KFOR-i zëvendëson shenjat e vijës kufitare

May 7, 2019 22:11

KFOR-i zëvendëson shenjat e vijës kufitare

Në ditët në vijim, KFOR-i do të vazhdojë t’i zëvendësojë shenjat ekzistuese përgjatë vijës së kufirit administrativ.

Siç njofton KFOR-i, ky aktivitet është i domosdoshëm për të gjitha shenjat që janë në gjendje shumë të keqe, për shkak të dëmtimeve si rezultat i motit.

“Shenjat e vendosura përgjatë vijës së kufirit administrativ janë vetëm referenca për personelin e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, jo për qytetarët e Kosovës. Shenjat paralajmëruese e tregojnë distancën nga vija e kufirit administrativ, në mënyrë që personeli i KFOR-it dhe i UNMIK-ut mos t’i shkelin marrëveshjet me Forcat e Armatosura të Serbisë duke e kaluar vijën e kufirit administrativ pa dashje.

Vija e kufirit administrativ është një vijë referencë, e vendosur për qëllime ushtarake dhe nuk ka të bëjë me kufijtë zyrtarë të tashëm apo të ardhshëm. Vija e kufirit administrativ dhe shenjat nuk ndikojnë në jetën dhe aktivitetet e qytetarëve në Kosovë.

KFOR-i nuk merret me çështjet e kufirit apo ndonjë çështje tjetër lidhur me diskutimet e tanishme politike”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

v.l/ Dita

May 7, 2019 22:11
Komento

1 Koment

  1. fery May 8, 09:29

    Kurse Vuciq , Thaci e Rama bashke me znj. Mogerini gjithe angazhimin e tyre dyvjecar dhe energjine e tyre e hargjuan ne vija administrative dhe kufitard mese Kosoves dhe Serbise , qe kjo vije mise te prrcaktohez dhr mose te dihet ku tamam eshte…!!!
    Fajet i ka ( debakli qe pesoi grupi Mogerini , Thaci , Rama me ne krye Vuciq per ndryshim kufijsh ) Berlini
    Ky grup sot ne Tirane ( do te pesoje debakel akoma me te madh ) , do ta hane bashke ate cfare e bene para dy vitesh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim