Kina me sytë nga Hëna, pritet të ndërtojë…

April 26, 2018 18:43

Kina me sytë nga Hëna, pritet të ndërtojë…

Kina po planifikon të ndërtojë një pallat në Hënë dhe më konkretisht, flitet për ndërtimin e një baze e cila do të shfrytëzohet për misione hapësinore në të ardhmen.

Baza do të ndërtohet si një sistem i ndërlidhur tubacionesh e ndërtesash, ku do të punojnë qindra shkencëtarë. Kjo bazë, energjinë do ta sigurojë nga rrezet e diellit.

Agjencia Hapësinore Kombëtare kineze synon që në vitin 2030 të dërgojë në Hënë një sërë shkencëtarësh në bord, të cilët do të shqyrtojnë dhe përzgjedhin terrenin se ku mund të ndërtohet baza.

Kina duket se po shfrytëzon boom-in e saj ekonomik për të financuar programin hapësinor, si dhe për të ngushtuar sadopak hendekun që ka me Shtetet e Bashkuara, ESA-n europiane dhe Rusinë.

Ndryshe nga SHBA dhe Rusia, Kina nuk ka përvojën e tyre në misionet hapësinore, dhe kujtojmë se misioni i parë hapësinor me një njeri në bord u ndërmor nga Pekini vetëm në vitin 2003.

Misioni i parë hapësinor i Pekinit, me Yang Liwei në bord.

s.a/dita

 

April 26, 2018 18:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*