Kisha e Butkës, ndoshta faltorja më e çuditshme në planet: Në të njëjtin altar, Krisht e Muhamet!

Vepror Hasani March 1, 2015 12:00

Kisha e Butkës, ndoshta faltorja më e çuditshme në planet: Në të njëjtin altar, Krisht e Muhamet!

Ndaç besojeni, ndaç mos e besoni, por kujdestar i kishës së Shën Thanasit në fshatin Butkë të Kolonjës, që duhet të ishte i krishter, është mysliman(!), 83-vjeç, dhe quhet Gazi Hasanas!…

Si një gazetar i vjetër dhe profesionist, për të qenë deri në fund i hapur dhe i sinqertë me lexuesin, më vjen mirë për dy gjëra në këtë shkrim: e para, që kjo kishë ndodhet në vendlindjen time dhe, e dyta, që kujdestari i kësaj kishe që po flasim, është im at, Gazi Hasanas, një “mysliman i thekur”.

Në këtë kishë, doemos, do të gjesh së pari, ikonat e Krishtit dhe Maries, ashtu sikurse nuk mungojnë as portretet e shenjtorëve të besimit islam. Ata që kanë patur rastin ta vizitojnë kishën, në fillim janë hutuar, por së fundi e kanë marrë veten për atë çudi që kanë pare.

Gati çdo ditë në këtë kishë vijnë edhe të krishterët edhe myslimanët. Ndezin qirinj, falen, puthin shenjtorët e besimit të krishterë, por edhe ata të besimit islam, pa ndonjë dallim dhe pa menduar se po bëjnë ndonjë mëkat, dhe që të gjithë dalin prej andej të kënaqur.

Në të vërtetë, na thotë Gazi Hasanas, fillimisht u vendosën ikonat e Krishtit, por pastaj dikush solli panoramën e Xhamisë së Plumbit, një tjetër atë të Mekës e më pastaj simbolet e të dy besimeve të mëdha u vendosën pranë njëra-tjetrës ashtu siç i gjen edhe sot e kësaj dite. Tashmë kjo ndërtesë është edhe kishë edhe xhami në të njëjtën kohë. Aty gjen njerëz që falen dhe bëjnë kryqin, ashtu siç shikon të tjerë që bien në gjunjë dhe i falen Muhametit.

Për shumë vite kjo kishës e vogël u bë edhe një pikë çlodhjeje për të gjithë emigrantët që shkonin në Greqi, faleshin aty të krishterë dhe myslimanë dhe niseshin përsëri për udhë. Nëse ka ende njerëz që nuk do ta besonin këtë histori, atëherë le të vijnë në fshatin tonë në Butkë”, thotë kujdestari i kishës Gazi Hasanas.

Rast unikal në planet: Në të njëjtin altar, Krisht e Muhamet!

Sot në këtë vend organizohet edhe festa e përvitshme, ku mblidhen gjithë banorët e Butkës, të cilët janë shpërndarë nëpër qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë shtetit. Sa herë që vijnë i falen edhe Krishtit edhe Muhametit, njëri bën kryqin e tjetri bie në gjunjë. kjo ndërtesë është bërë e dashur për të gjithë.

Vijnë aty e falen edhe banorë të fshatrave përreth. Që nga ajo ditë e deri më sot, në këtë ndërtesë qëndrojnë pranë e pranë edhe shenjtorët e besimit të krishterë edhe ata të besimit mysliman. Njerëzit, (të krishterë dhe myslimanë), nuk harrojnë të sjellin aty portretet e shenjtorëve të tyre, por kurrë nuk ka ndodhur që të heqin një ikonë të besimit të tjetrit dhe të vendosin ikonën e besimit të vet.

As nuk e kanë menduar ndonjëherë këtë gjë dhe as ka për të ndodhur. Tashmë ndodh rëndom që të takohen aty të krishterët e fshatit Shtikë me myslimanët e Butkës dhe secili të kryejë ritet e veta pa patur ndonjë drojë prej tjetrit, madje të bisedojnë edhe për Krishtin edhe për Muhametin e të bien në një mendje se Zoti është një dhe i vetëm.

Në shekuj, një Vend i Mirë

Kisha e Shën Thanasit është një kishëz e vogël, vijon rrëfimin e tij, kujdestari i kishës. Muret e saj të vjetër mundën t’i rezistonin kohës deri vonë, por pas vitit 1967 ato u lanë në mëshirë të fatit dhe gjithçka u rrënua plotësisht. Përveç një grumbulli gurësh nuk mbeti asgjë, por si shenjë e ekzistencës së saj qëndroi një pemë e lartë që banorët e Butkës e quajnë “krekëz”. E ruajtën atë që askush të mos i priste qoftë edhe një degë të vetme. Pema që zgjeronte kurorën e vet vit pas viti, tashmë mund të jetë shekullore. Kështu e mbajnë mend të gjithë atë pemë të çuditshme që vetëm rritet.

Megjithatë, edhe gjatë viteve të monizmit, banorët e fshatit Butkë, të cilët që të gjithë i përkasin besimit mysliman, shkonin atje fshehurazi dhe i luteshin zotit për hallet e tyre. Ndodhte që atje të gjenin edhe njerëz të tjerë (të krishterë e myslimanë), por që të gjithë hiqeshin sikur ishin ndodhur aty rastësisht. Ishin të shumtë ata që këpusnin një degëz të vogël nga pema dhe e çonin në shtëpi, njësoj sikur të kishin çuar Zotin në banesat e tyre.

