Këto janë hotelet më të famshme në botë, që ngjajnë si muze arti

September 14, 2018 15:41

Këto janë hotelet më të famshme në botë, që ngjajnë si muze arti

Nga Roma, në Oslo dhe Karaibe, këto janë hotelet që ngjanë si muze arti ku duhet të shkoni patjetër!

Hoteli Walled Off, Palestinë 
Ky hotel i projektuar nga artisti i njohur britanik Bansky, është si një mesazh i vërtetë politik. I vendosur në kufirin midis Palestinës dhe Izraelit, aty do të gjeni pikëpamjet më sfiduese në botë, në murin e Gazës dhe shumë vepra të tjera arti. Nëse rezervoni një dhomë të veçantë, të njohur si “Dhoma e Banskit”, do të flini pranë një vepre murale të jashtëzakonshme, që tregon një palestinez dhe një izraelit që luftojnë me jastëk.

Byblos Art Hotel, Verona Itali
Hoteli është vendosur në një vilë të bukur venedikase të shekullit të 16-të. I pasur me afreske, të shekullit të 17-të, të prezantuara sëbashku me pjesët moderne të dizajnit, si edhe punën e Anish Kapoor, Damien Hirst, Rebecca Beecroft dhe Marina Abramovich. Korridoret janë në ngjyrë të pastër, siç janë dhomat e hotelit. Një perlë tërësisht italiane, padyshim.

The Dolder Grand, Zvicër
Mirëprituni në një nga ato vende që duket shumë pranë ëndrrave tuaja! Ka një pamje fantastike mbi alpet Zvicerane dhe liqenin e Zyrihut. Por, pjesa e interierit të hotelit është edhe më speciale. Ajo zotëron vepra arti bashkëkohore nga Miro, Tinguely, Botero, Pomodoro, Murakami dhe Andy Warhol, të cilat të lënë të gjitha pa fjalë.

The Eden Rock, St.Barts 
I lokalizuar në një vend të mrekullueshëm në ujërat e Karaibeve, ky hotel strehon vepra arti të rralla. Së fundmi, ju mund të shihni veprën e “Salvador Dali, koleksioni i skulpturës” dhe Jean Charles de Castelbajac, si koleksione private veprash arti të jashtëzakonshme.

Waldorf Astoria Hotels & Resorts, Romë Itali 
Banorët e qytetit të Romës, duhet të ndihen krenar për këtë hotel super luksoz, ndërsa kushdo ka shkelur aty me gjasë që nuk do ta harrojë për shumë kohë atë vend. Ky hotel dominohet nga koleksione veprash arti me vlerë të çmuar. Ju do të admironi të tilla vepra mahnitëse, të cilat dëshmojnë fakte dhe histori reale. Një pikturë nga Tiepolo në holl, sekuenca arti nga Andy Warhol. Na besoni që nëse e shihni nga afër këtë hotel, bukuria e tij do ju magjeps pa kushte.

The Thief, Oslo 
I pozicionuar gjeografikisht në një nga pikat më strategjike të kryeqytetit norvegjez, me një pamje që të le pa frymë, me SPA me dizajn futuristik dhe suita luksoze, ky hotel është i pasur me vepra të mëdha arti. I vendosur pranë muzeut të artit bashkëkohor, Astrup Fearnley, hoteli ka mundësinë që të marrë hua disa vepra arti nga ky muze, për t’i shfaqur në pjesët më të rëndësishme të hotelit.

Hotel Continental, Oslo Norvegji 
Ky hotel mahnitës ju mirëpret me një bar që ju përgatit kokteje të shijshme, por gjithashtu zotëron një nga koleksionet më të mëdha private të artistit norvegjez Edvard Munch. Është një nga hotelet më prestigjioze në kryeqytetin norvegjez, ndaj mos e lini pa e frekuentuar.

M.H/ Dita

 

September 14, 2018 15:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*