Kiço Londo sjell në TKEKS, kryeveprën e dramaturgjisë franceze

January 25, 2018 04:50

Kiço Londo sjell në TKEKS, kryeveprën e dramaturgjisë franceze

Një tjetër kryevepër e dramaturgjisë franceze “Shërbëtoret” e autorit  Jean Genet vjen premierë në sallën “Gëte” të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Vepra e autorit Genet vjen në skenë për publikun me regji nga Kiço Londo, kostumografe Marina Prodani, skenografe Oligerta Mehmetaj.

Ky produksion është bashkëpunim i TKEKS me Ambasadën Franceze në Tiranë në kuadër të projektit “Festivali i Teatrit francez” për rajonin Elbasan- Korçë.

Rolet në skenë regjisori ia ka besuar aktoreve Laura Nezha, Dasara Xhangolli dhe Ilirda Bejleri.

Premiera vjen në skenë në mbrëmjet e të shtunës dhe të dielës për publikun në Tiranë dhe regjisori Londo bën me dije se trupa do të udhëtojë dhe në disa skena të qyteteve të tjera, konkretisht në qytetet Elbasan, Korçë, Pogradec, Librazhd, Përrenjas dhe Peqin.

Dy shërbëtore, urrejnë e dashurojnë së bashku, zonjën e tyre. Ato kanë denoncuar të dashurin e kësaj të fundit përmes disa letrave anonime. Pasi marrin vesh se zotëria në fjalë do të lihet i lirë për mungesë provash e në këtë mënyrë tradhtia e tyre do të dalë sheshit, fillimisht përpiqen ta vrasin zonjën. Dështojnë. Dhe pas kësaj përpiqen të vrasin njëra-tjetrën.

Hedhja e tyre e dëshpëruar hyn në orbitën e mijëra të rinjve të cilët enden pa të ardhme dhe shpresë, me rebelimet e heshtura të përditshme dhe me trazirat sociale të kohës sonë.

Sipas regjisorit Kiço Londo këtë herë në skenën  teatrit vjen një shfaqje që është mjaft provokative dhe mund ta ndjekë vetëm një publik mbi moshën 16 vjeç.

“Drama është mjaft provokative sepse midis raporteve të dashurisë, të urrejtjes, që kanë ato për të dashurin e zonjës dhe për njëra- tjetrën shfaqja ka një theks që ka të bëjë dhe me shtrembërimin e seksualietit. Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk lejohet që ta shikojnë këtë shfaqje”, tregon regjisori Londo.

Kryevepra franceze e Jean Genet “Shërbëtoret” në teatrin Eksperimental do të jetë në sallën “Gëte” paralelisht me një tjetër shfaqje në një sallë tjetër, që është ajo me titull “Boeing Boeing”.

b.m. / dita

January 25, 2018 04:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*