Kisha Katolike letër Papës: Do dëshironim të vizitonit edhe Shkodrën

August 30, 2014 14:57

Kisha Katolike letër Papës: Do dëshironim të vizitonit edhe Shkodrën

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është një nga momentet më të veçanta që populli shqiptar pritet të përjetojë në 21 shtator, plot 21 vjet pas vizitës së parë të një pape në tokën Shqiptare, “Gjon Palit II”.

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra gjatë një interviste për “Ora news” shprehet i sigurtë se Ati i Shenjtë do të përcjellë mesazhin e shpresës.

Ndërsa pranon se dëshira do të kishte qenë e madhe që Papa të vizitonte edhe Shkodrën por koha e shkurtër dhe axhenda e ngjeshur e pengon.

Madje Imzot Masafra tregon dhe letrën që i dërguar Atit të Shenjtë ku pasi i tregohet gëzimi për vizitën, i shprehet dhe dëshira që Papa Françesku të vizitojë edhe Shkodrën. Qytetin me numrin më të madh të të krishterëve në vend.

Letra

Me ardhjen tënde na ke mahnitur. Ne ju falenderojmë që kemi përzgjedhur Shqipërinë, Ne ju presim. dhe jemi të sigurtë që do na transmetosh atë shpirt dhe entuziazëm për mbretërinë qiellore.  Ju do të vini në një vend ku ka jetuar Nënë Tereza dhe ku kemi martitrët tanë. Por Ati Shenjtë, ne do të kishim dëshiruar që ju të vinit të vizitonit edhe qytetin Shkodrës, që është pjesa kryesore e katolicizmit dhe diktatura ka qenë më e keqë duke shkaktuar dhimbje e vrasje. Dhe ku janë vrarë shumica e shërbëtoreve të Zotit. Ne kuptojmë arsyet pse nuk të lejojnë të vini këtu, koha shumë e shkurtër, megjithatë ne jemi shumë të kaqur që vini në Shqipëri.”

Dhjetori, moment tjetër sublim

Imzot Masafra thekson se pas kësaj vizite, në muajin dhjetor Kisha Katolike do të përjetojë një tjetër moment sublim, që ka të bëjë me kanonizimin e 40 martirëve dhe brenda 1 viti sytë e gjithë botës do të jenë sërish nga Shqipëria.

Një moment tjetër që pritet të shënojë kjo vizitë është edhe takimi me krerët e besimeve fetare, që synon të japë mesazhin e bashkëjetesës, veçanërisht për ato vende që janë në luftë. Ardhja e Atit të Shenjtë në 21 shtator në tokën shqiptare, pritet ta kthejë vendin tonë në epiqendër të syve të medias botërore, duke qënë kështu një moment i shënuar jo vetëm për të krishterët, por për mbarë popullin.

August 30, 2014 14:57
Komento

1 Koment

  1. Pellazgu August 30, 15:21

    Faleminderit At Masafra për lajmin e kanonizimit të 40 martirëve, por familjarëve tē tyre, që për 50 vjet janë martrizuar së gjalli ende s’ua japin kompensimin, pasi si duket pritet të mbarojë kompensimi i ish-komunistave, hajdutëve, spiunëve dhe çdo kategorie që i ka shërbyer me hir e pahir Enver Hoxhës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim