Kina kërcënon SHBA: Rritja e tarifave rrëzon të gjitha marrëveshjet tregtare

June 3, 2018 19:26

Kina kërcënon SHBA: Rritja e tarifave rrëzon të gjitha marrëveshjet tregtare

 

“Çdo marrëveshje me Uashingtonin për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes tregtare nuk do të hyjë në fuqi nëse rritja e tarifave të SHBA do të vazhdojë”.

Ka qenë ky paralajmërimi i Kinës min pas raundit të bisedimeve që zhvilluan në Pekin Sekretari amerikan i Tregtisë dhe Zëvendës Kryeministri kinez Liu He me synimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare, ku Pekini u zotua të ngushtojë disbalancën tregtare.

Sekretari Ross tha në hapje të bisedimeve se kishte diskutuar me zyrtarin kinez produkte specifike amerikane që mund të blente Kina, por bisedimet nuk rezultuan në deklaratë të përbashkët. Asnjëra palë nuk ka nxjerrë hollësi.

“Kemi disa ditë për ta shmangur atë. Ne nuk e kuptojmë vendimin amerikan”, shton ai. “Qëllimi ynë është tregti e drejtë dhe e barabartë”, theksoi Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën për tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe Meksikës.

“Shtetet e Bashkuara nuk po e braktisin rolin e udhëheqësit të ekonomisë botërore”, shton Mnuchin. Ndërsa më tej nënvizoi faktin se vendet e G7-ës janë aleatët shumë të rëndësishëm.

Ndërsa Komisioni Europian u shpreh i prerë. “Uashingtoni duhet të dijë një gjë, evropianët nuk janë skllevër të politikës së brendshme amerikane”.

Presidenti Trump ka kërcënuar se do të rrisë tarifat mbi importe kineze me vlerë deri në 150 miliardë dollarë.

l.h/ dita

June 3, 2018 19:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim