Kisha Ortodokse e Shqipërisë mes Rusisë dhe Ukrainës

March 14, 2019 09:21

Kisha Ortodokse e Shqipërisë mes Rusisë dhe Ukrainës

Nga Shaban Murati

Përçarja më e madhe prej shumë shekujsh në botën ortodokse, që ndodhi me përplasjen midis Patriarkanës Ekumenike të Stambollit dhe Patriarkanës së Moskës për çeshtjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës, vuri në pozitë të vështirë të gjitha kishat lokale ortodokse nëpër botë. Nuk është e lehtë për të zgjedhur midis vendimit të Patriarkanës Botërore të Stambollit, që është qendra botërore e ortodoksisë dhe ka të drejtën dhe monopolin e njohjes dhe shpalljes së kishave autoqefale kombëtare, dhe nga ana tjetër qëndrimit refuzues dhe prerjes së marrëdhënieve me Fanarin nga Kisha Ortodokse e Rusisë, që është kisha më e madhe numerikisht dhe më e pasura. Në mënyrë të natyrshme kjo krizë ka një interes dhe implikime, që shkojnë përtej aspektit dhe marrëdhënieve fetare midis kishave nacionale.
Ndaj është mëse i ligjshëm edhe interesimi i opinionit publik mbarëshqiptar për qëndrimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë në këtë çështje. Në datën 8 dhe 9 mars 2019 disa agjenci dhe portale të specializuara në shtete të ndryshme publikuan njoftimin se sinodi i shenjtë i Kishës ortodokse të Shqipërisë ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar se nuk e njeh Kishën Ortodokse Autoqefale të Ukrainës. Portali rus “eadaily.com” në 8 mars nën titullin”Kisha Ortodokse e Shqipërisë e quan Kishën Ortodokse të Ukrainës përçarëse”, njofton se “hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nuk e njohin Kishën Ortodokse të Ukrainës”. Portali “orthchristian.com” shkruante në 8 mars se sinodi i shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare e mori këtë vendim në4 janar 2019 dhe e shprehu këtë qëndrim në letrën drejtuar Patriarkut panbotëror të Stambollit, Bartolomeu, në 14 janar 2019. Në datën 4 janar 2019 Patriarku Bartolomeu u kishte dërguar një letër të gjitha kishave autoqefale që të përkrahnin vendimin e tij për njohjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Ukrainës. Në datën 5 janar 2019 Patriarku nënshkroi dekretin e pavarësisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe në 6 janar 2019 i dorëzoi Tomosin apo dekretin e autoqefalisë primatit të Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Nuk mund të të mos tërheqë vëmendjen shpejtësia e mbledhjes së sinodit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe vendimi i tyre në 4 janar për të mos njohur Kishën Ortodokse të Ukrainës. Sepse marrja e një vendimi të tillë nuk është e lehtë dhe kërkon konsideratën e shumë elementeve, faktorëve dhe interesave. Që nuk është e lehtë, e tregon edhe fakti se edhe Kisha Ortodokse e Serbisë, që është e instrumentalizuar nga Patriarkana e Rusisë dhe që kishte shprehur disa herë kundërshtimin ndaj qëllimit të Patriarkanës së Stambollit për t’i dhënë autoqefalinë Kishës Ortodokse të Ukrainës, e shpalli vendimin e saj zyrtar të mosnjohjes së Kishës Ortodokse Ukrainase në 28 shkurt 2019. Por se sa kujdes duhet treguar në marrjen e një vendimi për këtë çështje e tregon sjellja e Kishës Ortodokse të Greqisë, një nga kishat më të rëndësishme ortodokse në botë, e cila ende nuk e ka marrë vendimin e saj. Agjencia  e Unionit të gazetarëve ortodoksë, “spzh.neës/en/”, njoftonte në datën 7 mars 2019 se anëtarët e sinodit të shenjtë të Kishës Ortodokse të Greqisë diskutuan problemin ukrainas në mbledhjet e posaçme të sinodit në datat 4-6 mars 2019 dhe nuk arritën dot në një vendim. Arkipeshkopi Jeronimos i Athinës deklaroi se diskutuan çështjen e Ukrainës, por nuk arritën në një përfundim.

Nxitimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë për të shpallur menjëherë vendimin se nuk e njeh autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, në një kohë që Kisha Ortodokse e Greqisë edhe pas tre muajsh të shpalljes së dekretit të Patriarkanës së Stambollit nuk ka arritur te një vendim, sipas mendimit të ekspertëve perëndimorë lidhet me marrëdhëniet e ngushta që Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka krijuar me Kishën Ortodokse të Rusisë.

Zell i veçantë në mbështetjen e qëndrimit të Patriarkanës Ruse kundër autoqefalisë së Kishës Ukrainase demonstrohet në qëndrimet dhe veprimet e Kishës Ortodokse të Serbisë, e cila ka lidhje speciale fetare, politike dhe strategjike me Patriarkanën e Moskës. Në rastin e Kishës Ortodokse të Serbisë është e qartë se vendimi vjen nga ndikimi i madh dhe i drejtpërdrejtë, që Kisha Ortokokse Ruse ka mbi kishën ortodokse serbe. Por në rastine Kishës Ortodokse Serbe kemi dhe problemin e njëjtë, që ajo ka me politikën e saj hegjemoniste ndaj kishave ortodokse të disa shteteve, që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. Kisha Ortodokse serbe nuk njeh as Kishën Ortodokse të Maqedonisë dhe as Kishën Ortodokse të Malit të Zi. Motivet dhe strategjia fetaro-politike janë të njëjta nga Rusia dhe nga Serbia. Njësoj siç kërkon kisha ruse të ruajë kontrollin dhe ndikimin e saj në kishat ortodokse të shteteve, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik, si Ukraina,Bjellorusia,etj. ashtu dhe kisha serbe kërkon të ruajë kontrollin dhe ndikimin e vet në kishat ortodokse të shteteve, që dolën nga ish-federata jugosllave, dhe refuzon të njohë pavarësinë e kishave kombëtare të këtyre shteteve. Kisha ortodokse e Maqedonisë dhe Kisha Ortodokse e Malit të Zi po bëjnë përçapjet e duhura pranë Patriarkanës së Stambollit, duke kërkuar që ashtu si në rastin e Kishës Ortodokse të Ukrainës, edhe atyre t’u njihet pavarësia dhe t’u akordohet Tomosi i autoqefalisë.

Sikundër shihet dhe pranohet nga ekspertët, përtej aspektit fetar çështja e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës ka një domethënie të lexueshme gjeopolitike dhe lidhet me strategjinë dhe politikën e Kremlinit që patriarkana e Moskës të ruajë influencën e Rusisë në hapësirat ish-sovjetike. Të njëjtën strategji ka edhe Beogradi që kisha ortodokse serbe të ruajë kontrollin dhe influencën serbe në hapësirat ish-jugosllave. Ndaj, qoftë kisha ortodokse ruse, qoftë kisha ortodokse serbe,kanë dalë me fanatizëm kundër së drejtës së çdo shteti të pavarur dhe çdo populli të pavarur që të ketë kishën e vet të pavarur dhe autoqefale, sepse edhe Moska edhe Beogradi synojnë të sundojnë popujt e tjerë shpirtërisht, ekonomikisht dhe fizikisht.

