tjetër nëse partneri juaj ju tregon për gjëra të reja që ka provuar me miqtë e tij dhe jo me ju atëhërë kjo duket më serioze.

h.b/dita

November 19, 2020 23:52
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 November 20, 09:06

    unë nuk besoj që të ketë partner,o partenere të nuklumtur në këtë planet!

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi November 20, 18:48

      Ka posi, dy-tre vjetet e para te lidhjes! Pastaj vijne dy-tre, ose me shume, vjetet e kenaqsise! Pastaj pason rutina, monotonia, dhe momentet e bukura te shkurtera!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim