Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj

September 22, 2016 10:28

Kisha djallëzore në Universitetin e Prishtinës dhe debati rreth saj

 

Nga Agim Vinca

 

Thënë figurativishtm kisha ortodokse serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës është një dregëz në fytyrën e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, që e shëmton fytyrën e tij, prandaj duhet gjetur mënyrën për t’u hequr sa më parë. Thënë troç, ajo është dashur të hiqej në mënyrë “kirurgjike” menjëherë pas luftës, pra 17 vjet më parë, por, për arsye të njohura e të panjohura, ky “operacion” nuk u bë me kohë dhe kisha-dregëz mbeti si problem i pazgjidhur deri më sot.

Kisha serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës nuk është faltore, pra nuk është objekt fetar i besimtarëve ortodoksë, por objekt politik par excellence, i kurdisur aty për qëllime politike.

Ndërtimi i saj (vënia e themeleve) në zemër të Qytetit dhe të Universitetit ishte pjesë e programit të regjimit kriminal të Beogradit për serbizimin dhe pravosllavizimin e Kosovës.

Në kohën kur u vunë themelet e kësaj kishe problematike, që dikush me të drejtë e quajti “djallëzore”, në vitin 1992, ne nuk bëmë asgjë, qoftë edhe një protestë paqësore, për ta penguar ndërtimin e saj dhe për t’i treguar botës se nuk pajtoheshim me këtë veprim të pushtetit okupues serb. Nuk duhet harruar për asnjë çast se studentët dhe pedagogët e Universitetit të Prishtinës qenë dëbuar nga objektet e tyre mu nga ata që i hynë ndërtimit të kishës e jo nga dikush tjetër! Përse heshtet ky fakt?

Komuniteti serb në Kosovë, ajo pjesë e tij që jeton në Prishtinë, ka kishën e vet në njërën nga lagjet kryesore të qytetit, e cila i përmbush plotësisht nevojat e besimtarëve ortodoksë për kryerjen e shërbimeve fetare, gjë që, natyrisht, është e drejtë e tyre e patjetërsueshme.

Të kujtojmë gjithashtu se në kohën kur u vunë themelet e kësaj kishe dhe më vonë, deri në vitin 1999, të gjitha rrugët dhe sheshet e Prishtinës dhe të qyteteve të tjera të Kosovës, qenë pagëzuar me emra mesjetarë serbë: me emra knjazësh, mbretërish e vojvodësh. Po të ishte “gjallë” ende regjimi i Millosheviqit, unë dhe fqinjët e mi, fjala vjen, do të banonim në rrugën “Carica Milica”, e cila sot mban emrin e një personaliteti të devotshëm e humanist të proviniencës fetare, Imzot Nikë Prela.

Jo vetëm rrugët e sheshet, por edhe shkollat e fakultetet, në vitet e rënda të okupimit serb, qenë serbizuar e pravosllavizuar me emrat, me bustet dhe ikonografinë e tyre. Mjafton të përmendim faktin se shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Ulpianë iu ndërrua emri me dhunë nga “Hasan Prishtina” në “Dositej Obradoviq”, kurse busti i Hasan Prishtinës u zhduk pa gjurmë. Në oborrin e Fakultetit Filologjik qe vënë përmendorja e Vuk Karaxhiqit, thik përpjetë; në hapësirën ndërmjet Fakulteti Filozofik dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare – shtatorja e Njegoshit gjerë e gjatë, kurse përpara Rektoratit ajo e Dositej Obradoviqit. Asnjëra syresh sot nuk janë më, sepse nuk e kishin vendin aty.

Një kishë e ngjashme, si kjo në Prishtinë, qe ndërtuar edhe në Gjakovë, në qendër të qytetit, ngjit me Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”. As kjo sot nuk është më, sepse nuk e kishte vendin aty.

Ideja e vjetër e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe serbizimin e saj, provoi të bëhet realitet në fund të shekullit XX. Kisha në fjalë është pjellë e kësaj ideje dhe serbët, si këta “tanët” këtu, ashtu edhe mentorët e tyrë në Beograd, e dinë mirë këtë. Tjetër punë që ata bëjnë zhurmë (lehin edhe kur kafshojnë!), sepse e tillë është filozofia e tyre jetësore dhe politike, një filozofi tipike hegjemoniste e shoviniste.