Implikimet kombëtare dhe gjeopolitike e bëjnë më të nevojshme vetëpërmbajtjen në marrjen e një qëndrimi në krizën aktuale në marrëdhëniet ndërortodokse. Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka përpara zgjedhjen mes midis Rusisë dhe Ukrainës, por ylli polar duhet te jetë interesi strategjik i kombit shqiptar dhe i aleancave strategjike perëndimore të kombit shqiptar. Qeveria e SHBA nëpërmjet departamentit amerikan të shtetit,me një deklaratë zyrtare në 17 dhjetor 2018 me rastin e autoqefalisë i dërgoi urimet udhëheqësit të Kishës së re Ortodokse të Ukrainës, metropolitit Epifanij, duke e cilësuar një moment historik për Ukrainën.”SHBA shpreh një mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe respekton lirinë e lutjes të pandikuar nga ndërhyrja e jashtme. E drejta e lirisë së fesë shtrihet tek të gjithë ukrainasit për t’u bashkuar me Kishën e re Ortodokse”, thekson deklarata zyrtare amerikane. Qeveritë e Kanadasë, Gjeorgjisë,etj. gjithashtu përshëndetën zyrtarizimin e pavarësisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës. Patriarku ortodoks i Jeruzalemit e ka mbështetur vendimin e Patriarkanës së Stambollit për autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës. Në 18 dhjetor 2018 sekretari i shtypit i Kishës Ortodokse të Ukrainës, arkipeshkopi Jevstratij, deklaroi se selia e shenjtë, Vatikani, e ka njohur kishën e bashkuar të Ukrainës.

E drejta fetare dhe kombëtare sugjeron që i duhet dhënë prioritet të drejtës së çdo kishe kombëtare të çdo shteti dhe populli të pavarur që të kenë autoqefalinë e tyre. Nga ana tjetër, akti i shpalljes së pavarësisë së Kishës Ortodokse të Ukrainë së shtëtagër kanonik dhe përgjegjësi supreme dhe ekskluzive e Patriarkanës botërore ekumenike të Stambollit dhe jo e kishave lokale siç është kisha ruse, pavarësisht numrit të madh të besimtarëve të saj. Siç deklaronte në 24 janar 2019 Nikolas Papachristou, drejtor i Zyrës së Shtypit të Patriarkanës greke të Stambollit:”Patriarkana e Fanarit ka të drejtën t’u japë autoqefalinë kishave lokale, kur nevojat specifike pastorale dhe kushtet kërkojnë një veprim të tillë. Në pesë shekujt e fundit Patriarkana e Fanarit u ka dhënë autoqefalinë shumë kishave lokale si kishës së Rusisë, Greqisë, Serbisë, Rumanisë, etj. Në të gjitha këto raste, përfshirë edhe më të fundit për kishën e Ukrainës, Patriarkana e Fanarit ka vepruar brenda kuadrit të detyrës dhe të përgjegjësisë së saj kanonike”.

Duke hyrë në një sintoni me Kishën Ortodokse Ruse dhe me Rusinë, shkelet me dashje apo pa dashje në një fushë të minuar për interesat shpirtërore dhe kombëtare të Shqipërisë. Kisha Ortodokse Ruse është një kishë politike ekspansioniste, instrument ndër kryesoret i strategjisë së Kremlinit për influencën ruse nëpër bote. Kisha ruse është karakterizuar nga një qëndrim konstant dhe të përhershëm thellësisht antishqiptar, si kundër pavarësisë së Kosovës, ashtu dhe kundër interesave jetike të kombit shqiptar. E njëjta gjë njihet botërisht edhe për kishën ortodokse serbe, e cila jo vetëm ka qenë dhe është kundër pavarësisë së Kosovës, por ka bekuar politikën kriminale të kriminelit ndërkombëtar Sllobodan Millosheviç dhe krimet e masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë. Kisha ortodokse ruse dhe kisha ortodokse serbe janë kisha politike antishqiptare, të angazhuara nga politikat hegjemoniste të Moskës në shkallë ndërkombëtare dhe në shkallë rajonale.

Në një vështrim të gjerë,interesi jetik dhe vizioni largpamës këshillojnë që Kisha Ortodokse e Shqipërisë të mbështesë dhe të njohë Kishën Autoqefale Ortodokse të Ukrainës. Që kur nisën procedurat e Patriarkanës së Stambollit për autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës në prill të vitit 2018, kam bërë thirrjen publike që ”do të ishte në respekt të parimeve, të moralit dhe të së drejtës së madhe, që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të mbështesë kërkesën për autoqefali të Kishës Ortodokse të Ukrainës”. Nuk është kurrë vonë për një rivlerësim.

Madje Kisha Ortodokse e Shqipërisë do t’i bënte një shërbim të madh interesave jetike afatgjata të kombit shqiptar duke njohur edhe të drejtën e Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe të Kishës Ortodokse të Malit të Zi për pavarësi.

 

March 14, 2019 09:21
Komento

24 Komente

  1. max March 14, 09:57

    Ne Shqiperi kisha ortodokse eshte greke dhe ajo ndjeke politikat e Greqise.Kisha e sotme orthodhokse e Shqiperise dhe jo shqiptare si ishte me pare,eshte extrem antishqiptare me synimin perfundimtare zhdukjen e shqiptarizmes dhe eshte ne vijedrejtore me ate greke dhe serbe.Kisha greke e shqiperise me kete vendim vetem mate tensionin per veprimin e ardhshem te Athines.

    Reply to this comment
  2. Dulla March 14, 10:06

    Kisha greko-orthodhokse e shqiperise donit te thoshit !?

    Reply to this comment
  3. katarakti March 14, 11:52

    Kisha ortodokse shqiptare duhet te rivihet nen kontrollin e plote te shtetit shqiptar. Siç ka qene ne kohen e Fan Nolit. Po e njejta gje duhet te behet ndaj institucioneve te fese sunite dhe asaj katolike. I vetmi institucion fetar qe eshte 100 per qind ne sherbim te kombit shqiptar eshte ai bektashian. Ndofta sepse edhe qendra e tij boterore gjendet ne Tirane. Murati thote se Kisha e Janullatosit paska votuar ne favor te Moskes! Nderkohe qe Patriarkana Greke e Stambollit ka votuar ne favor te Ukraines?! Si spjegohet kjo “pavaresi” e Kishes ortodokse shqiptare ndaj Patriarkanes se Stambollit?! Ka nje non sens ketu apo jo?!

    Reply to this comment
    • Okulisti March 14, 13:29

      Prit daten 22 te hash ndonje hashure mbase te sheron edhe kataraktin qe te shikosh ndopak edhe te mos shkruash marina. Kisha te varet nga shteti hehehe

      Reply to this comment
  4. Gio March 14, 12:05

    Shkrim teper politik dhe aspak realist. Ndryshimi i statusit te kishes ortodokse te Ukraines eshte rezultat i nderhyrjes se politikes me aktivizimin personal te Poroshenkos per nje kundervenie me te forte Rusise. Pra per pozicionim ne favor te kundershtareve te Rusise. Bile, edhe ne Ukraine jo te gjitha kishat teritoriale e kane pranuar. Ky nuk ishte nje veprim ne kuader te reformimit e per sherbim me te mire besimtareve, por thjesht veprim politik I nxitur nga Poroshenko e I mbeshtetur nga forca qe e perkrahin. Prandaj kisha ortokse shqiptare ka bere mire qe nuk e ka njohur se keshtu nuk behet pjese e intrigave politike. Sa per autorin e shkrimit te gjithe e dine se nuk ka mendim te vetin por shkruan sipas kerkesave koniukturale te politikes.

    Reply to this comment
  5. Lisi March 14, 12:30

    Gërrë- vëret midis priftërijve ortodoksë Shabani i sheh në prizmin e politikës , biles , të politikës së ditës . Historikisht feja i ka shërbyer politikës ( sunduesit ) dhe politika ka futur hundët në fe , për t’a përdorur . Mëndjet e ndritura të njerëzimit Volteri , Marksi e plot të tjerë e kanë nxjerrë lakuriq thelbin reaksionar , obskurantist të fesë . Kur shoh Shqipërinë e sotme të mbuluar tejë e tejë me kisha e xhami, them se Enver Hoxha paska patur të drejtë për ato që bëri , por , të kishte hecur një çikë më ngadalë !
    Fashistët e sotëm që kanë dalë në krye të Ukrainës me grusht shteti dhe që kanë rehabilituar Xhafer Devët dhe plot plehëra të tjerë të tyre të kësaj kategorije , në luftën kundër Rusisë tashti kanë edhe një armë tjetër- Kishën Autoqefale të Ukrainës . Dhe Shaba ynë , për të vërtetuar se është një patriot i madh , menjëherë hidhet në anën e tyre !
    Vizioni i Shabanit nuk mund të jetë më i gjërë e më i thellë se vizioni mjeran i politikanëve tanë të sotëm !

    Reply to this comment
  6. Mala March 14, 13:58

    Kisha ortodokse shqiptare, do te jete shqiptare vetem kur ti rikthehet autoqefalia me kryepeshkop shqiptar,Jo grek, sic u soll Jenullatosi me korrin e tij. dhe faniti autoqefaline shqiptare.

    Reply to this comment
  7. Toni March 14, 14:21

    Kishen Ortodokse te Maqedonise dhe te Malit te Zi nuk e kane per ta njohur por te Ukraines POOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO. Politike e piste ne kurriz te skllevere Shqiptare ne interes tepadroneve te politikes nderkombetare.

    Reply to this comment
  8. KOZi March 14, 14:22

    Tunxh bre bir !

    Reply to this comment
  9. Neutrino March 14, 14:27

    Ende me kisha, xhamia e tyrbe mereni o Shqiptare? Nuk keni halle te tjera?

    Reply to this comment
  10. demo March 14, 16:59

    Kisha greko-orthodhokse e Janullatosit eshte me keq se greke,;eshte me keq se Fanari,,,Eshte ruso-serbe fare!
    Uzurpatori i kishes se Nolit i ka zgjedhur miqesite,tek armiqte me te eger te kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  11. Thanas Mustaqi March 14, 17:34

    Për të plotësuar shkrimin e gazetarit dhe diplomatit të njohur Shaban Murati, po sjell në vëmendje të lexuesit një debatin tim “in box” në FB me Kishën Ort(h)od(h)okse Autoqefale të Shqipërisë.

    Nas Mustaqi: Çfarë qëndrimi ka Sinod(h)i i Shenjtë i Kishës Ort(h)od(h)okse Autoqefale të Shqipërisë ndaj skizmës (ndarjes) së Kishës Ortodokse të Ukrainës nga ajo e Rusisë? Pse më 8 mars 2019 nuk e botoni në shqip, por vetëm në greqisht?

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Qëndrimi është neutral.
    Kjo është një letër prej korrespondencës që ka Kryepiskopi me Patriarkun Vartholomeu. Ndërkohë pak më parë Kryepiskopi i kishte dërguar Patriarkut Kirill.
    Të dyja letrat janë dërguar në greqisht dhe janë postuar në web tonë,
    http://orthodoxalbania.net/index.php/el/lajme-2/blog/6814-2018-11-23-18-22-51
    Ndoshta një moment do postohen edhe në shqip.

    Nas Mustaqi: Jeni Kisha Ort(h)od(h)okse Autoqefale e Shqipërisë dhe e keni detyrim që të dyja letrat të postohen, së pari, në shqip, dhe pastaj në greqisht, anglisht. Dhe jo ndoshta “edhe në shqip”, por me detyrim.
    Së dyti, nuk ka kurrfarë qëndrimi neutral / asnjanës nga ana e Kishës shqiptare Autoqefale. Ajo duhet të mbështesë autoqefalinë e Kishës së Ukrainës. I ashtuquajturi “neutralitet” është demaskuar nga mediat e huaja. Është qëndrim politik e fetar në mbështetje të Moskës.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Ti je politikan dhe ke mendime politike. Kjo është çështje kishtare. Në momentin që nuk keni formimin kishtar mos na keqinterpretoni dhe as mos na jepni mend!
    Me mendimin negativ që keni nuk ju pëlqen të lexoni sakte sa ju shkrua(jtë)m se kjo është pjesë e korrespondencës mes primatëve, që kanë komunikuar jo shqip.

