Kina zhvillon “plazmën e konvulsionit”, rezultate premtuese kundër koronavirusit

February 14, 2020 12:37

Kina zhvillon “plazmën e konvulsionit”, rezultate premtuese kundër koronavirusit

Në kërkim të terapive të dobishme kundër koronavirusit të ri, Kina njofton se ka zhvilluar “plazmën e konvulsionit” nga gjaku i pacientëve të shëruar për trajtimin e njerëzve me ‘Covid-19’.

Raportet e Grupit Kombëtar “Binot” në Kinë thonë se kanë mbledhur plazmë nga disa pacientë të shëruar për të përgatitur produkte terapeutike duke përfshirë plazmën e konvulsionit dhe imunoglobulinat.

Pas “testeve të rrepta të biosigurisë së gjakut” dhe testeve mbi mosaktivizimin e virusit dhe aktivitetin antiviral, studiuesit zhvilluan me sukses plazmën e konvulsionit për trajtimin klinik dhe e përdorën atë për të trajtuar pacientët me sëmundje kritike, shkruan Fortune.

“Kompania ka krijuar një ekip ‘ad hoc’ për të përdorur pajisje speciale për të mbledhur plazmë nga pacientët e kuruar në Wuhan. Tre pacientë të sëmurë kritikë në një spital në rrethin Jianghania të Wuhan morën trajtim plazme më 8 shkurt. ‘Aktualisht, më shumë se 10 pacientë me sëmundje kritike kanë marrë trajtim”, thotë “Binot”.

Sipas rezultateve klinike, 12 deri në 24 orë pasi pacientët morën trajtimin, ata treguan një përmirësim të simptomave klinike dhe indekset kryesore inflamatore u ul ndjeshëm.

Ekspertët thanë se bazuar në procesin e patologjisë klinike, shumica e pacientëve të trajtuar kanë krijuar antitrupa specifikë ndaj virusit, të cilaët mund të ndihmojnë në vrasjen e tij.

Produkti terapeutik i nxjerrë nga plazma e konvulsionit përbëhet nga gjaku i dhuruar nga pacientët e shëruar, pas inaktivizimit të virusit dhe zbulimit të mikroorganizmave të shumëfishtë patogjenë.

Sipas ekspertëve, terapia me plazmë mund të jetë një strategji efektive për uljen e shkallës së vdekshmërisë së pacientëve.

Kompania dhe Qendra e gjakut Wuhan kanë ftuar pacientët e rikuperuar të dhurojnë plazmë për të ndihmuar pacientët e tjerë që janë ende në rrezik.

j.l./ dita

February 14, 2020 12:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*