Kina kërkon vajin dhe mjaltin shqiptar, nuk ka sinjale për investime

April 12, 2019 11:04

Kina kërkon vajin dhe mjaltin shqiptar, nuk ka sinjale për investime

Në darkën e pritjes për pjesëmarrësit e samitit të 8-të mes Kinës dhe vendeve të Europës juglindore, të Enjten mbrëma, kryeministri Rama u takua me Li Keqiang, homologun e tij kinez.

Ky i fundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe asaj shtetërore kineze, i ka shprehur Kryeministrit shqiptar pëlqimin e tij dhe të qeverisë së tij sa i përket zgjerimit të eksporteve shqiptare drejt Kinës, sidomos për produkte si mjalti dhe vaji i ullirit.

Ndër të tjera, Li Keqiang mësohet se i ka kërkuar Kryeministrit Rama bisedime për eliminimin e vizave mes dy vendeve, një program për shkëmbimin e të rinjve, si dhe krijimin e marrëveshjeve dy-palëshe.

Rama mësohet se i ka kërkuar homologut të tij asistencë për burimet e kualifikuara njerëzore për të pasur mundësinë të trajnohen më tej në Kinë.

Shqipëria është i vetmi vend ndër ato të Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon qoftë edhe një investim të vetëm infrastrukturor nga Kina, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

Nuk dihet nëse përplasja më e fundit mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit kinez të aeroportit Nënë Tereza, i cili kontrollohet nga qeveria kineze, ka qenë ndër temat e bisedës mes Edi Ramës dhe Li Keqiang.

Punimet e Samitit që mbahet në Dubrovnik vazhdojnë edhe përgjatë së Premtes.

n.s. / dita

April 12, 2019 11:04
Komento

15 Komente

  1. Komentuesi pa pagese April 12, 11:29

    Filloni tani o zagare te Endri Fuges te shani Kinen.

    Reply to this comment
    • mirel April 12, 15:50

      Cthua mo idiot? A mbahet Kina me mjalte e vaj ulliri? Nuk ka investime thote, o palaco qelbesire.
      Nuk ka as mjalte e vaj ulliri per shqiptaret o ndyresire ramiste

      Reply to this comment
  2. Uaaa April 12, 11:30

    E shplafte mortja kete kryeminister,qe nuk i propozon kinezit qe te marre me koncesiuon kromin shqiptar,qe Kina ka interes te madh,por merret me cingerrimat e mjaltit dhe vajit te ullirit.
    Kromin tone e kane kerkuar me kohe Japonia dhe Taivani por ky i pa afte nuk merr vesh nga kjo pune!
    Ka shkuar me takim me kinezin me duar ne citjane!

    Reply to this comment
    • Une April 12, 11:54

      O i trash nuk të doli aeroporti do ti japësh edhe kromin kinës.

      Reply to this comment
    • Shqipja April 12, 13:07

      Jetoj ne Spanje dhe as aty nuk kan investu kinezet, por jane bere klientet majoritare te tregut. 60% e produkteve me denominacion origjine, sic jane jamoni(kemba e derrit proshut), vaji i ullirit virgjen extra, vera, dhe mos harrojme turizmin. Vetem shtetit spanjoll i sjellin 60-70 miliard € ne vit(vetem nga taksat). Pa llogarit fitimet e bizneseve. Bravo kinezeve. Prondaj po pues: A nuk do ishte kjo nji inxheksion kapitali mjaft i rendesishem per biznesin e vogel qe nuk po gjen dot tregje ne evrop?

      Reply to this comment
  3. Mencius April 12, 12:04

    Arsyeja qe s’ka investme eshte se e ka bllokuar BE, pasi bie nen ndikimin kinez. Shembulli me domethenes eshte me Malin e Zi. Kane per ti marre territore nqs nuk i paguan miliardat, (sipas marveshjeve kryesisht mospermbushje investimesh) nderkohe borxhi publik i qeverise malazeze ka shkuar mbi 80%.

    Reply to this comment
  4. xxx April 12, 12:12

    e cuditshme edhe sikur vaji i ullirit te rrjedhe si lume nuk e ngopim dot (K)qinen e maocedunit

    Reply to this comment
  5. biznesi April 12, 12:34

    Mos ja fusni kot, kinezet vetem mashtrojne dhe duan per vete te gjithe fitimin, jane arrogante dhe aspak bashkepunues

    Reply to this comment
    • Shqipja April 12, 13:11

      Duket qe si njef fare kinezet. Nuk jane fare arrogante, por jane shum puntore. Ne Spanje egziston shprehja punon si kinez. Po duket qe ti vjen nga vrima e shqupit, ata qe kan si parim: Futja popullit.

      Reply to this comment
  6. kris 1 April 12, 14:42

    Po qe se familjet shqiptare e Kane tryezen plote nuk ngelet gje per anijet cisterne te Kines.Boll me me shakarat e mister Citjanes

    Reply to this comment
  7. Aleksander Thana April 12, 16:34

    Kina eshte falsifikatorja me e madhe ne bote ne perpunimin dhe shitjen e mjaltit te perziere me produkte kimike te demshme per shendetin.

    Reply to this comment
  8. A April 12, 16:52

    Me EDIN RAMEN kryeminister nuk ben dot as politike, as ekonomi dhe nuk ke as mireqenie.
    Nuk eshte asgje me shume se nje zhelaxhi i rrugeve te Parisit qe nuk beri hajer me zanatin e tij sepse ishte nje karakature e gjalle si person dhe zhgarravinist profesionist
    Nje pikture reale beri qe doli lakuriq dhe nudo, por edhe ketu nuk pati sukses.

    Reply to this comment
  9. 777 April 12, 21:05

    Me Edi Ramen dhe lal Dhjerin do shkojme nga fitorja ne fitore deri sa te mos mbetet kembe shqiptari ketu!

    Reply to this comment
  10. Genti April 13, 10:20

    Kinezet futjen e kane tradite. Bile eshte nje tradite qe ata krenohen me te. Mentalitet Aziatik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin