Këto janë ngjyra të flamurit shqiptar? Ja si përgjigjet këngëtarja serbe në Eurovizion

May 9, 2016 15:11

Këto janë ngjyra të flamurit shqiptar? Ja si përgjigjet këngëtarja serbe në Eurovizion

Përfaqësuesja serbe në kompeticionin evropian të Eurovizionit së bashku me shoqëruesit e saj në skenë kanë veshur kostume me ngjyrat kuq e zi. Kjo ka bërë që një prej gazetarëve të pyesë nëse ato kostume përfaqësojnë ngjyrat e flamurit shqiptar.

Gazetari i ESCBubble në pyetjen e tij tha se këtë vit të gjitha vendet janë të prirura të përfaqësojnë ngjyrat e flamujve të vendeve të tyre ndërkohë që nuk mund të themi të njëjtën gjë për Serbinë. Pyetja e tij se nëse ngjyrat e kostumit janë si shkak i afrimit të Serbisë me Shqipërinë këngëtarja nuk i është përgjigjur.

Ajo ka preferuar të heshtë duke i thënë se kjo është një përgjigje të cilën mund ta japë drejtori i koreografisë, Marko Novakoviq. Por ai ka thënë se e kuqja nuk përfaqëson Shqipërinë, kjo është një ngjyrë që simbolizon dashuri, pasion dhe çdo gjë tjetër përveç simbolikës që ju keni parë.

Ai thekson se kënga trajton fenomenin e dhunës ndaj grave dhe luftën që duhet të bëjnë ato të bashkuara për ta mundur atë. Mënyra sesi gazetari ka zgjedhur ta shikojë simbolikën e ngjyrave nuk i ka pëlqyer drejtorit të koreografisë serbe.

 

 

 

 

May 9, 2016 15:11
Komento

3 Komente

  1. enter"" May 9, 15:25

    Pyetje idiote, dhe sigurisht, nje lajm idiot per tu publikuar

    Reply to this comment
  2. Bayoneta May 9, 16:29

    EUROTRASH.kush e shikon kete festival karagjozesh ne evrope,eh ndoshta e shikojne ne ballkan dhe ndoshta ne lindje.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati May 10, 04:47

    Pyetja esht brilante dhe shum e sakte
    Seatto ngjyra aty , kuq e zi perdsqsojn flamurin shqiptar

    Sic duket si koreografi serb qenka tamam koqe kandari

    Se ne nje kompeticion te tille nderkombetar cdo vend pasqyron ngjyrat e flamurit te tij brenda kenges se tij perfaqsuese

    Gazetari aty ka bere ironi duke tall trapin me serbet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*