    Nas Mustaqi: Ju, shkruesi anonim i përgjigjes, fyeni dhe shfaqni arrogancë, gjë që nuk është në etikën, jo vetëm laike, por edhe në atë kishtare (Ju faltë Zoti, se nuk dini çfarë thoni!).
    Unë nuk jam politikan dhe nuk jap mendime politike. Kërkova të sqaroni pozicionin e KOASH-it në skizmën kishtare ort(h)od(h)okse Rusi-Ukrainë, nisur nga njoftimet e mediave të huaja. Thuhet se KOASH-i i është kundër autoqefalisë së Kishës së Ukrainës (Участники синода Албанской православной церкви отказались признавать Православную церковь Украины, shih: https://replyua.net/europe/137134-esche-odna-pravoslavnaya-cerkov-v-evrope-otkazalas-priznavat-pcu.html), apo (Albanian Church doesn’t recognize Ukrainian schismatics, calls for pan-Orthodox council. Tirana, March 8, 2019, shih: http://orthochristian.com/119801.html).
    Së dyti, unë e di se, ajo që keni vënë në ueb, është “pjesë e korrespondencës mes primatëve, që kanë komunikuar jo shqip” (pra, greqisht!). Gjuha e korrespodencës është tjetër gjë, që as më bëhet vonë, dhe përkthimi në shqip është tjetër gjë. Ky është detyrimi juaj: përkthimi në shqip i korrespodencës për publikun shqiptar. Po nuk e bëtë, shkelni statutin e KOASH-it dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ku është këtu politika z. përgjigjeshkrues?! (Участники синода Албанской православной церкви отказались признавать Православную церковь Украины)

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Në këtë çështje kishtare të dy Patriarkanat e dinë qëndrimin e Kishës së Shqipërisë. Do vijë koha ta shfaqë publikisht Kisha e Shqipërisë, atëherë kur ta mendojë që është më mirë. Më vjen keq edhe për ju që doni të ngatërroni Kishën me politikën e të tjerëve. Se çfarë thonë të tjerët është çështja e të tjerëve. Ju dhamë përgjigjen. Juve nuk ju pëlqeu, atëherë problemi juaj.

