Kisha Katolike meshë për Irakun dhe lutje për të përndjekurit katolikë nga ISIS

August 10, 2014 16:55

Kisha Katolike meshë për Irakun dhe lutje për të përndjekurit katolikë nga ISIS

Kriza në veri të Irakut dhe situata e vështirë në cilën ndodhen miliona të krishterë irakenë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së Kishës Katolike në Shqipëri.

Në 17 gusht, në të gjitha Kishat Katolike në Shqipëri, dita e dielë do ti kushtohet lutjes për të përndjekurit katolikë nga grupi ISIS.

Lajmi u bë i ditur nga Dom Gjergj Meta, koordinator për mediat në Kishën Katolike, në një intervistë për “Ora News”.

Duke folur per krizen ne Irak, Dom Gjergj Meta, tha se duhet vënë dorë një orë e më parë, sa nuk është vonë.

Dom Gjergji u shpreh se “aty personat po përndiqen për shkak të etnisë së tyre, për shkak të besimit të tyre dhe për faktin që e mendojnë ndryshe. Janë një grup kriminelësh, një grup maskarenjësh, që janë xhihadistët e ISIS, të cilët po mbajnë peng një popullsi të tërë”.

Më pas ka shtuar se “duhet të punojmë të gjithë faktorët sëbashku, që t’i jepet fund kësaj reprezaleje dhe këtij lloj terrori”.

August 10, 2014 16:55
Komento

1 Koment

  1. beni August 11, 09:02

    ISIS esht konkrete ne Shqipri,me misionarin SALI RAMAZAN BERISHA LEONARD DEMIN edhe ky nje islamik i felliqt e moderatorin e Klanit Camin Demi!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim