Kisha Katolike: Në Shkodër nuk do të ketë më martesa ditën e diel

August 3, 2017 14:51

Kisha Katolike: Në Shkodër nuk do të ketë më martesa ditën e diel

 

Nga janari i 2018-ës, në dioqezën Shkodër–Pult, në të gjitha kishat katolike nuk do të celebrohen më martesa ditëve të diela.

Vendimi i marrë nga drejtuesit e kësaj dioqeze ka ardhur pas diskutimeve të nisura prej kohësh dhe sipas famullitarit të Shkodrws dom Artur Jaku, arsyet që sollën këto ndryshime janë disa, mes të cilave edhe ai i kthimit tek tradita e hershme e përpara viteve 1990, ku dasma bëhej të hënave.

“Arqipeshkevi në bashkëpunim me meshtarët dhe aktorët baritor, e ka diskutuar prej kohësh këtë ide, që të mos kremtohet sakramneti i martesës të dielave.

Kemi ardhur në kristalizimin e kësaj ideje, që solli me pas vendimin që nga janari 2018 të mos ketë më meshë. Së pari për ne katoliket, kjo ditë duhet të shenjtërohet, që besimtarët të marrin pjesë në meshe, pra në eukaristi.

Ne e dimë që kur ka dasma, çifti, familja apo dasmorët nuk mund të marrin pjesë në meshë. Pra ne e kemi studiuar këtë vendim, që ti japim mundësi dasmorëve të jenë pjesë e meshës. Plus historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielave, por të hënave. Kjo histori, pra kremtimi i martesës ditën e diel ka filluar pas 1990 e mrapa. Pra ky është edhe një rikthim në traditë, por edhe që besimtarët ta përjetojnë më mirë”, thotë Dom Artur Jaku.

Aktualisht në një ditë të diele korriku apo gushti, numri i martesave shkon nga 10 deri në 20 në ditë dhe ky fluks është i papërballueshëm edhe për vetë kishën.

“Ka një volum të jashtëzakonshëm martesash, sidomos në korrik-gusht në famullinë e Shën Shtjefnit kremtohen 15-20 martesa të dielën. Është një volum që i kalon mundësitë e një meshtari për të kremtuar martesat. As unë si meshtar nuk i jap solemnitetin e duhur një martesë kur unë kam një numër të lartë martesash“, thotë Dom Artur Jaku, famullitar i Shkodrës.

Besimtarët e kanë pritur mirë lajmin thotë famullitari i Shkodrës, i cili shpreson që në një të ardhme të afërt, vendimi të unifikohet për të gjitha kishat katolike në vend.

Dita e diel njihet nga kisha si festë e urdhëruar, prandaj duhet të nderohet e t’i kushtohet vetëm Zotit me praninë e çdo besimtari në meshë, thuhet në vendimin e dioqezes Shkoder – Pult.

August 3, 2017 14:51
Komento

16 Komente

  1. MH August 3, 15:49

    Para 50 – 60 vitesh nuk lejonin te hynte ne kishe asnji femen e ne vecanti vajza te reja pa shami ne krye.
    Sot,se kush e emnacipoi Zotin,fen besimin e Zotit,qe vajza marshalla per tu martue vijne ne kishe sikur te ishin ne plazh.
    Mbi kete arritje vjen koha te na dalin sportive me shale perjashta e pak e nga pak edhe me tanga.Kam iden qe Zoti vlerson njeriun dhe jo veshmbathjen.Ndaj jemi ne rruge te mbare.

    Reply to this comment
  2. Arben August 3, 16:19

    MOS ESHTE TITULLI I SAKTE
    “NUK DO TE KETE ME CEREMONI NE KISHE DITEN E DJELE”

    SE JO PER GJE, POR MARTESAT TE DJELAVE BEHEN.

    Reply to this comment
  3. Claus August 3, 16:26

    Kisha Katolike shqiptare kthehet ne identitet!!!
    Martesat para viteve `90 na qenkan bere diteve te hena!!!!

    Nuk kam degjuar ndonje martese diteve te hena para viteve `90.
    Kush te linte xhanem ne ate kohe te behej dasme per dite te hene.

    Si duket kisha katolike nuk po e mbledh dot “shinikun e priftit” dhe kerkon ti shperndaje meshat dhe dasmat per tere javen.
    Na paskan plas martesat ne famulline e Pultit me 15 -20 martesa.!

    E kushe e ha ate genjeshter, po hajde te mbledhim ca para se kemi nja 200 prifterinj italiane qe duhen mbajtur me rroga, kemi ca famullitare, prelate, kapllane, ipeshkve dhe arqipeshkve qe duhen mbajtur jo si te “vorfnit e Krishtit”, po si shites te “lettera d`inguldenza” qe njerezit te shkojne direkt dhe ne parajse.

    Jemi dhe ne 500 vjetorin e Reformacionit nga Martin Luther, po si duket reformacioni nuk ka arritur akoma ne gerxhet e kishave shqiptare.

    Eshte turp kush i degjon keto brockulla a thua se kisha katolike nuk ka meshe dhe diteve te tjera si te enjteve dhe te shtunave ne darke.

    Po ky dom Arturi me kete emer anglikan si duket nuk e ka pare skecin e estrades se Fierit “Martesa e Malos”.

    Edhe atje hidhej leke dhe ne kafen e mengjezit dhe keta “domet” si duket i paskan rene hilese per te mbledhe shinikun e priftit ne sezone vere duke nxjerre rregulla te padegjuara ndonjehere.
    Nejse, jemi ne Shqiperi ku fjala e Benediktit zor se arrin pavaresisht se na ndajne disa dhjetera kilometra.

    Reply to this comment
    • DinPak August 4, 08:53

      Se kur beheshin martesat para viteve ’90, e thote edhe kenga:
      Te shtunen ne pune,
      Te djele u martove,
      Te henen ne pune
      Prape ti nuse shkove.
      Ok moj nuse e re
      Sa e bukur je,
      Kazmen edhe pushken
      Solle per paje’.

      Reply to this comment
  4. Nero August 3, 17:09

    Se ke e gjeti famulltari i SHkodres qe martesat para 90-s (komunizem) beheshin te djelave nje Zot e di. Shqipetaret martesat ne komunizem e para tij i kane bere te djelave, vetem ndoshta darka qe shtrohej per dasmen prej disave behej te henave sepse lokali kushtonte me pak.

    E kuptoj se e djela eshte dite e kushtimit te Zotit, po mos nxirr aresye qe dasmat jane bere te henave.
    Te pakte jepet si mundesi e Shtuna, por jo e hena. Njer;yit punojne te henen. Sipas kesaj krushqit dhe te ftuarit duhet ta marrin pushim te henen?!/!

    Reply to this comment
  5. MH August 3, 18:36

    Vrejtje vendimit per thyrje tradites te martesave per te mos u kryer ne ditet e diela.I kam ba komentin dhe nuk e kane paraqit keto te gazetes.Pak me interreson sepse nuk vendosim ne por kryefamullija,argjipeshkvija e Shkodres.
    Ky vendim asht komplet me hile.Per te mos ulur dhjamin priftat nga ngarkesa 20 -30 martesa ne cdo te diele te javes.Mbas krezhmeve.Mesha e te djeles nuk ka asnji ndryshim nga e diteve te tjera.Per dite feste bahet meshe e kenduar ose pontifikale.

    Reply to this comment
  6. njena ne Amerike August 3, 23:18

    nji marri e madhe prej Dom Arturit plus injorance kur thote qe darsmat jane ba ne Hane perpara 90-tes…Ne Shkoder jo mori zotni…Edhe katoliket i thone darsem e jo dasem…Heuuu kur bjen kisha ne dore te injorantave, cka na ka gjete

    Reply to this comment
  7. DinPak August 4, 11:05

    Pse nuk e botoni komentin tim se kur martoheshin nuset para viteve ’90? Apo pse eshte i mbeshtetur ne literature nga folklori yne? Po e jap edhe nje here, mbase ju mbushet mendja dhe e botoni:
    Te shtunen ne pune,
    Te djele u martove,
    Te henen ne pune,
    Prape ti nuse shkove.
    O moj nuse e re,
    Sa e bukur je,
    Kazmen edhe pushken
    Solle per paje’.

    Reply to this comment
  8. Besniku August 4, 11:59

    Dita e marrjes se nuses , e djela, dhe festimi te ne dy familjet respektive, te shtune dhe te diele, jane bazuar ne zakone te hershme te popullit, qe me siguri mund te jene te njejta dhe me popuj te tjere ,sidomos te ballkanit.Pra vendosja e dites( e shtune dhe e djele) se marteses nuk niset nga rrethanat apo ndryshimi i sistemeve shoqerore .Shpesh here sot familjaret jane detyruar te bejne dasmat ne dite te zakonshme te javes, nisur nga okupimi i lokalit ,ku ata kane vendosur ta bejne.
    Se nqse dasmat do te festoheshin ne shtepi, si njehere e nje kohe, nuk do kishte asnje dyshim qe nuk do te kishte ndryshim te diteve te javes.
    Ne se nje prift, ndryshon kete dite , duke shfrytezuar postin e tij, jo detyren e tij per t’i shebyer ” grigjes” ,eshte ai ne gabim, se ai duhet t’i respektoje zakonet e jo t’i transformoje sipas, nuk e di ç’fare neni te bibles.
    Ne kete menyre prifti kthehet ne ekzekutor jo udheheqes i shpirtrave.

    Reply to this comment
  9. Ana January 12, 20:52

    Nje gje shum e mire

    Reply to this comment
  10. Juli February 7, 23:27

    Une e di prej nanes teme qe dikur darsmat jane ba dite hane. Kur dom Arturi thote “para viteve 90” ka parasysh ato martesa qe jane ba deri ne vitet 66 apo 67, vite ne te cilat u mbydhen kishat.

    Reply to this comment
    • Pjerinpogu February 8, 11:51

      Komentatoret harrojne se flitet per dasmat ne Shkoder para 1967…referue kesaj nisme due te kujtoj se kjo ka kene e vertete historike,bile une shtoj edhe diten e ejte…lexoni shtypin kishtar te para 1945.

      Reply to this comment
  11. Afe March 18, 14:18

    Mënyra e vetme për Qiellin.
    Nëse Ne duam të shkojmë në një vend që Ne nuk e dimë rrugën në atë vend,
    Ne kemi nevojë për person që Ai të shkojë ndonjëherë në atë vend apo person nga ai vend
    na marr, kështu që Ne nuk kemi humbur.
    Kjo mënyrë e të menduarit është shumë e arsyeshme dhe mund të pranojë me logjikën tonë.

    Nëse duam të shkojmë në Parajsë, na duhet një person që Ai të dijë se si të shkojë
    Qielli ose personi nga Qielli shkojnë në Tokë dhe Ai mund të kthehet
    përsëri, në Qiell. Personi është Jezusi, Ai kthehet në Qiell
    dëshmuar nga dishepujt e tij (Veprat 1: 9-11), kështu që Jezusi nuk ka
    Varri në Tokë. Jezusi mund t’ju sjellë në Qiell, Por një person tjetër
    se varrin e tij në Tokë, atëherë Ti nuk e di se shkon fryma e tij
    Qielli ose shkoni në ferr. Ky person nuk është i sigurt të të sjellë në Qiell.

    Si ta ndjekim Jezusin duke ndjekur fjalën e tij dhe ta bëjmë atë.
    Si ta njohësh fjalën e tij duke lexuar Biblën çdo ditë.
    Ju lutemi informoni për çdo person që beson Jezusin si birin e Perëndisë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*