Kievi dhe pro-rusët shpallin armëpushimin e përhershëm

September 6, 2014 09:21

Kievi dhe pro-rusët shpallin armëpushimin e përhershëm

Kievi dhe milicët pro-ruse nënshkruan dje një marrëveshje armëpushimi në Ukrainën lindore, siç konfirmohet nga Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe vetë milicit në llogarinë e tyre në Twitter.

Në takimin, i cili u mbajt dje në mesditë në Minsk (Bjellorusi) ndodhej në cilësinë e ndërmjetësit një delegacion i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili i ka dhënë vlefshmërinë firmosjes së protokollit për fillimin e armëpushimit në rajonin separatist të Donetskut.

Armëpushimi, për të cilin ende nuk njihen detajet filloi dje rreth orës 06:00 sipas orës lokale.

Rajoni kufitar që prej prillit të kaluar ishte zhytur në luftime të përgjakshme mes ushtrisë së Kievit dhe milicisë pro-ruse dhe sipas OKB-së, kanë lënë 2600 të vdekur dhe mbi 1 milion të zhvendosur.

Disa orë para nënshkrimit të armëpushimit, tensioni në rajonin separatist të Donetsk sa vinte e rritej. Luftimet mes ushtrisë së Kievit dhe milicëve pro rusë për të marrë kontrollin e Mariupol vazhduan deri vonë. “Na kanë sulmuar gjatë gjithë natës, por vazhdojmë të mbajmë nën kontroll rebelët”, tha një mbështetës i forcave të Ukrainës.

Rebelët thanë të premten se kontrollojnë portin ndërsa Kievi shpejtoi për të mohuar, “Nuk është e vërtetë, madje pro-rusët kanë humbur pozicionet që kishin nën kontroll”.

Mariupol me 500 mijë banorë, është një port strategjik për shkak të vendndodhjes së tij në Detin Azov dhe eksporteve të çelikut. Si Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ftuar në samitin e NATO-s në Uells dhe që ka publikuar një plan për të dalë nga kriza, ashtu edhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë treguar gjatë kësaj jave pozitiv për të arritur një armëpushim, sipas dy udhëheqësve.

“Ukraina është e lodhur nga lufta dhe do të bëjë gjithçka të mundshme që paqja të kthehet në vendin tonë”, tha të enjten Poroshenko. Ndërkohë, republikat popullore të vetëshpallura të Donetsk dhe Lugansk lëshuan dje një deklaratë në të cilën ata shprehën gatishmërinë për të deklaruar një armëpushim në qoftë se aviacioni ushtarak ukrainase pezullon fluturimet mbi territorin rebel.

Duke pasur parasysh këtë klimë tensionesh, NATO-ja, që mbylli të premten samitin bienal të Aleancës në Newport (Uells), ka konfirmuar atë që u la të kuptohej më parë, krijimin e një Force të Shpejtë Veprimi ku do të përfshihen 5000 ushtarë. David Cameron ka bërë të ditur se ai do të kontribuojë me 1000 ushtarë, sipas BBC.

Hapat e ardhshëm të 28-ëve janë të paqarta pasi të premten , Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë, Philip Hammond u shpreh për mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë, në qoftë se arrihej armëpushimi në Minsk.

September 6, 2014 09:21
Komento

3 Komente

  1. Tiransi i vjeter (2003) September 7, 19:07

    Eshte kollaj te ndezesh nje konflikt apo lufte. Mencuri eshte qe problemet te zgjidhen me diplomaci. Ne te gjithe luftrat, te shtyra dhe te ndezura nga politikanet, mbasi jane vrare me mijra djem te thjeshte nenash nga shtresat e varfera, ne fund kane perfunduar me mareveshje.A do kthehet jeta e mjaft te vrareve ne emer te patriotizmit dhe ne emer te mbrojtjes te vendit?
    Deshirojme qe ky konflikt te mbyllet me paqe dhe te sherbeje si mesim edhe per Ballkanin, ku fryn nje ere nacionalizmi, ku mjaft politikane apo gazetare e intelektuale ndersejne masen per konflikte. Nje politikan i tille ne vendin tone eshte Kreshnik Spahiu.
    Mendjet e shendosha duhet te gjykojne me gjakftohtesi dhe nuk duhet ti shkojme ketyre politikaneve qe per kredo politike nuk pyesin asgje, jane gati te djegin edhe vendin.

    Reply to this comment
    • bariu September 8, 08:17

      Kur vlera e monedhes kombetare ukrainase ra ne fund te kazanit, mos them nje zhvleresim total, atehere e ka per detyre politika per ti ngritur vleren kesaj monedhe! Reformimi i nje shteti ne kufij te rinj esht nje menyre per ti dhen nje ekonomi te re qe mundet ti rit vleren kapitalit te monedhes ukrainase, por edhe nje te ardhme, per ata qe nuk duan ti bashkengjiten ketij shteti tej te brishte ne berthamen e tij!

      Reply to this comment
  2. vlora September 7, 19:19

    Ata nuk jane pro-ruse por anti-Kieve … mos e deformoni realitetin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*