Këto pije janë edhe më të shëndetshme se sa uji

April 3, 2018 21:31

Këto pije janë edhe më të shëndetshme se sa uji

Uji është mbreti i pijeve hidratuese. Organizmi ka nevojë për një sasi uji në mënyrë që të funksionojë si duhet. Truri s’mund të funksionojë pa atë, veshkat s’mund të tresin kripërat dhe mineralet përmes urinës duke evituar formimin e gurëve. Para një hipoteze ku mungesa e ujit do të shkaktonte vdekjen tonë llogaritet që njerëzit mund të mbijetojnë pa ujë për 5 ditë. Dehidrimi ngadalëson procesin metabolik të organizmit dhe ka ndikim mbi një sërë organesh. Shoqërohet me tharje goje, lodhje, gjumësi, dobësi muskulare, dhimbje koke, marrje mendsh. Ujin mund ta gjejmë edhe në ushqime të tjera si frutat dhe në këtë mënyrë mund të gjendet një ekuilibër dhe lehtëson praktikat. Është e qartë që uji është jetësor, megjithatë po japim një listë me alternativa për t’u hidratuar.

Ujë me aloe vera. Uji na hidraton, por nëse duam të shtojmë elemente për shëndetin tonë një alternativë e mirë do të ishte aloe vera. Janë të shumta cilësitë që e kanë shndrruar në një nga bimët medicinale “par excelance” dhe për këtë ka filluar të tregtohet një version i filtruar i lëngut të aloe verës. Kjo bimë është plot me antioksidantë dhe ka cilësi rigjeneruese, dezintoksikuese të zorrës dhe stimuluese të qelizave dhe rigjeneruese të plagëve.

Lëng panxhari. Kjo karamele e natyrës është tejet e shëndetshme për organizmin tonë, përmban vitamina A, B,C, acid folik, antioksidantë, aminoacide, minerale si kalçiumi, magnezi, hekuri, kaliumi, fosfori, sodiumi, fibra. Ky lloj lëngu redukton problemet kardiake, eliminon radikalet e lira dhe lufton kancerin, rrit rezistencën, ekuilibron presionin arterial, përmirëson tretjen, eviton mbajtjen e ujit.

Uji i arrës së kokosit. Pirja e ujit të arrës së kokosit është më e shëndetshme, sesa versionet e tregtuara në shishe, sepse përmbajnë sheqer. Uji i arrës së kokosit ka pak kripra dhe i pasur në kalium dhe na ndihmon për t’u hidratuar dhe është më kompleks se uji. Shija e tij është pak e kripur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore përdorej si transfuzion i plazmës për cilësitë e tij izotonike.

Pije frutash.  Mund ta pasurojmë dhe t’i japim ngjyrë e shije ujit në shumë forma. Çajrat e frutave janë një formë e mirë. Ja disa shembuj: ujë me luleshtrydhe, limón, borzilok, ujë me lëkura portokalli dhe manaferra, ujë me mente, me shalqi, ujë me portokall, limón dhe kastraveca, kastraveca dhe mente, ujë me qitro, me rozmarinë, me mjaltë dhe mente.

Guayusa. Çaji guayusa është një suplement i energjisë natyrale i derivuar nga një bimë që në këtë rast është Ilex guayusa, një bimë e pyllit të Amazonës ekuatoriale. Ka shumë kafeinë dhe është e pasur me antioksidantë dhe acide klorogjenikë që ndihmojnë zemrën, ka pak kalori dhe është lehtësisht e ëmbël.

 

Çaji. Është më klasiku dhe më i njohuri. Përfitimet janë të gjera dhe të ndryshme. Një nga pijet më të konsumuara në të gjithë botën. Redukton sëmundjet e dhëmbëve, të gingivave, redukton sëmundjet kardiovaskulare, eviton që vezika biliare të inflamohet, frenon rritjen e baktereve.

 

Lëng portokalli. Portokajtë janë frutat më të pasura dhe me shumë cilësi. Janë të pasura me acid citric, kanë aftësi dezinfektuese, antimikrobiale dhe pastruese. Janë të pasur me vitamina C dhe fruktozë, pastrojnë mëlçinë dhe veshkat, kanë aftësi diuretike.

 

Qumësht pjesërisht i skremuar ose soje. Ky qumësht është i pasur me vitaminë D. Konsumimi i 1 ose 2 gotave në ditë është ideale për kockat dhe për një shikim më të mirë.

Çaji i xhinxherit. Është një pije dezintoksikuese dhe pastron organizmin në mënyrë natyrale. Ka efekte paliative dhe qetësuese. Një filxhan favorizon ruajtjen e trupit nga toksinat.

Ujë me limon. Një gotë e këtij lëngu ka efekte të pabesueshme dezintoksikuese si për organet e brendshme ashtu edhe për lëkurën. Është i pasur me acid citric, kalcium, magnez, vitamin C, vitamin P që nxitin imunitetin dhe luftojnë infeksionet.

Lëng brokoli. Nuk bëhet fjalë për një ushqim të pëlqyeshëm, por është të pasur me vitamina si K,E,C,B1,B6, është i pasur me fibra. Brokoli forcon sitemin imunitar dhe mund të shoqërojë ushqimet.

Çaji i kuq. Në kulturat orientale përdoret çaji i kuq si një shtesë medicinale për të parandaluar sëmundjet dhe mbajtur një shëndet të mirë. Përmirëson tretjen, forcon sistemin imunitar, redukton nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon çrregullimet respiratore.

Çaji i bardhë. Është shumë i pasur në antioksidantë, ndihmon në luftën kundër kancerit, sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon në dobësim. Nuk rekomandohet në sasi mbi 25 gr në ditë, sepse ka efekte të kundërta për periudha të gjata.

Lëngu i mollës. Molla stimulon mëlçinë dhe veshkat dhe ndihmon në pastrimin e organizmit. Ka 85% ujë dhe ka një nivel të lartë kaliumi, kanë acid malik i aftë për të neutralizuar acidet, lufton diarrenë dhe ndihmon tretjen. / horizonti.al

o.j/dita

April 3, 2018 21:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*