Kim Jong-un s’ndalet, mesazh kërcënues për SHBA ditën e fundit të 2017

January 1, 2018 11:06

Kim Jong-un s’ndalet, mesazh kërcënues për SHBA ditën e fundit të 2017

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, vijon me deklaratat e tij te forta dhe kercenuese, teksa se fundmi, ka deklaruar se vendi i tij eshte një fuqi bërthamore që posedon teknologji që mund të godasë kontinentin e SHBA nëse është nevoja.

“Kontinenti amerikan është në zonën tonë të sulmeve bërthamore”, tha Kim në mesazhin e Vitit të Ri, i cili u transmetua në televizionin qendror Chosun, raporton “RT”.

“Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të fillojnë një luftë me mua dhe vendin tonë”, shtoi ai.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Phenianit arritën nivele të pashembullta vitin e kaluar, pasi Veriu vazhdoi të ndjekë programet e saj raketore dhe bërthamore. Uashingtoni tha se të gjitha opsionet, duke përfshirë një zgjidhje ushtarake, janë në tryezë për të zbutur ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut. Ndërsa SHBA është ende me deshiren për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën, Pheniani ka refuzuar deri tani të negociojë statusin e saj bërthamor.

January 1, 2018 11:06
Komento

1 Koment

  1. info analitike January 1, 17:34

    Te lumte shoku Kim tregojua mire ketyre imperialisteve fuqine e madhe te proletareve te Korese se Veriut! O burra shoke grusht bashkuar duke mbajtur lart frymen internacionaliste! Shoket komuniste te partise se Korese se Veriut kane nevoje per ndihmen tuaj per te mposhtur armikun anglo-amerikan ndaj merrni bejtexhiun , Netin, Viktorin dhe Bedriun bashke me enveristet llafazane te forumit dhe ju befte pushka top. Keshtu te pakten e shkrepni njehere e kini rast te tregoni se nuk e keni ngrene kot buken e partise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*