KINEMATOGRAFI / Dështim i turpshëm i telefilmit kinez, vetëm 180 milionë shikues

October 4, 2018 20:43

KINEMATOGRAFI / Dështim i turpshëm i telefilmit kinez, vetëm 180 milionë shikues

PEKIN- Telefilmi kinez për adoleshentët “Hi Jin Mo për masat”, i cili rrëfen përditshmërinë e disa të rinjve që jetojnë mbi një dyqan çaji, u anullua të mërkurën e kaluar pasi premiera e serialit tërhoqi shifrën zhgënjyese të vetëm 180 milionë teleshikuesve.

“Ishte një performancë shumë e dobët”, tha drejtori i Televizionit Qëndror Kinez Uie Xiang. “Çdo shfaqje që zbret poshtë 250 milionë shikuesve është e papranueshme”, shtoi ai para se të hidhej nga ballkoni i zyrës së vet në katin e 78-të.

Për të mbushur vakumin televiziv pas heqjes së telefilmit nga transmetimi, dhe për të shtuar audiencën, është vendosur që aktorët, producentët, skenaristët dhe gjithë stafi i angazhuar me të, të ekzekutohen live të enjten e ardhshme në 9.00 të mbrëmjes, pas edicionit qëndror të lajmeve.

Ky event, nga ana tjetër, do të jetë edhe shansi i fundit për vetë edicionin e lajmeve që të rrisë shikueshmërinë.

Në të kundërt, gjithë redaksia dhe stafi ndihmës do të dërgohet në orizore, kur gazetarët dhe drejtuesit do të filmohen non stop 24 orë në ditë duke punuar në ujë, në një reality show të ri.

Projekti rezervë është gati dhe do të quhet: “Nuk bëhet shaka me orizin e popullit”.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që nuk i bën naze orizit.

October 4, 2018 20:43
Komento

2 Komente

  1. Dashi October 4, 21:42

    Muuahahahaha sa pak audience. Ne balte, qena!

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit October 6, 16:26

    hahahaaa, dy uje dhe nje oriz behet pilaf

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*