KINEMATOGRAFI / Fillon transmetimin seriali hit “Shallvari i Madhërishëm dhe Zymbyl agai”!

May 9, 2020 20:52

KINEMATOGRAFI / Fillon transmetimin seriali hit “Shallvari i Madhërishëm dhe Zymbyl agai”!

 

TIRANË, SURREILLE, HAS – Teleshikuesit shqiptarë ndoqën të enjten e kaluar, serinë e parë të produksionit tejet të suksesshëm televiziv shqiptar, “Shallvari i Madhërishëm dhe Zymbyl agai”.

Siç dihet tashmë, transmetimi shënoi edhe zyrtarizimin e kanalit të ri – kanal në kuptimin më parësor dhe klasik të fjalës – Kokërdhoku TV. Kanali në fjalë, nga entuziastët i pagëzuar edhe si “llagëm”, premton një programacion të pasur dhe aromatik në të gjitha ditët e javës.

Duhet thënë se “Shallvari dhe Zymbyli” u ndoq nga një numër rekord shikuesish, të cilët i lanë të gjitha punët që kishin në dorë, mbyllën dyqanet, lokalet, zyrat, braktisën stolat e parqet, trotuaret dhe rrugët, parkuan dhe mbyllën makinat, vunë nga një maskë në gojë dhe doreza llastiku në duar dhe u kyçën në shtëpi për të parë serialin e shumëpritur.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në një vend utopik, të quajtur Shqipëristan, në shekullin e 17-të. Protagonist është Shallvari i Madhërishëm, një sundimtar i iluminuar i cili erdhi në pushtet pas një fëmijërie dhe rinie të vuajtur, të shenjuar nga ngacmimet e vërsnikëve që e tallnin se ai ishte i gjatë, simpatik, lexonte libra, pikturonte, luante sporte, kishte para nëpër duar, dilte ndonjë rrugë jashtë shtetit, vishej me ekstravagancë dhe lidhej me vajzat më të bukura të katundit.

Por të gjitha këto picire të padëgjuara do ta kalisnin karakterin e Shallvarit, i cili kur u rrit, u bë edhe më i gjatë nga ç’ishte fëmijë dhe adoleshent. Sepse, siç thotë populli, “ajo që s’të vret, të bën më të gjatë”.

Lideri i Shqipëristanit kërkon ta nxjerrë vendin nga mizerja dhe prapambetja e shekullit të 17-të dhe ta fusë atë në rrugën e mbrothtësisë dhe progresit, që siç dihet nga historia, ka karakterizuar shekullin e 18-të dhe gjysmën e parë të 19-ës.

Shallvari, që për shkak të bëmave të tij, do të merrte edhe epitetin i Madhërishëm, u vu me guxim dhe durim të edukojë popullin dhe ta mësojë të jetojë me gjysmën e të ardhurave që merrte me parë. Me gjysmën që teproi ai ndërtoi saraje të gjera e të gjata, i bojatisi me ngjyra të ndezura që i merrnin sytë miletit dhe harronin se dikur, – dmth para se Shallvari të begeniste t’i qeveriste, – jetonin si derrat.

Por jo vetëm kaq: Ai preu të gjitha pemët e vjetra dhe të shtrembta anës rrugëve, mbolli të reja dhe të drejta, caktoi qehallarë të rinj e qehallesha të reja nëpër detyrat kryesore, në mënyrë që edhe mishi të digjej, edhe helli të mos piqej. I duruar dhe gjakftohtë, ai rrinte i heshtur edhe ndaj ofendimeve të disave, që herë e quanin Vrana Kont, herë Skënderbe, herë lider global, e herë gjeni i shkuar dëm në një bythë vend si Shqipëristani.

Por për të mos zbuluar më shumë detaje nga sa duhet, le të shkojmë tek personazhi tjetër i këtij bashkëproduksioni tirano-hasjan që ka shitur ndërkaq të drejtat e transmetimit në vende kyçe si Kirgizëria, Taxhikëria, Turkmenëria, Qenëria etj.

Ai quhet Zymbyl aga Kokëqoshja. Skenari na çon së pari në fëmijërinë e tij të hareshme në stanet e Mongolisë së Brendshme, ku bashkëmoshatarët e njihnin thjesht si Qimi.

Duke u rritur, Kokëqoshja bashkë me bagëtitë nuk i ndau nga vetja pllakën e argjilës, ku mësoi hieroglifet e para, dhe një kallam me vrima anash që nxirrte tinguj muzikorë nëse i fryje. Ishte dhuratë nga bariu i vjetër i atyre anëve, Salih Xherahu.

I entuziazmuar nga zotërimi i këtij mjeti teknologjik, stanarët e bindin dhe Kokëqoshja niset dhe merr rrugën për qytet që talenti i tij të mos shkojë dëm duke rendur pas deleve e dhive të ngrata. Këto të fundit, duhet thënë, sikur u përtëritën dhe lulëzuan me largimin e tij.

Çuditërisht, ai zë shumë shpejt punë pranë mjekëve të pallatit mbretëror, si objekt studimi antropologjik për shkak të trajtave të tij kaq të ngjashme me primatët. Por ky është vetëm fillimi. Nga objekt studimi, ai u bë vetë studiues dhe të gjithë nisën ta quanin Zymbyl, sepse merrte femra simpatike në karron e tij dhe u bënte shëtitje nga periferitë e këndshme, sa në pyjet e Bulonjës, në Versailles; sa në Tyilëritë, në Rambuillet.

Në një nga këto periferi aristokrate, pikërisht në rrethinat e ëmbla të Surreille, fati i Zymbylit bashkohet me atë të Shallvarit të Madhërishëm.