Si u rindërtua kisha?

“Sikurse e thamë edhe më sipër, kishëza e “Shën Thanasit”, pas viteve 1967 u rrënua tërësisht, kujton me nostalgji dhe dhimbje Gazi Hasanas. Pas viteve ’90 banorët e fshatit Butkë ndjenë nevojnën e një ndërtese kulti. Edhe mund të ndërtonin një xhami të vogël, sepse fshati sot nuk ka më shumë se 10 familje, por që të gjithë e panë të udhës të ngrinin kishën e “Shën Thanasit”.

Ndërtimin e saj e morën përsipër djemtë e Qani Hasanasit dhe ata e ndërtuan po mbi ato themele dhe po aq të madhe e të lartë sa ç’kishte qenë dikur. Madje për këtë gjë pyeten edhe baba Reshat Bardhin dhe përgjigjja e tij ishte: “Edhe pse jeni myslimanë, ju mund ta rindërtoni kishën”. Dhe kështu ndodhi.

Respekt për idhujt, respekt për njëri-tjetrin

Ndaj dhe Butkallinjtë nuk e patën të vështirë të shkonin e të faleshin në kishën e “Shën Thanasit”, sepse e dinë mirë që Zoti është vetëm një. Megjithatë, në qoftë se dëshiron t’i pyesësh, pse nuk bëheni përsëri të krishterë, kjo punë tashmë u duket e vështirë, sepse që prej shekjush kryejnë rritet e besimit Islam dhe janë mësuar me to.

Mbi të gjitha u pëlqen të respektojnë njëri-tjetrin, të jenë miq e vëllezër ashtu si dukur, kur një nga djemtë e familjes Papa qëndroi i krishterë e tjetri u bë mysliman. Këtë filozofi gjen edhe te kisha e “Shën Thanasit”, ku shenjtorët e të dy besimeve qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe askush nuk i vështron me çudi. Mbi të gjitha, ndihet respekti i barabartë për shenjtorët e dy besimeve të mëdha, myslimanë e të krishterë”. Me këto fjalë e mbylli rrëfimin e tij, kujdestari i kishës së “Shën Thanasit”, Gazi Hasanas

Nga Frashëri i Dangëllisë në Butkë të Kolonjës

Në të vërtetë për banorët e Butkës nuk ka asgjë të çuditshme pse ata falen në kishë, ashtu sikurse nuk do të kishte asgjë të çuditshme edhe po të faleshin në xhami. Të gjithë e kanë të qartë dhe e dinë mirë se kush kanë qenë dikur. Origjina e tyre është fshati Frashër i Dangëllisë. Janë njerëz që e kanë të shkruar historinë e vet që nga shekujt më të hershëm e deri më sot.

Emrat e tyre të vjetër nuk i përkitnin as besimit katolik dhe as atij ortodoks. “Në fakt, – shpjegon historiani Kristo Frashëri,- te libri i tij: “Frashëri – shkëlqimi dhe rrënimi i tij”, ato nuk janë as emra të ritit katolik, as të ritit ortodoks. Ato janë emra të onomastikës së krishterë shqiptare të krijuara në kohën e krishterimit të hershëm, pra, kur nuk ishte kryer ende ndarja në vitin 1054 midis ritit perëndimor dhe ritit lindor të krishterimit”.

Sipas regjistrit mufasal të vitit 1506, emrat e frashërllinjve ishin të tillë: Dedë Duka, Dukë Kryeziu, Uk Dedë Gjini, Kozma Shurbi, Llazër Gjoni, Dhimitër Nikolla, Lekë Kushta etj. Në këtë kohë Frashëri kishte 41 shtëpi dhe vetëm një prej tyre kishte përqafuar besimin islam, disa vjet më vonë u bënë 8 familje e më pas numri i familjeve myslimane u bë shumë më i madh.

Që të gjitha këto i dinë mirë banorët e Butkës. Në fillim kishin qenë djemtë e Nikollës që përqafuan besimin mysliman, një nga djemtë e tij u quajt Jusuf. (Gjithnjë sipas regjistrit të vitit 1506 dhe 1583). Një nga djemtë e Gjikës u quajt Hasan dhe një nga djemtë e Dedës u quajt Mehmet. Edhe një nga djemtë e familjes Papa u quajt sërish Hasan e kështu me radhë.

Ndaj, sa herë që bënin fejesa e dasma e mblidheshin të gjithë bashkë, ku mund t’u qëllonte që njëri prej vëllezërve të ishte i krishterë dhe vëllai tjetër të ishte mysliman, ashtu sikurse motra mund t’i përkiste njërit besim e vëllai besimit tjetër. Më vonë, shpesh do t’u qëllonte të shkonin bashkë edhe në kishë edhe në xhami. Ndodhte kështu sa herë shoqëronin njëri-tjetrin.

Ndaj dhe shpesh ata këndonin këngë të tilla: “Ku di Çoku ç’të bën Bajrami/, Ku di çoku ç’të bën Kurbani/, Merr gjysmën e hedh në furë/, Gjysmën tjetër e ble verë/, Të pihesh të bëhesh burrë/Të kesh nder ndër të tjerë…”.

Me epitetin “Çoku” njihej fisi i Hasanllarëve, i cili ishte një fis i madh, ndërsa fjala “Çoku” në turqisht ka kuptimin “shumë”, që do të thotë se ata ishin të shumtë në numër. Madje, sipas studuiesit Alfred Frashëri: “Një nga të parët e Aliçkëve, për të cilin dihet diçka, është Hasani, i cili duhet të ketë jetuar rreth dhjetëvjeçarëve të fundshekullit të XVIII në Frashër. Thuhet se ishte pasardhës i një familje të madhe me shumë djem,vendas në Frashër prej shumë vitesh përpara.

Ka qenë shumë trim dhe me djemtë e tij dhe me farefisin e tij shpesh herë ngrinte krye kundër autoriteteve osmane pushtuese, sepse, siç thuhet, nuk pranonte të dërgonte djemtë në ushtri dhe nuk paguante taksa. Në kazanë e Frashërit ishte mjaft i njohur dhe me autoritet të madh aq sa populli thoshte: “Ku pyet Hasan Çoku për halldupin!… Për qëndresën dhe zullumet që bënte kundër Turqisë u dënua me vdekje. Sulltani lëshoi dhe një ferman për vdekjen e tij”.

*Reportazhi mund të lexohet i plotë në suplementin memo-enciklopedik që botohet çdo të diel në DITA 

 

Vepror Hasani March 1, 2015 12:00
Komento

25 Komente

  1. GRAMOZ March 1, 12:18

    KISHA E BUTKES ESHTE VLERE E BESIMEVE FETARE SHQIPETARE ,KJO ESHTE REALITET KUDO ,NE ANET TONA SHKOMIN NE KISHA DHE XHAMI DHE I BEMIN FESTAT SEBASHKU ,UNE SHKOJA ME SHUME TEK KISHA E HOCISHTIT SEPSE NE DIMIN SHUME MIRE INDENTITATIN E TE PAREVE TONE QE JANE KONVERTUAR NGA KRISHTER NE MUSLIMAN NGA PERANDORIA OSMANE ,KEMI RENJE KRISHTERE DHE JEMI SHQIPETARE..

    Reply to this comment
    • Tani March 2, 11:13

      O kokrra e injorantit Vepror. Si the? Unike ne planet? por ke sa te duash o derdimen ne Kordova, Sevilja, Kadiz, Marbeja, Almeria dhe ne gjithe Andaluzine e ish Kalifatit te Kordoves. Madje ne mes te Alahabres se famshme te Granades.

      Reply to this comment
  2. Vladimir March 1, 13:21

    Prekesh kur lexon per keta shqiptare te vertete, gjithe miresi e tolerance, ne vazhden e traditave tona te mrekullueshme qe ne ruajten si popull, pergjate nje rruge te veshtire pushtimesh e genocidi te hapur nga te gjithe pushtuesit ne shekuj. Ky eshte shpirti i vertete shqiptar.
    Dhe duhet pranuar qe ato treva, Permet-Kolonje e per rreth tyre(une nuk jam nga ato ane), kane qene e jane shpirti i shqiptarizmes.
    Shqiperise nuk i mungon asgje qe te behet Zvicer, njerzit qe e kane ne gjak mikpritjen, natyre e shkelqyer, deshire per pune, tolerance fetare, kosto te uleta sherbimesh…
    Sa per banditet, qe sikur jane shumuar keto dekadat e fundit, ka vetem nje rruge, dhune ligjore. Nordiket, qe sot jane kampionet e zhvillimit e te demokracise, kane prere duar e veshe, kane vene vula me zjarr ne balle, derisa edukuan njerezit me shpirtin e ligjit.

    Reply to this comment
  3. Koco March 1, 14:21

    Cudite shqiptare per besimin jane te pa gjendura ne bote . Dikur me tregonte nje burre zoteri nga Tirana me mbiemerin Preza me origjine nga vonat e Veriut , i cili kishte byrazerllek e familjaritet me Tasi Mangerin e vinte shpesh ne te gjalle te tij ne Poradec . Ai tregonte se ne fshatin e te pareve te tij , me banore nga te dy besimeve atij Katolik edhe Mysliman . Dy shoke shkolle te besimeve te ndryshen , shkojne e shkollohen njeri per Prift Jezuit e tjetri per Hoxhe Efendi , e me pas fillojne detyrat ne te njejtin Katund , por pa asnje ndryshim ne mardhenjet e shoqerine e ngushte midis tyre dhe ne pasjonin per fjalen e gjuhen shqipe … Kjo gje nuk u prit mire nga nje pjese e komunitetit Musliman dhe e bejne problem ne Myftinine e Shkodres te cilin me pas e thert Myftiu dhe prerazi i le nje afat pre 3 dite te vendoste ne se do ti jepte fund lidhjeve e miqesise me shokun e tij Prift , apo do hiqte dore nga rroba ” Callma e byrdeja ” e Hoxhes . I deshperuar kethehet ne Katund dhe i thote Shokut ,mikut te tij Prift per ultimatumin e dhene nga Myftiu .Diten e neserme shoku kleriku Prift i tija i deshperuar shkon me Mitropoline e Kishes ne Shkoder dhe kerkon takim me Imzot At Gjergj Fishten dhe ja shpreh shqetsimin dhe deshperiminper ndodhine e shokut te tija . Dhe me pas mori nje pergjigjie te Cuditeshme ! Ti thuash atij shokut tend qe me sa mesova ai qenka shqiptar i devoteshem , ti shkoje e ti thote Myftiut se , Ai nuk do heqe dore as nga miqesia se per shqiptarin ” Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria ” dhe pasi tja dorzoje veshjen etj . te vije me ju ketu, Mbasi une do ta Shuguroj Klerik te Krishter Prift , dhe do ti dorzoj Ungjillin ,Veladone . Kamillafin , Kryqin dhe te shkoje te kryeje sherbesen ne nje Dioqese te ndodhur fshatit te tij . Keto fjale pasi ju trasmetuan shokut te tij Hoxhe i cili shkoj ne Shkoder dhe ja komunikon qendrimin e tija se nuk do hiqte kure dore nga miqesia dhe se do ti sherbente Zotit me detyren e Klerikut te Krishter te cilen ja kish ofruar Imzot At Gjergj Fishta .! Kjo pergjigjie e tronditi Myftine edhe per impaktin qe mundet te kish ky veprim dhe mbasi u konsultua me Krye Myftime ne Tirane , “Urdheroj qe ti vihej kapak atij muhaheti , dhe te vazhdonte detyren e Klerikut Hoxhes dhe te vazhdonte miqesine e tij me Klerin Katolik . e cila ishte edhe zgjedhja e duhur , me hir a me pahir te Myftiut .

    Reply to this comment
  4. [email protected] March 1, 14:31

    jame per shfarosjen e islamit nga trojet tona ,por , me ben shume pershtypje toleranca fetare.

    me ben pershtypje te madhe ,sepse jemi aq te nxituar dhe jo te qete si njrez ,sa eshte e veshtire te besosh se jemi te vetmit ne bote ,kaq shume tolerance !

    megjithate ,per islamin kam shume rezerva ,sepse eshte nji besim tundues dhe le prapa vetem injorance e prapambetje !uroj vetem per te miren e te gjithe shqiptareve {sidomos te femrave }
    zhdukjen pa nam e pa nishan te kesaj kolereje qe e respektojme nga e keqja !

    Reply to this comment
  5. Shqiptar March 1, 15:40

    Eshte nje artikull per tu lavedruar qe flete per nje realitet tolerance qindra vjecares mese shqiptareve qe fatkeqesisht keto vitet e fundit po shkone drejt shdukjes dhe luftes fetare. Sigurisht qe shkaktaret e kesaj ndarje dhe lufte fetare jane elementet obskurante si puna e DETARIT qe edhe ne nje shkrim te tille pozitive ku flitet per tolerancen shembullore mes shqiptareve, mere guximin dhe e ndyne me helmin e tij fondomentalist antishqiptare. Jane pikerishte keto pjella obskurantesh kryqetaresh qe jane si vellezrit siameze me xhoihadistet, arsyeja qe kjo dukuri pozitive tolerance mes shqiptareve po shkone drejt fundit te saje te dhimbshem. Sa me shpejte qe shqiptaret ti tregoin vendin ketyre provokatoreve obskurante antishqiptare, aqe me i shpejte do te jete dhe sherimi i kesaj semundje te neveriteshme qe keto kohet e fundit eshte perhapur gjithandeje si nje flame e keqe ku gjithe kokeboshet injorante intolerante marin guximin dhe na shesin denglat e tyre fondomentaliste. Sherim te shpejte o DETAR nga kjo semundje e neveriteshme se le kokren e namit me postimet e tua inolerante antishqiptare. Jame i sigurte qe me nje mentalitet te tille obskurante te neveritshem as vete Jezusi nuk do te pranonte se ai vete ishte Princi i Tolerances. .

    Reply to this comment
  6. arkivistja March 1, 15:43

    Ne Butke nuk besimtare syni,as te krishtere,keshtuqe kisha eshte ndertuar mbi germadhat e te vjetres,ndersa xhamia nuk duhet se pse.

    Reply to this comment
  7. LIGJI March 1, 16:26

    KJO ESHTE TOLERANCA ORTODOKSE DHE ZAPTIMI MYSLYMAN…DUKET QARTAZI…..!!!!!!?

    Reply to this comment
    • Shqiptar March 1, 17:09

      Po mire more “LIGJ” nuk ke sy ne balle te lexoshe se ajo kishe u ndertua nga duart, mundi dhe kontribui i muslimaneve per te krishteret? Kjo eshte toleranca muslimane shqiptare per vellezrit e tyre te krishtere qe provokator si puna tende duan ti vene kazmen. Po sigurisht si nje orthodoks fillo-greke qe je, nuk te pelqen kjo dukuri shqiptare.

      Reply to this comment
      • [email protected] March 1, 18:45

        o shqipo i nemur dhe pa sy ne balle !

        une ,fare qarte ne komentin tim , befasohem nga menyra e tolerances fetare !dhe nuk shpreha askunde ndonje vrer,sic e thua ti .une jam shqiptare i besimit me te vjeter dhe me shqiptare ,atij ortodoks !
        dhe si i tille ,sic thashe ,nuk paragjykova asgje nga pozetiviteti midis besimtareve ,por vetem per Besimin Makaber Islam,qe po leberit boten ,dhe njekohesishte ,po e tmerron ate ! Nuk eshte cudi ,qe nji dite nji nga femijet e tu ,ose nga fisi yt islamik,te marre rrugen per tek kardashet e tij ne Siri !Vetem kjo nuk eshte cudi !

        prandaj , po je shqiptare i paster ,beji shurren kuranit qe te meson ne rreshtat e shkruara nga mender pederasti Muhamet,qe cdo mysliman i mire ,munde te palloje pa problem vajzen e dajos ,te xhaxhajit apo dhe te hallos !Shqiptari i paster nuk e ka zakon ate gje ,dhe prandaj e thashe edhe per ty ,se po je shqiptare i paster beja shurren kuranit dhe atyre raketave berthamore islamike.

        kjo feja e juaj edhe juve e respektoni nga zori , edhe ka ngelur si kolere ,dhe derisa te zhduket ,juve pseudo-myslimanet do ta respektoni per hipokrizi !

        sepse nji islamik i paster {sipas kuranit }duhet me patjeter te mos i shpetojne shalet e kusherirave te para.

        te pretendosh se je mysliman i paster me keto te dhena qe jane fakte sic e thashe me larte ,,,,eshte vetem nji turp !Pamvaresishte respektimit reciprok te besimeve ne Shqiperi ,Kosove ,Mal te Zi dhe Maqedoni !

        Respektojeni deri ne nji fare menyre MYSLMANIZMIN ….por futjani vrapit larg nga ajo kolere !Me respekt nga [email protected]

        Reply to this comment
        • Shqiptar March 1, 21:36

          Besimi me i vjeter i shqiptareve ka qene paganizmi qe te krishteret e tu e shkateruan me forcen e dhunes dhe terrorit, kjo eshte e verteta absolute. Ne qofte se do te kishe sado pake nje kulture historike minimale nuk do te dilje ne ate konkluzion idjote kur thua se (orthodokset jane me shqiptaret) kur kontributi i muslimaneve shqiptare per kete kombe eshte i konsiderushem dhe i pa diskutueshem. Duke nisur qe nga Eposi i Kreshnikeve ku ka hedhur rrenje gjeneza e shqiptarizmit, tek lidhjea e Prizerenit dhe shpallia e Pamvarsise se Shqiperise, kontributi i shqiptareve muslimane eshte maksimal dhe pa kete force doiminuse asgje nuk do te ishte realizuar dhe ne sot ndoshta do te flisnim greqisht apo serbisht, sic flasin sot te gjithe orthodoksit e tua “patriot” shqiptare Suliotet dhe Arvanitasit qe jane nga fillo-greket me te thekur qe nuk e kane ndalur asnjehere luften e tyre per ta shkateruar kete shtete qe eshte ngritur ne kembe me kaqe munde, sakrifica dhe gjake.

          Per cfare patriotizmi orthodoks guxon dhe me flete mua ti more coban malesh? Si harove ti mor obskurant goje ndyre qe ishin orthodokset e tu Suliot qe vrane ne pabesi vellezerit e tyre shqiptare musliman te Camerise dhe sot kjo trreve e bekuar i ka kaloi Greqise? Mos duhet te te tregoi ketu per “patriotizmin” e grekofileve orthodoks te Korces dhe Voskopojes qe u bene sebashku me grekun dhe ja durzuan gjithe krahinen juglindore te Shqiperise Grekut? Mos Duhet te te kujtoi ketu per “trimerite patriotike” te orthodoksit Spiro Milo me shoke qe i vune zjarin gjithe shqiperise se Jugut. Po per klerin orthodoks ne Jugun e vendit tone qe ishin pararoja e ushtrise greke kur ata pushtuan Jugun e vendit tone? Guxone dhe me tregone mua patriotizmin tuaj, kur ne fakte ju jeni me antishqiptaret qe vetem deme i keni bere ketij kombi. Shife mor ksizofren fanatik se me cfare gjuhe te poshter dhe fyese flete per besimin shumice te shqiptareve qe nuk te kane asnje borxhe. Kur do ti jepni funde lehjeve tuaja antishqiptare?

          Edhe tek bibla dhe kultura kristjane ka qene dhe eshte i perhapur poligamia dhe incenti. Nuk mendoi se eshte e rendesishme qe une te te sjelle ketu me qindra raste, por po te sjelle vetem kete paragraf te vogel

          (When God made Adam and Eve in the Garden of Eden, they were genetically perfect. They had no congenital defects, no diseases lurking in their DNA. Such issues came into the human race gradually, over the course of several thousand years. It’s possible that the environmental changes after the Flood had a part in accelerating cell damage; perhaps people were exposed to more cosmic and solar radiation as the drastic decrease in ages after the Flood suggests. Adam and Eve’s children married their full-siblings. Two thousand years later, Abraham was Sarah’s half-brother. There were many marriages between cousins in the Old Testament, including those of Isaac, Esau, and Jacob. In fact, marriage between first cousins is still allowed in some states in the U.S

          Tani ne qofte se do te zgjeroshe me teper njoherit e tua per kete pune, beji nje riserc ne internet dhe do te shofesh lakrorin pa pete qe guxhunjeret tuaj mariftcinje e mbyllin me kaqe kujdese. Mos haro te shofesh dhe Dinastite Mbreterore Britanike, te Frances dhe gjithe Evropes qe vashdoin akoma dhe sote me lidhjet e tyre martesore brenda familjes dhe fisit.

