Kina nxjerr nga varfëria 740 milionë njerëz

September 8, 2018 22:58

Kina nxjerr nga varfëria 740 milionë njerëz

Kina ka nxjerrë nga varfëria 740 milionë njerëz në zonat rurale që nga viti 1978 deri në 2017, pra afërsisht 19 milionë çdo vit.

Shifrat janë bërë publike nga Byroja Kombëtare e Statistikave. Të dhënat e saj tregojnë gjithashtu se arritjet e Kinës për të eliminuar varfërinë kanë kontribuar edhe në uljen e varfërisë në rang global.

Të ardhurat mesatare vjetore për banor në zonat rurale u rritën mesatarisht 10.4 % në vit, nga 2012 deri në 2017.

Mbi 68 milionë njerëz u hoqën nga varfëria gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa synohet të hiqen më tej edhe 10 milionë të tjerë në këtë vit.

Kina ka lëshuar kohët e fundit udhëzime për të fituar betejën kundër varfërisë në tre vitet e ardhshme.

Njerëzve të varfër, sipas këtyre udhëzimeve, duhet t’u garantohet ushqimi dhe veshja, dhe fëmijëve nga familjet e varfra duhet të garantohet një arsim nëntë vjeçar i detyrueshëm. Gjithashtu u duhet të garantohen nevojat themelore mjekësore dhe kushtet e jetesës.

Në Kinë janë përkufizuar se jetojnë nën kufirin e varfërisë njerëz me të ardhura vjetore më të ulëta se 337.3 dollarë.

s.a/dita

September 8, 2018 22:58
Komento

6 Komente

  1. MH September 8, 23:29

    Cili sistem kapitalist arrin te eleminoje varferine ne popullin e vet me keto shifra marramendese.
    Ketu del shqeto se sistemi monist asht ma human se ai kapitaliste.
    Ne fund do fitoj sistemi ma human ne shoqerin e planetit Toke.

    Reply to this comment
    • Arben September 9, 10:36

      Sistemi kapitalist kinez.

      1979 kina I dha duart komunizmit dhe perqafoi

      kapitalizmin. Perendimi ka qe nga 1975 ecen ne drejtimin

      e kundert.

      Reply to this comment
  2. Arben September 9, 06:31

    mos kini merak, i zevendesuam ne ato qe la bosh kina.

    jemi popull trim dhe heroik, prandaj

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K September 9, 08:41

    Kina eshte e madhe dhe i ka nxierr nga varferia.Kurse vetem nje person i ka futur ne varferi dy milion shqiptar qe kan ngelur.E ky eshte Edvin Rama.

    Reply to this comment
  4. Urra September 9, 14:10

    Edhe Rama ka nxjerre nga varferia te gjithe politikanet,deputetet,ministrat,kryebashkiaket,doganieret,ambasadoret,drejtoret,hajdutet,kriminelet etj.
    Populli le te prese radhen se edhe Roma nuk u ndertua ne nje dite,!
    Ne fillim ndertuam pedonalet,qendrat e qyteteve se atje kalojne turistet fhe gazetaret e jo ne lagjet brenda!
    Nuk keni rruge te shtruara,cerdhe e kopshte rtj,pune e madhe ,por keto nuk jane kryesore pet ne!
    Ja do integrohemi ne Europe dhe fo jetojme si shejke!
    Po do thoni ju se keshtu ju thame edhe para 28 vjetesh?
    E cfare pastaj?
    Ja ketu jeni di kokrra e molles te qeshur e te gezuar se shetisni te lire ne sheshin Skenderbej,pini kafe tek Pazari i ri,shetisni tek liqeni artificial ose kenaquni tek amfitetri i lyer me noje aty!
    Aq demokraci ju kemi siguruar sa mund te shisni ose jepni me qera trupin tuaj pa ju kerkuar fature TVSH-je,bile edhe mund te hidheni nga kati i 10 pa marre leje ne bashki!
    A nuk i quani ju arritje te qeverise Rama keto?

    Reply to this comment
  5. robi September 9, 18:07

    Kina ecen e sigurt ne rrugen qe ka projektuar lideri legjendar Ten Hsiao Pin te cilen po e zbaton me shume sukses presidenti Xi Xinping nje nga udheheqesit me largpames te botes qe i ka dhene nje zhvillim te madh Kines ne keto 10 vitet e fundit dhe shtruar perspektiven per 25 vitet e ardhshem,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*