Kim Jong Un urdhëron ekzekutimin e ish të dashurës

August 29, 2013 14:20

Kim Jong Un urdhëron ekzekutimin e ish të dashurës

12 persona midis të cilëve ish e dashura e liderit suprem Kim Jong Un u pushkatuan javën e kaluar në Korenë e Veriut. Hyon Song-wol, fytyrë e njohur në botën e spektaklit të vendit aziatik është ekzekutuar nga forcat qeveritare me akuzën e “pornografisë” bashkë me disa artiste të tjera të orkestrës kombëtare “Unhasu”, në të cilën në të kaluarën ka bërë pjesë edhe gruaja aktuale e presidentit, “shoqja” Ri Sol Ju.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja “South China Morning Post”, në Hong kong, që pohon se gruaja ishte arrestuar më 17 gusht bashkë me 11 persona të tjerë. Sipas akuzës gratë kishin filmuar dhe pastaj i kishin shitur në Kinë regjistrimet e raporteve të tyre seksuale.

Hyon ishte një këngëtare e njohur njësoj si dhe viktimat e tjera, midis të cilave drejtoresha e orkestrës, Mun Kyong-jin dhe disa balerina e këngëtare të bandës së ushtrisë.

August 29, 2013 14:20
Komento

2 Komente

  1. Pellazgu August 29, 15:47

    Pse s’thoni që i paska pushkatuar Nexhmija…

    Reply to this comment
  2. ardi August 30, 09:18

    Ketej nga Ballkani keto i bejne zedhense partish e pastaj sekretare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*