Po ne shqiptarët, a kemi edhe ne ndonjë kusur lidhur me këtë kishë djallëzore, pjellë e politikës antishqiptare me traditë shekullore, frymëzuese kryesore të së cilës kanë qenë Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, pa përmendur edhe disa institucione të tjera më pak të rëndësishme. Po qe se duam ta themi të vërtetën e plotë, pa i bishtnuar, pavarësisht në u pëlqen qarqeve të caktuara politike e të tjera në Kosovë e më gjerë, si dhe individëve mendjepaktë e të molepsur paragjykimesh, ndërtimi i Katedrales katolike në lokacionin ku dikur ishte Gjimnazi “Xhevdet Doda”, pra në vend të një shkolle, pa u zgjidhur problemi i “dregzës” së madhe, ishte një hap i ngutshëm dhe i pamenduar sa duhet. Mund të duket si njëlloj herezie, por nuk mund të mos e themi se ndërtimi i Katedrales tërthorazi ia forcoi themelet “Kishës politike serbe” jo larg saj.

Një faktor tjetër që ndikoi në “forcimin e themeleve” të kësaj kishe qenë edhe trazirat e vitit 2004. Sado që shkas i këtyre trazirave ishte mbytja e tre fëmijëve shqiptarë të fshatit Çabër në lumin Ibër, të ndjekur me qen nga një serb lokal, nuk mund të arsyetohet djegia e disa kishave serbe (edhe pse as sot e kësaj dite nuk dihet se kush e bëri këtë, dora e kujt qe ajo që vuri zjarr mbi ato objekte që shqiptarët nuk i kishin prekur kurrë, kurse UÇK-ja ishte kujdesur t’i ruante gjatë luftës). Propaganda e Beogradit, e ndihmuar edhe nga segmente proserbe të UNMIK-ut, e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë revoltë, për t’i paraqitur shqiptarët si “vandalë”, kurse serbët lokalë si viktimë të “nacionalizmit shqiptar”!

Një gabim tjetër, i panevojshëm, u bë tash së voni, në muajt e verës, kur, në saje të deklaratës së një a dy grave të frustruara gjatë luftës, filluan gërmimet për gjetjen e varrezës masive pranë Kishës (kriminelët serbë, sado të verbër nga urrejtja, nuk ishin aq naivë sa t’i groposnin shqiptarët e vrarë në qendër të qytetit!), të cilat rezultuan me asgjë. Menjëherë pas kësaj zëvendëskryeministri serb në qeverinë e Kosovës (dhe të Metohisë-sipas tij) doli e tha: “Ja, gërmuat, s’gjetët asgjë. Tani legalizoni Kishën!”. Kurse pa kaluar shumë kohë pasoi aksioni për “pastrimin” e “hramit”, brenda dhe jashtë, në të cilin morën pjesë, me fshisa në dorë, përveç “qytetarëve të thjeshtë”, edhe zv.kryeministri Stojanoviq dhe Peshkopi Teodosije. Ky aksion “spektakular” dhe përgjigjja e zbehtë e të rinjve shqiptarë, grupe fare të vogla studentësh të UP-së që protestuan kundër “ringjalljes” së kishës, u bënë shkas që të hapet një debat i gjerë lidhur me këtë objekt. Kështu, pas një heshtjeje të gjatë dhe gati të plotë më se dhjetëvjeçare (personalisht jam prononcuar dy herë për këtë çështje: para se të fillonte ndërtimi i saj, në vitin 1991 dhe pa filluar ndërtimi i Katedrales në vitin 2006), të gjithëve iu hap goja dhe filluan të flisnin mbarë e prapë për “kishën”. Bie në sy qëndrimi tepër servil dhe joparimor i politikanëve të Kosovës, të cilët për hir të karrierës së tyre janë gati ta legalizojnë këtë objekt djallëzor.

Ç’të bëhet me të? Të rrënohet ashtu siç e meriton një objekt i ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe pa pikë nevoje nga pikëpamja religjioze, thjesht për qëllime politike dhe aty ku s’e ka vendin, apo të zhvendoset në një vend tjetër, jashtë kompleksit universitar, në një vend të përshtatshëm, që do t’u përgjigjej pjesëtarëve të minoritetit serb. (Rrënimi do të ishte punë e pastër, që e zgjidh problemin një herë e mirë, kurse spostimi është më i lehtë dhe besoj edhe më i pranueshëm jo vetëm për serbët, por edhe për ndërkombëtarët).

