KiE monitorim fushatës, delegacioni me 6 anëtarë me 10 qershor në Tiranë

Redaksia Online June 5, 2013 20:53

KiE monitorim fushatës, delegacioni me 6 anëtarë me 10 qershor në Tiranë

Të hënën Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës zbarkon delegacionin e saj në Tiranë për një qëndrim dyditor, nën misionin monitorues për procesin parazgjedhor.

Detyrë parësore e delegacionit të kryesuar nga ish-parlamentari italian Luca Volonte dhe të ndjekur nga Alina Stefania Gorghiu,Petros Tatsopoulos, bashkëreporterët për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, do të jetë vlerësimi i legjislacionit elektoral dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore.

Në vizitën dy ditore në vendin tonë, ku delegacion do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi, krerët e partive politike pjesmarrëse në këto zgjedhje, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile.

Vëzhguesit do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila është planifikuar për të martën 11 qershor në orë 18:30 në Hotel Rogner.
Ky mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.

Redaksia Online June 5, 2013 20:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*