VIDEO: Tërmeti bërthamor i Kimit, potent “thuajse sa Hiroshima”

September 9, 2016 11:21

VIDEO: Tërmeti bërthamor i Kimit, potent “thuajse sa Hiroshima”

Koreja e Veriut ka kryer testin e pestë bërthamor rreth orës 2 e 30 të premten sipas orës shqiptare – duke shkaktuar një tërmet me magnitudë prej 5.3 ballësh.

Lajmi u konfirmua nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut dhe agjencia kineze Xinhua.

Pyongyang njoftoi se tashmë “mund të montojë testata bërthamore në raketa strategjike balistike”.

Sipas televizionit shtetëror të cituar nga CNN këto testata bërthamore “mund të prodhohen në sasi dhe forma të ndryshme”.

Ky është testi më i madh që ka kryer ndonjëherë vendi komunist, duke alarmuar Perëndimin.

SHBA paralajmëroi se kjo do ketë pasoja serioze.

Kina bëri të ditur se është kundër testit dhe i kërkoi Koresë së Veriut të shmangë veprimet e tjera.

Fuqia e shpërthimit ishte sipas ekspertëve thuajse sa bomba që hodhi SHBA në Hiroshima.

Televizioni shtetëror e dha lajmin me gëzim me prezantuesen e zakonshme:

 

September 9, 2016 11:21
Komento

4 Komente

  1. abc September 9, 11:27

    Urime Korea e pavarur.
    Le te lehin ata qe duan te te gllaberojne,por dhihen nga frika e pavaresis dhe forces tende.

    Reply to this comment
  2. Nazim September 9, 12:38

    Cfare flet mor idiot? sa e ke kapacitetin e trurit? E di ti cfare do te thote nje bombe atomike ne duart e nje njeriu menderisht te paekuilibruar? Ketu ke te besh me nje te cmendur qe eshte nje burre-foshnje, qe i duket bomba atomike si lodrat qe i jepte i jati kur ishte i vogel.

    Reply to this comment
  3. Darius September 9, 14:02

    Derisa ne Bote te sundoj ky lloj mentaliteti,Kafshet Tokesore do zhdukin nj-tj.

    Reply to this comment
  4. fteri September 10, 06:44

    Ky Kimi i koresë Veriut ka vendosur të kopjojë origjinal Hitlerin ,që vrau miljona njerëz në luftën e dytë botrore . Ky Hitler Ii ri botën do ta zhdukë në rastë se nuk ndalohet në KONCEPTET e marrëzinë e tijë . ky është psikopat i lindur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*