Është jo vetëm i çuditshëm, por edhe tmerrësisht jodinjitoz qëndrimi i politikanëve kosovarë lidhur me këtë problem: kishën politike të Arkan-Millosheviqit në truallin e Universitetit. “Të mos preket”, thotë njëri nga maja e piramidës. “T’u lihet besimtarëve ortodoksë, nëse ka”-  ia pret tjetri, një ish-komandant, duke harruar se serbët janë ortodoksë. “Të mos bëjmë zhurmë. Nuk na duhet ky luks!” – shton një i tretë. Kurse i katërti, kryetari i një partie proislamike, propozon që Kishës serbe dhe Katedrales katolike, t’i shtohet edhe Xhamia myslimane, te Rektorati (sic!), kurse “kampusi universitar” të spostohet në periferi të qytetit, diku jashtë, por pa e përcaktuar se ku, sepse, sipas tij, në asnjë qytet të botës, nuk paska fakultete në qendër të qytetit si në Prishtinë. Po Sorbona ku është, o zotëri? Në zemër të Parisit! Dhe askujt deri më sot s’i ka vajtur mendja që ta largojë prej aty, ta çojë diku në periferi!

Serbia si shtet nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin ndaj Kosovës. Për Vuçiqin e Daçiqin, sikurse për Millosheviqin e Sheshelin, Kosova është pjesë e Serbisë, kurse mësuesit e tyre shpirtërorë janë heronj! Diplomacia serbe nuk lë derë pa trokitur për ta penguar njohjen e Kosovës si shtet, kurse pas bisedimeve të Brukselit dhe marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, të nënshkruara me lehtësi të padurueshme nga “paria” jonë,  prania e Serbisë në Kosovë është gjithnjë e më e madhe dhe më e fuqishme. Qeveria aktuale e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë pa “Listën serbe”, prandaj tregohet kaq e pambuktë edhe ndaj kishës-dregëz në zemër të Prishtinës. Rivitalizmi i kishës millosheviqiane do të ishte për palën serbe një fitore e re në raport me Kosovën dhe një dështim i radhës nga ana e udhëheqjes së Kosovës.

Dhe në fund, po e mbyllim me një konkluzion, që mund të quhet edhe aksiomë. Sa më shumë lëshime që u bëhen serbëve, aq më shumë zgjohen orekset e tyre. Kur do ta mësojnë, më në fund, politikanët tanë të mjerë këtë leksion?!

 

September 22, 2016 10:28
Komento

11 Komente

  1. Paul Tedechini September 22, 13:39

    Kisha e Millosheviqit duhet te prishet njikohesisht me tyrben e sulltan Muratit, si dy objekte te dy pushtuesve kriminal dhe te masakruesve te popullisse shqiptare.

    Reply to this comment
  2. Spathiati September 22, 14:33

    Fundamentalistat islamik te Kosovostanit, ne vend qe te na pergjigjen, se si dhe pse turqit dhe arabet mbollen mijra xhami islamike ne kosovostan, na flasin per 1-2 Kisha te Shenjta Serbe Kristiane.
    Mbetje turkoarabe!

    Reply to this comment
  3. Taimond vlonjati September 22, 15:58

    Ne fakt qe te mis njere ne sy i orishni te dyja edhe Kishen edhe Tyrbrn e Sulltanit

    Ose me mire i krheni ne bibloteja re dyja

    Kusha newe edht tek Univerditeti krheheni ne Bibloteje te Univerditetit dhe oastaj gradualisht ga ndryshoni edhe fasaden

    Ndersa Turben e Sulltanit kthejeni ise ne Bibloteke ise ne shkolle oer femijet

    Ne jet menyre edhe nderkombetaret nuk do ankohen shume m, sepse krijohet imazhi i kure qe kishen e jrhejme ne Bibloteke ku te rinjte te nesojn

    Reply to this comment
  4. beni September 22, 17:22

    Po iqni dore nga ky lloj nacionalizem i qelbur e i felliqtese si Serbet e shqiptaret keni nje zot te perbashket Boll me turqin e sulltanet qe perfaqsojn Interesse e tyre e jo ato te rajonit,integrojuni e behuni europian te vertet se na Cat bythen me xhamit e kalifatet¿¡¿¿¿?

