Kirgistan, arrestohen tre politikanë për grusht shteti

May 13, 2016 15:54

Kirgistan, arrestohen tre politikanë për grusht shteti

Tre politikanë të Kirgistanit, duke përfshirë një ish-ministër u arrestuan me akuzën për nxitje të një grushti shteti në këtë ish-republikë sovjetike të Azisë Qendrore, njoftuan sot shërbimet e sigurisë.

“Ish-ministri i Bujqësisë, Bekbolot Talgarbekov u arrestua së bashku me një ish-gjyqtar, Marat Soultanov dhe një ish-kandidat për presidencën, Torobaï Koloubaïev dje në mbërmje në Bichkek”, deklaroi për median një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë, GKNB-së.

“Anëtarë të partisë opozitare “Parlamenti i Popullit” janë të akuzuar për përgatitjen e një grushti shteti të dhunshëm dhe për destabilizimin e situatës politike të vendit”, njoftoi ai.

Partia kërkon largimin e presidentit të Kirgiztanit, Almazbek Atambaïev deri më 17 maj duke premtuar organizimin e protestave në sheshin qëndror në Bishkek, nga ku nisën manifestimet që çuan në revolucionet e vitit 2005 dhe 2010.

May 13, 2016 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*