Kina kthen sytë nga Europa për aleancë kundër SHBA-së

July 3, 2018 20:01

Kina kthen sytë nga Europa për aleancë kundër SHBA-së

Zv/kryeministri Liu He dhe kryediplomati Uang Yi i kanë propozuar BE-së gjatë një vizite në Bruksel që të ndërmarrin një aksion të përbashkët kundër politikave tregtare të Donald Trump.

Në këmbim të kësaj aleance, zyrtarët kinezë kanë ofruar që ta hapin akoma më tej tregun kinez ndaj BE-së.

Por pavarësisht këtij propozimi, BE-ja e ka refuzuar idenë që të bashkohen me Pekinin kundër SHBA-ve, ndonëse është vendosur në situatë të vështirë nga mediat kineze, të cilat kanë thënë se BE-ja është në anën e Kinës.

Duke e shqyrtuar këtë moment, blloku më i fuqishëm tregtar në të gjithë botën do të ofrojë bashkëpunim për të modernizuar Qendrën Botërore të Tregtisë.

BE-ja ndan të njëjtin shqetësim si Amerika sa i takon tregjeve të mbyllura të Kinës, pavarësisht deklaratës së Trump, i cili ka premtuar se do të godasë industrinë europiane të automjeteve përmes tarifave të reja doganore mbi çelikun.

Bashkimi Europian i konsideron tregjet e mbyllura të Kinës si një manipulim tregtar, me synimin për të mbizotëruar tregjet botërore.

“Ne jemi dakord me ankesat që ka SHBA ndaj Kinës, por nuk jemi dakord me mënyrën se si SHBA po përpiqet ta zgjidhë”, tha një zyrtar i BE-së.

Kjo përpjekje e papritur e Kinës për të përçarë lidhjen e vjetër e të thellë midis SHBA-ve dhe BE-së tregon jo vetëm përpjekjen e gjigantit aziatik për të përfituar nga situata e krijuar, por edhe nervozimin e tyre ndaj luftës tregtare me SHBA-në.

s.a/dita

 

 

July 3, 2018 20:01
Komento

2 Komente

  1. MH July 3, 21:09

    Duan apo nuk duan.Populli thote duhet ti therasesh thiut daja.Ekzistenca per mbijetes te detyron edhe pse jasht cdo deshire te detyron ti therrasesh thiut Daja.

    Reply to this comment
  2. Z/K July 4, 02:55

    Kinezet ftojne BE per te mos ngelur ma vone.Sa ma von aq ma keq shkojne punet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*