          Si fillim ketu ke dicka nga bibla tuaj e vyrtitcme:

          (Come, let us make our father drink wine, and we will lie with him, that we may preserve seed of our father. And they made their father drink wine that night: and the firstborn went in, and lay with her father; and he perceived not when she lay down, nor when she arose. Behold, I lay yesternight with my father: let us make him drink wine this night also; and go thou in, and lie with him, that we may preserve seed of our father. And they made their father drink wine that night also: and the younger arose, and lay with him; and he perceived not when she lay down, nor when she arose. Thus were both the daughters of Lot with child by their father.Genesis 19:32-36))

          Une nuk di se si mund te quhet normale veprimi peverst i Zotit tuaj qe si nje hajdut futet naten ne krevatin bashkeshortor te Maries dhe Jozefit dhe le me bare Marien qe ne ate kohe ishte nje kerrthi e njome? Ndoshta per ti more DETAR eshte normale nje veprim i tille, por per mua eshte nje perversitet i shpifur qe me sjelle zoret ne fyte, kurse sot ti e i bie ne gjunje ketij kryeoperversi. Si te duket kjo ti normale?

          Une mund te sjelle ketu me qindra fakte dhe argumenta dashakeqe per orthodokset dhe biblen tuaj, por nuk mendoi se eshte vendi qe ti beji nje karshillek te tille fyes te krishtereve te tjere qe nuk me kane ndonje borxhe. Po ti se njefe turpin prandaj je kthuer ne nje goje ndyre te pacipe qe se ke per gje te fyesh kedo qe ska besimin tend te Janulles.

          Kujdes o njeri se obskurantizmi tende fetar te ka cveshur plotesishte nga cdo vlere njerezore dhe te ka kthyer ne nje krijese te shpifur. Cdo njeri ka te drejte te besoi atje ku i do qejfi, po deshi dhe tek koka e gomarit. Shendet dhe te uroi nje sherim te shpejt se po le name me ate goje te ndyre dhe fyese.

          Reply to this comment
          • [email protected] March 1, 23:46

            o shqiptare !

            shqiptaret kane krishterimin besim te pare te tyre !nuk po bejme fjale per epoken e shkrepses ,por thjeshte para 2 mije vjetesh !

            o njeri fukara !

            une jam ortodokse dhe krenar!jam vetem shqiptare dhe asgje tjeter.
            bibla nuk lejon poligamine ose shume gra per nji kalif islamik !
            bibla thote te respektojme gruan se eshte ajo e para ne kete bote.

            kurse mender kurani yt ,thote lopa eshte me e respektuar se gruaja qe e vishni si gaxhorr dhe te kall daten.

            perversiteti tek kurani juaj eshte i ligjshem.tek ne nuk ndodh.
            ne raste se ndodhin denohen nga ne besimtaret ,

            kurse kurani ta ligjeron qe ta pallosh kusheriren e pare …pa frike fare.

            o njeri !
            po qe se te plagos kurani me shkarravinat e tij qe nuk i perkasin shqiptarise,te thashe ,…beji shurren.

            kurse per kristianet,laji mire dhembet kur ti zeshe me goje.

            kristianet te dhane mundesine te shkruash ,me germat e Todrit ,or tunxh !
            kristianet te sollen letersine,kinemane dhe teatrin,kristianet te sollen kulturen ,tolerancen dhe harmonine fetare,kristianet te sollen faljen e shtypjes 500 vjecare qe i benit nen kershillekun e vellajit tuaj…turkut !

            ishin kokmorra si puna jote ,qe me islamizmat dhe lepirjet e bythes qe i bete turkut per 500 vjete,shtypet kristianet dhe keni goje te flisni !

            ishin traplliqet tuaja turkoshake,qe humbem edhe kosoven edhe maqedonine dhe te gjitha trojet shqiptare.
            ishit ju bashkepunetore te turkut,qe detyruat miliona shqiptare te krishtere te gjenin strukun e tyre ne serbi dhe ne greqi,dhe sot po kerkon resta !
            shqiptaret e Sulit,ishin nga trimat me te medhenj ne bote.ata u shtypen prej fese se menderosur tuaj,qe i luftuan pas ikjes se turkut !

            po te mos kishit tradhetuar fene tradicionale te shqiptarit ,sote nuke do te prekeshe kaq shume.

            kush besim ka nxjerre me shume tradhetare,kristianizmi apo islamizmi,qe e quante token shqiptare si te huaj ,se vete quhej garip stambolli ,dhe nuk i digjej bytha per vatan.!?
            ke nipin e Skenderbeut.
            ke Toptanin qe e ka varrin akoma ne serbi.
            ke nipin e Toptanit,temenderosurin Zog !
            ke Saline,njeriun qe degjeneroj komplet nji komb,cfare tjeter do ?kurse asnji shqiptare ortodokse lider,nuk e ka tradhetuar asnjihere interesin e vendit te tij !
            nuk mbarojne keto fakte sikur te shkruash muaj te tera,per te mos hedhur poshte lartesine edhe te shume besimtareve myslimane ,qe kane bere emer te ndritur ne historine tone !
            te uroj qe te lagohesh same larg fese se ISIS it !