Dhe ajo që do të pasojë është një përplasje titanësh. Por gjithçka mbetet për t’u ndjekur në seritë e ardhshme.

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike që herë pas here merret edhe me reçensë artistike. Tani, një detaj gjuhësor krejt jashtë teme për politikanë me nam dhe analistë të sprovuar, që ju shpëlaftë panuklla: Reçensioni dhe reçesioni janë dy gjëra krejt të ndryshme. Po s’e bëni dot dallimin, lexoni dhe do ta gjeni.

May 9, 2020 20:52
Komento

8 Komente

  1. Asper May 9, 21:24

    Lexoj nga gazeta juaj, pa humbur asnje shkrim te Bedri Islamit, here pas here Xhevdet Shehun dhe Viktor Malaj, ashtu si here pas here kaloj shkrime qe ja fusin si kau peles, sic I thone fjales.
    Satira e sotme eshte ekselente. Urime!!!

    Reply to this comment
    • Lans Tirana May 9, 21:52

      Paska komentu Etem Lalai me emër tjeter 🙂
      Tre emrat qe permend vecanerisht Xhevo lëngu janë pikerisht ata qe ia fusin si kau pelës.
      Ke qejf te lexosh pena te reja e te fuqishme qe Dites nuk i mungojne, si Cukali pershembull. Ose thellesia e Moikomit, e Paskal Milos apo Mareglen Kasmit ne histori (jo ne politike Milo) vajza me stil klas si Bozhani apo Llukacaj.
      Plot pena te tjera qe ke c meson duke lexuar.
      Xhevua dhe Viktori dhe ai bejtezhiu Duka kane mbetur tek Rama dhe poturet e tij anarshiste, pa lidhje me socializmin dhe idete e majta

      Reply to this comment
      • Asper May 10, 14:29

        Arti I te shkruarit nuk eshte pune lensash edhe pse kollandrisen ne tirane. Gjithsesi dakord100% me Moikomin, ndersa si koloreto ka me dhjetra ne gazetat e krahut tjeter

        Reply to this comment
  2. Po po ashtu eshte May 10, 09:44

    Qoke i thelle zotrote

    Reply to this comment
  3. Arben May 10, 09:47

    FILLOI SERIALI I RI INTEGRIMI UROPIAN

    EDHE 30 VITE TE TJERA TE IKURA DEM

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi May 10, 14:37

    Ha-ha-ha, e forte! Por edhe ne “interviste-debatin” e ketyre te dyve, qe e pashe mbreme ne youtube (jo deri ne fund, por 2/3 e saj), u gajasa se qeshuri. Cimi qe bente si gazetar i forte, dhe Edua qe gjoja hiqesh serioz permes ironise! Store!

    Reply to this comment
  5. Adih May 15, 16:36

    Rama talli menderen me kete Cim Peken .Me te drejte i doli ne shteg . Ah mer Cim Peka djali ,ta kisha une Ramen perballe nje here ,dhe do e bukosja ne te gjithe drejtimet .Me me me dinjitet o Cim Peka ,o beje ose mos e bej kete pune ,se je diskritituar ,dhe nuk je i vetmi ,por edhe te gjithe gazetaret e tjere shejtan budallenj ,e te shitur koke e kembe tek banditet e ketij tranzicioni post komunist , nuk e vene me shpatulla kete citjane gjate .Tre pyetje ti beje vetem une ,megjithe se nuk jam i zanatit ketij “skenderbeut “o Cim zymbylja e keto jane .
    1 .Cfare do beni per reformen zgjedhore ..Do beni sistemin kombetar Mazhoritar e me lista te hapura .Apo do shkateroni me tej ,demakratizimin e vatanit tone . Apo do mbani ate pisllekun anti demokratik ,qe bere ti o Rame me vellain tend Saliun ne 2008 ,poshte ne bodrumet e komitetit qendror te PPSH .

    2 . Pse nuk i hap dosjet e sigurimit te pakten per ministrat dhe per deputetet i ke me lopata ,e ti lem per ne faze te dyte drejtor drejtorie e zevend ministrat ??

    3 Cfare behet per zgjdhjen e pronave .Akoma do vidhen sidomos perla e bregdetit nga banditet politikane ,me gjithe se me vjen turp mua personalisht ti ndaj ne te majte e ne te djathte ,se nuk ekziston me keqeardhje ende ne shqiperi , jane vetem kacurrel .i kane programet te njejta si shpia e kopilave .
    Ishalla e lexon kete o Cim Peka ,dhe o beje ose mos e be kete detyre , se per ndryshe , do ngelesh nje vemje e ndyre skllave e bindur ne dore te mafjes mbare ne pushtet ,si te sotmit edhe te djeshmit .E bere vehten te tallet me ty Rama o Cim Peka ,e keshtu do ndodhte kur je sahan lepires qofte dhe i PD ,njelloj eshte ,jepi vazhdo ne kete menyre te tallen me shume me ty edhe neser , e me keq se sot ,o bari dhensh, i quajtur Cim Paka pa karakter e pa dinjitet .

    Reply to this comment
  6. Mazllum Kadaifi May 15, 18:00

    O Adih @…..
    Ke haruar qe ky cim Peka, ti bente nje pyetje Rames citjani i gjate ,pse e ke ti o Rame i ripjelljes PS ,programin tamam si PD ose qofte edhe LSI ,pa ndryshuar as pike e as presje ? Apo ke frike Saliun shefin tend o Cim Peka ?
    Bisht qeni do ngelesh o Cim Peka…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim