“Kisha kohë që i kërkoja të lidhej me mua, por ajo më refuzonte”

September 23, 2014 09:09

“Kisha kohë që i kërkoja të lidhej me mua, por ajo më refuzonte”

I riu që plagosi bashkëmoshataren e tij ditën e djeshme brenda në shkollë ka thënë se nuk donte ta qëllonte atë.

Ai është shprehur se donte ta trembte, jo ta qëllonte.

Arsyeja e kësaj ngjarje, ka qenë fakti se vajza refuzonte që të lidhej me të.

“Doja vetëm ta trembja, jo ta qëlloja.

Nuk e di se si ka ndodhur dhe arma u shkrep.

Unë e doja atë dhe kisha kaq kohë që i kërkoja të lidhej me mua, por ajo më refuzonte”, ka thënë Aldar Arishaj.

Ai është djali i mësueses së matematikës në shkolën e Gjormit të Vlorës, ku dhe ndodhi ngjarja.

Jo vetëm kaq, por halla e tij ishte drejtoresha e shkollës.

Të dyja ato tashmë janë shkarkuar nga puna.

Ndërkohë, vajza e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

September 23, 2014 09:09
Komento

6 Komente

  1. SHQIPTARI September 23, 09:47

    KALBENI NE BURG KETE PLEHREN!!!LE TA SHOFI ATY JA I VLEN BYTHA!!!

    Reply to this comment
  2. mergimtari fv September 23, 11:38

    Kjo rini moster e ka vendin ne kopeshtin zoololgjik , komentet jane te teperta ……..

    Reply to this comment
  3. Trebeshina September 23, 12:08

    Nje miku im nga Vlora me tha se keta Arshiajt jane problem ne lumin e Vlores.

    Reply to this comment
  4. lejleku September 23, 13:42

    Nuk jane te verteta theniet e tij ,i ka hyre vehtja ne qef nga mbaeshtetja qe ka patur , te ndeshkohet edhe si vrases pamvaresisht moshes .
    Na dalka me kobure KYYYYY!

    Reply to this comment
  5. matteo September 24, 07:32

    Kjo eshte dashuria e sotme: ai qe te do, te fut plumbin. Keshtu ndodh kur te gjitha makinat punojne pa frena.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*