        • laertkorçari92 March 2, 18:14

          I nderuar [email protected] pe nga jeni ? Jam plotesisht dakort me tera gjerat qe shkrojtet dhe per sa i perket kur’an-it kam te njejtat mendimet qe keni ju sepse faqet e tij flasin vet dhe shqiptaret ( se te tjeret te bejne ç’te duan ) si ç’thate ju me pare e respektojne nga zori dhe nga nje pseudo-krenari pa pike llogjike qe une quhaj injorance dhe kokefortesi ! Qofsh mire.

          Reply to this comment
  8. Realiteti March 1, 19:42

    Artikullshkruesi vetequhet “nje gazetar i vjeter dhe profesionist” dhe vazhdon avazin e Mukes ne lidhje me besimet fetare ( te krishtere, myslimane etj ).
    Ketij “plaku profesionist” ne lemin e mashtrimit fetar nuk i ben dora te shkruaje se cfare i ka sjelle vendit tone ndertimi i kishave dhe xhamijave. Mbushja e kokave te zbrazura me genjeshtra dhe mashtrime qe e kane zanafillen e tyre prej mijera dhe qindra vitesh me pare, na i prezanton per virtyte te nje populli dhe per shembull ne mbare boten.
    Besimi privat i qytetarit eshte nje ceshtje individuale, ndersa institucionet fetare si kishat dhe xhamijat jane vegla ne duart e politikaneve te te gjitha ngjyrave per te mbajtur nen zgjedhe nje popull.
    Gjate ketyre dekadave qe gjoja “demokracija” ka perfshire shqiperine ne cdo qoshe te rrugeve te qyteteve te shiperise do te ndeshesh me “misionare” te njeres apo tjetres ane te besimive fetare ( te krishtere, myslimane etj ) qe perpiqen te “gjuajne” ne kopene e deleve pa bari qe vjen verdalle ne kete vend qe quhet shiperi.
    Klasa politike e shqiperise e ka shitur me kohe kete vend dhe ka si synim te vetem rrjepjen e masave te gjera te popullit.
    Nje ndihmese ne kete drejtim jane institucionet fetare qe lulezojne ne kete vend me “virtyte” qe na habisin boten, shkruan V. Hasani. Ky tellall i institucioneve fetare dhe i politikes se soteme dhe te djeshme te karagjozeve ne parlamentin shqipetar, kujtojne se te gjithe do ta marrin sapunin per djathe dhe do te thone se ky eshte djathe nga baxhot e kullotave shqipetare.
    Ky vend qe eshte mbushur me kisha dhe xhamija eshte mbushur me llum nga me i ndyeri ne drejtim te moralit shoqeror, plot me krime ordinere dhe politike te te gjitha ngjyrave. Padyshim nje ndihmese kane dhene dhe japin institucionet fetare ne menyre qe te vazhdojne lojen e njohur ” terhiqe e mos e keput “. Virtytet e nje populli jane institucionet shkollore ku mesohen te rejat e shkences, teknikes dhe arritjet me te mira ne fusha te ndryshme te shoqerise se nje vendi.
    Kishat dhe xhamijat kane qene , jane dhe do te mbeten njolla te zeza ne kulturen e nje vendi. Ato kane sjellur, do te sjellin dhe ne te ardhmen pa dituri dhe injorance masive . Vendet e Europes perendimore i kane formuar me kohe shtetet e tyr ne kete forme qe kane dhe kete e kane arritur me lufte te hapur ndaj klerit katolik, te cilin e detyruan te leshoje frenat e pushtetit. Ne keto vende kisha katolike ka lidhur nje aleance me pushtet e ketyre vendeve qe te sundoje se bashku me politiken.
    Nje gje e tille per vendin tone nuk eshte e mundur per faktin se politikanet shqipetare nuk u intereson zhvillimi i vendit, porese grabitja e pa skrupull e ketij vendi.
    Mblidheni mendjen o te mjere se do te ju terheqin zvarre si “qete nen zgjedhe”, ne rast se ju pelqen vazhdoni avazin e kishave dhe xhamijave dhe mos u qani se jeni duke vuajtur per buken e gojes.

    Reply to this comment
  9. Perashiani March 1, 20:06

    Tronditesh kur lexon disa komente qe te vjen per te vjelle.Sidoqofte seicili tregon nivelin e tij intelektual.Shqiptaret kane nje Zot,nje fe.Kjo eshte unikale sot ne bote.Kjo eshte supervlere e shqiptareve dhe duhet ta mbrojme me fanatizem edhe nga ndonje komentues i rendomte.Ne lidhje me Islamin,keqperceptimet jane te pacivilizuarve.

    Reply to this comment
  10. Ardenica March 1, 20:31

    RESPEKTE VEPROR HASANIT PER GJITHE SHKRIMET QW KA SHKRUAR ME TEMEN E ATDHETARISW DHE TE TOLERANCES FETARE.
    LUTEM TE SHKRUAJ SERISH PER PROBLEME SIç KA SHKRUAR PER KISHEN E VALSHIT-ELBASAN E BRAKTISUR NGA ANTISHQIPTARIZMA E JANULLATOSIT DHE GREKOMANEVE QW DREJTOJNE SOT GREQIZIMIN E KISHWS TONE ORTODOKSE PWRMES NACIONALISTIT ANTISHQIPTAR, KOLONEL JANULLATOSIT

    Reply to this comment
  11. arkivistja March 1, 22:51

    @shqiptar!-Nuk eshte faji im qe nuk e kupton te shkrojturen shkurt,prandaj po ta shpiegoj me gjate !
    -Qe thua zotrote,rreth viteve 1830-50,ne kohen e luftrave ballkanike dhe levizjeve masive te popujve brenda territorit arnautistan,levizen edhe disa koloni fshataresh nga zona e frasherit,fillimisht ju drejtuan Bezhanit,por aty gjeten rezistence te madhe dhe ju turren Butkes,dogjen shkatruan debuan mbi 2/3 e popullsise, e ju morren edhe shtepite e tokat,pervetesuan edhe emrin e fshatit si mbiemer te komandanteve te tyre.Mbas shume vitesh te krishteret u debuan me lloj – lloj presionesh,te cilet u shperndane edhe ne Greqi Bullgari,Rumani (ne Butke nuk ka patur myslimane as te konvertuar ne mysl.),u leshuan per te debuar banoret e Bezhanit,por perseri gjeten kundershtare te vendosur me arme, sidomos grate(shih gjyqin ndermjet bezhanakeve ortodokse dhe ‘butkallinjve’ tashme myslimane ne vitin 1926-27).Tani te te shpjegoj, ndertimi i kishes u be me parate e te krishtereve,puntoret ishin edhe myslimane,ndersa xhami s’kish pse ndertohej sepse besimtaret i perkasin sektit Bektashi dhe ata kane faltore, TYRBE e TEQE,xhamite ndertohen te sponsorizuara nga shoqata fondamentaliste Arabe.- Ndersa Kisha, u ndertua mbi themelet e saj te vjeter e ne pronen dhe emrin e shenjtit te saj,po xhamia ne c’prone u ndertua dhe me c’emer u pagezua? -He mo atdhetari i devotshem i konvertuar [email protected], na e shpjego gjendjen se je me i azhornuar me realitetin e me artikullin e siperm
    —————————————————————————————————————–
    -Mbas memorandumit te te krishtereve,u be nje mbledhje ne Teqe te Kreshoves(Kolonje),prej gjithe myftareve,pleqesive dhe krereve te Kolonjes.U biseduan nyjat e memorandumit dhe mbetne te gjithe ne nje fjale:-mos u jepen te drejtat kaureve…..!
    -S.Butka tha se,nuk u a njohim keto te drejta dhe po te vene kembe,i marr me dru dhe i dergoj ne Vlore….!Pastaj nje Bato Shiani tha se ,po te sjellin grekun kauret ne duhet t’i therrim te gjithe. –“I heqim verrejtje qeverise qe te beje anqet per te tilla mbledhje…..!
    G.KORCES e Shtune,5/3/1921.
    -Vojtjet qe kane pesuar e hequr te krishteret prej “”vellezerve”” myslimane,kane lene gjurme te thella ne ndergjegjen e tyre(e te dy paleve),historia nuk eshte ashtu s’ic e tregojne,hartim-shkruesit sipas oreksit dhe humorit te dites,por sipas fakteve tashme te ARKIVUARA

    Reply to this comment
  12. nediri March 1, 23:42

    Gazetari ja fut kot artikullit sepse feja islame nuk ka ikona dhe foto,ata qe perdorin ikona ne emer te fese islame e bejne vec per biznes.

    Reply to this comment
  13. aleksander March 2, 02:37

    oarkiviste po camet kush itheri po kosovaret po shqiptare e maqedonis deri sa ndryshuan emer mbiemer dhe te malit zi po te njejtin fat me te maqedonis. i respektoi te tre besimet po keto sjan tema per te diskutuar te gjith kan gabimet e tyre sic kan dhe te mirat qe eshte kjo e bashk jeteses. dhe festat qe i festojm bashke te tre fefe.

    Reply to this comment
  14. alban March 2, 09:02

    Po pse hani kot me fjale. Ju orthodhjakset e kujtoni veten te perparuar shume. Jeni vendet me te prapambetura ne evrope e nuk jeni pjese e saj. Rruga juaj eshte me ruset dhe vellezerit tuaj sllave.

    Reply to this comment
  15. sam h. tabaku March 2, 09:06

    Uau cfare tregimi mbrese lenses! Nuk e kam ditur qe ne vendin tone ka nje faltore mikse ku te krishteret dhe muslimanet i luten profeteve te tyre ne nje kohe si kjo e sotmja kur ISIS VRET E PRET KOKA NJERZISH, kjo faltore duhet te propagandohet ne te perjvashmet fetare te te gjithe botes TE BEHET SI NJE MECCA E VOGEL; SI NJE VATIKAN SI NJE KOSTANDINOPEL sepse kjo faltore tregon se vetem nje Zot ka, nje krijues te vjen keq qe s’jemi ne nje mendje me njeri tjetrin ne shume gjera por jam i sigurte se jemi dakort te themi: FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*