    Reply to this comment
  5. Lpl. September 22, 19:13

    Kthenu Katolik te pakten se kishen e keni se jua fale Serbia per studentet qe te studjojne kulturen perendimore ,dhe te ktheheni qe te hiqet damka e trejendeshit te gjelber .Pse me te vertete kujtini ju mislimanet se beheni antare te Evropes me te drejrt te plota me ata qe kane drejtuar Perandorune e Shejte Romake 900 vjete dhe kane ndenjur ne lufte duke mbrojtur keta kufij qe ka Evropa edhe sot nga Turqia se bashku me gjithe pipullsine qe solli nga lindja e Kaukazi per te tjetersuar Ballkanin dhe Evropen .Harrojeni Evropen keshtu do na mbajbe terhiq e mos keput deri sa tju mbushet mendja dhe ta brakusni kulturen islame dhe te betiheni qe nuk do i perkasim me asaj feje dhe kulture se perndryshe perhere burrat e Evropes do gjejne preteks per te na vonuar , apo se keni kuptuar akoma se perse ne Kosoven Bosnjen dhe maqedonine Serbine me te cilen kane konflikte mijra vjeçare na mbajne me aspirina dhe ne krize te perhershme .Ata kisha munde te ju ndihmojne per integrim me shpejt dhe mos u krenoni me Xhamia se Evropa qe nuk shihet nuk ju do ne kete menyre qe jeni nje grade me lart se kafsha .Evropa eshte e Krishtere mos harroni nuk u be ateiste 20 vutet e fundit por u be me tolerante me mislimanet dhe grupimet tjera ,mos i nevrikosni Gjermanet qe drejtijne Evropen tash 1100 vjete nuk eshte rastesi .

    Reply to this comment
  6. haku September 22, 19:58

    Tash ose kurre eshte koha qe Kosova te jete serbe- thoshte Milloshevici kur i suprimoi te gjitha te drejtat e shqiptareve dhe filloi rikolonizimin e Kosoves me kolone serbe. Nderkaq, kryetari i Jugosllavis Borisav Jovic nga Mitrovica paralakmron:KURE ME SHQIPTARI NUK DO TA SUNDON PRISHTINEN!? Per realizimin e ketyre ideve dhe realizimin e projektit te Garashaninit e Cubrillovicit duhet vepruar. Veprimi me efikas gjithesesi eshte ai i Kishes Ortodokse Serbe ( KOS ). Propaganda serbe pat deklaruar se gabimi me i madh ne Jugosllavi ishte formimi i Univerzitetit te Prishtines me shumicen absolute te studenteve shqiptare. Pra, keti institucioni duhet futur flaken. Fitili me i mire e me efikas per kete ceshtje eshte kisha serbe. Nje politike e tile e KOS me shekuj zbatohet kunder shqiptareve. Millutini per here te pare e okupon Kosoven dhe kur Perandori Bizantin si vheherr i tij i thot qe te terhiqet nga Kosova Millutini i pergjigjet:Me shpate e mora dhe vetem me shpate mund ta huimbas Kosoven. Keshtu vepra e pare e tij ne trojet shqiptare eshte Manastiri i Gracanices kushtuar gruas Simonida.Pas tij ndertohet Manastirin e Decanit perkushtuar Stevan Decanskit. Edhe ky monument ndertohet ne trojet shqiptare, aty ku nukl kishte banore serbe. Pastaj vie ndertimi i Patriarkanes serbe ne Peje e cila si sli shperngulet nga Zhica ne Serbi. Nga libri per Sveti Saven shihet kjarte se kjo godine ndertohet ne Dukagjin per shkek te trojeve te pasura shqiptare. Aq me teper permendet se Patriarkana nuk eshte ne sherbim antishqiptare. Qe ishte antishqiptar tregon fakti se Patriarkana eshte ndertuar ne truallin e kishes shqiptare gje qe edhe sot ne oborrin e Patriarkanes shihen shume kjarte rrenojat e kishes shqiptare. Qe Kisha Ortodokse Serbe ishte dhe eshte promotor i prapagandes kunder shqiptareve shihet edhe nga veprimi i saj ndaj trojeve te MUHAXHEREVE te shperngulur me dhune nga rajoni i Toplices (nje teritor aferisht sa Kosova
    ne jug te Nishit. Serbia rrenon te gjitha godinat fetare te shqiptareve ne 600 e sa fshatra te ketij rajoni dhe me njehere ndertohen manastire te Kishes serbe. Sot ne kete rajon ka manastire me shume se ne tere teritorin tjeter te Serbise. Keto ndertime behen me qellim qe muhaxheri mos te kthehet me ne vendin e tij. Kjo edhe ka ndodh: muhaxheret me kurre nuk mund te kthehen ne rajonin e Toplices.
    Tani kisha me e re antishqiptare ishte parapre dhe ndertohet ne qender te
    “trurit” te shqiptareve-prane Univerzitetit te Prishtines. Ky eshte ndertim kryekeput antishqiptare dhe mese provokues. Shqiptaret nuk do ta lejojne veprimtarine e saj praktike.
    Per serbet te cilet deshirojne bashkejetesen me shqiptaret dhe e deshirojne pajtimin e vertet duhet vet te marrin insiativen per largimin e asj godine nga ai vend.
    Duhet haptazi t’i thohet Jabllanovicit se ne Gjakove mund te vie sa here te doje por vetem pasi t’i laje borgjet e masakrave te kryera ndaj popullates se pafajshme. Ne tere Kosoven duhet te veprohet si ne Gjakove e Mushtishte le te dije Europa se pushtetin ne Serbi e kane po te njejtit persona te cilet me mija e mija shqiptare i hudhen ne THELLSIRAT e Danubit. U gjeten vetem ata te DOSJES “DUBINA 2” e ku jane ata te “DUBIN 1” e cila me siguri egziston. E ku jane ata te “DUBINA 3” 4 etj. Duhet t’u thohet troc se shume heret po viejne ne vendin e krimit!!!

    Reply to this comment
  7. meti September 22, 21:21

    Gurethemelin per kishen ne oborrin e univerzitetit te Prishtines e vuri krimineli Milosevic bashke me Krimineklin tjeter Arnane,ne kohen kur i larguan te gjithe studentet dhe profesoret shqiptare nga universiteti Qellimi nuk do komente…Por interesante se keto komentuesit e tipit beni &co arsyetojne cdo veprim gjenocidial vetem te qon uje ne te tyren orthodhiksi….Ku eshte dallimi ne mes te ISSIt dhe ketyre binave….?

    Reply to this comment
  8. Mark uk September 23, 09:14

    Pse nuk folen kta turq shqipfoles kur u ndertue kjo kishe,po flasin tash.Kurrsesi nuk duhet te hiqet.Po fajen e ka Sali Berisha.Ai duhet ti kishte dhene naft ma shume Miloshevicit,se vetem ai e dinte se cfar meritojn kta turq qe fatkeqsisht flasin shqip.Nje faj te madh kemi edhe shqiptart,se duhej dalur ne kufi ne 98-99 e ti kthenim mbrapa e te merrej serbija me ta.

    Reply to this comment
    • skeptiku September 23, 12:11

      Po ti mor pis pse nuk flisje ne kohe te Enverit? Po kur falimentuan fajdet dhe iku per lesh vendi ne ’97 perse nuk flisje ti me shoket e tu trima? Po per korrupsionin dhe papunesine perse nuk rebelohesh? Se je nje cope injoranti ja perse. Paramilitaret serbe, si ai krimineli i Arkanit, ty te benin copa-copa. Dhe te genjen mendja nqs mendon se do te kursente se gja je katolik. Vrasesi vrases ngelet. Hidhi nje sy historise dhe shiko se c’katrahure bene druzhet e tu ne Kroaci. Se pjesa e Bosnjes dhe Kosoves nuk te prek ty se jane musulmane apo jo? Kur nuk kupton ate qe shkruhet cfare dreqin kerkon qe ben si i zgjuar? Lufta nuk i urohet askujt ore derezi. Po mortje si ty e kane hak faktikisht!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*