Kina mbledh liderët e Europës Juglindore në Budapest

November 1, 2017 07:39 Updated

Kina mbledh liderët e Europës Juglindore në Budapest

Qeveria kineze do të mbledhë edhe një herë në Budapest me datë 27 Nëntor liderët e Evropës Juglindore për t’i dhënë impulse të reja projekteve në kuadër të iniciativës 16 + 1 apo “Një brez, një rrugë”.

Për vite, Kina ka investuar në infrastrukturën e transportit, veçanërisht tek portet, rrugët dhe rrjetet hekurudhore, në vendet e Evropës Juglindore. Shembuj te rëndësishëm janë Porti i Pireut dhe hekurudha Beograd – Budapest. Kina është e treta në vëllimin e shkëmbimeve me Shqipërinë me 7.1% te totalit pas Italisë dhe Gjermanisë.

Pesha e importeve nga Kina ka vazhduar të rritet gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur në 8.8% në vitin 2016 6.4% e importeve totale në vitin 2012. Deri në janar 2017, 103 kompani kineze kanë qenë aktive në Shqipëri, të fokusuar në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Berat. Megjithatë investimet më të mëdha kineze janë kryer nëpërmjet blerjes së tërthortë të aksioneve nga pronarët joshqiptarë: Kina Everbright ka blerë 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Ambasadorja kineze He Jiang Yu tha se sipërmarrësit nga Kina nuk duhet të hasin pengesa burokratike gjë që është pranuar nga zv/ministri i Financave Etjen Xhafaj.

November 1, 2017 07:39 Updated
Komento

1 Koment

  1. Shpetim November 1, 11:29

    Prandaj jane cmiomet e biletave te avioneve me te lartat ne europe. Prisnim te benin decka kinezet ,por dhe keta muter jane si paraardhet e tjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*