    Nas Mustaqi: Nuk sqaroni gjë me shprehjen kontradiktore: “të dy Patriarkanat e dinë qëndrimin e Kishës së Shqipërisë. Do të vijë koha ta shfaqë publikisht Kisha e Shqipërisë, atëherë kur ta mendojë që është më mirë”. Gjithsesi, për hir të transparencës, përktheni korrespodencën në shqip. Ju shkrova në in-box, pasi nuk dëshiroja të lexoja komente në faqen time rreth njoftimeve në media, pa dëgjuar dhe “kambanën” shqiptare. Nuk e di nëse jeni konsultuar me eprorët tuaj. Sa për dijeni, jam gazetar si dhe autori i përkthimit të bisedës, më 11 qershor 2010, mes ish-ambasadorit shqiptar në Moskë Sokol Gjoka dhe Primatit të Kishës Ortodokse Ruse, Kirill. GJOKA – KIRILL, JA BISEDA E ZBARDHUR DHE E RIPËRKTHYER, NXJERRË NGA VIDEOJA Ambasadori Sokol Gjoka: Jam shumë i gëzuar që ndodhem me Ju, Hirësi, në këtë takim të sotshëm. Para se të merrja mandatin tim si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, unë pata kënaqësinë të takoj dhe Kryepeshkopin e Shqipërisë dhe të Tiranës, Hirësinë e Tij Anastas. Ai m’u lut t’Ju përcillja urimet e Tij dhe gjithashtu interesin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare për bashkëpunim me Kishën Ortodokse Ruse. Unë e di që ju keni pasur marrëdhënie pune së bashku dhe keni bashkëpunuar për një kohë. Dhe di që kjo ndjenjë miqësie tashmë është përcjellë dhe në sferën tjetër të Kishës, por edhe në pjesën ortodokse të popullsisë të Shqipërisë, të paktën. Mandati im si ambasador mbush tashmë rreth dhjetë muaj në Federatën Ruse. Me vullnet të përbashkët të dy qeverive tona do të nxisim marrëdhëniet dypalëshe në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Por duke ditur që Kisha Ortodokse në Shqipëri ka një rol, ka një ndikim në popullsinë shqiptare, unë do të dëshiroja që një nga drejtimet e punës sime ta përqendroja dhe në bashkëpunimin midis besimtarëve, por edhe vet Kishës Ortodokse në vend, në Shqipëri, dhe në Rusi. Kështu, që edhe një herë Ju falënderoj shumë për pritjen e sotme. Me bashkëpunëtorët tuaj, natyrisht, unë do të mbaj kontakte të vazhdueshme dhe besoj që do të kemi edhe raste të tjera për t’u takuar së bashku. Hirësia e Tij Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill: Më lejoni, zoti Ambasador, t’Ju falënderoj për vizitën dhe fjalët tuaja të mira. Është e vërtetë që ka shumë gjëra të përbashkëta midis vendeve dhe popujve tanë. Madje, ajo që është më e përbashkët, ka të bëjë me faktin se të dy vendet kanë vuajtur nga ideologjia ateiste. Dhe kanë kaluar përmes një periudhe të vështirë ristrukturimi të të gjithë jetës: asaj ekonomike dhe politike si dhe përmes një periudhe ringjalljeje të jetës fetare. Na gëzon fakti se, pas ndërprerjes së të gjitha marrëdhënieve midis dy vendeve tona, filloi në kohën e vet një epokë e re. Na gëzon fakti se tani ne jemi dëshmitarë të marrëdhënieve edhe më intensive midis Rusisë dhe Shqipërisë. Shqipëria, ashtu si dhe Rusia, është një vend, ku janë të pranishme fe të ndryshme. Ne jemi të gëzuar me faktin se në Shqipëri ka bashkëpunim ndërfetar dhe është ngritur këshilli Ndërfetar. Gjithashtu i njëjti sistem ekziston dhe në Rusi. Bashkekzistenca paqësore midis bashkësive fetare është kusht tepër i rëndësishëm, i cili ndikon në stabilitetin e shoqërisë. Në Shqipëri, sikurse treguat dhe Ju, ekziston Kisha Ortodokse Autoqefale, e cila gjithashtu ka përjetuar një kohë të vështirë. Mbaj mend se si në ato kohë të vështira kemi dërguar nga Moska letra përshëndetjeje në adresë të Kreut të atëhershëm të Kishës Shqiptare, por nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje. Dhe vetëm më pas na njoftuan se nuk jetonte askush. Megjithatë ne i kemi kujtuar vëllezërit dhe motrat tona shqiptare ortodokse, si dhe jemi lutur për ata. Gjithashtu kemi shfrytëzuar mundësitë në nivel organizatash ndërkombëtare që në ato kushte tejet të vështira të ngrinim zërin në mbrojtje të banorëve besimtarë të Shqipërisë. Dhe, natyrisht, jemi shumë të gëzuar për ato ndryshime të mëdha, që kanë ndodhur në vendin Tuaj. Është e vërtetë që prej një kohe të gjatë, që nga viti 1968, domethënë, prej mbi dyzet vjetësh, njihem me Kryepeshkopin Anastas. Së bashku kemi punuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si dhe në kuadër të iniciativave panortodokse. Natyrisht, Ai ka bërë shumë për ringjalljen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Para pesë vjetësh [në vitin 2003, saktësohet në njoftimin për shtyp të Patriarkatit të Moskës] pata mundësinë të vizitoj vendin Tuaj dhe pashë me sytë e mi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur dhe në jetën fetare, dhe në jetën shoqërore dhe në sektorin e ekonomisë. Dhe patjetër ne jemi të gëzuar nga të gjitha këto Por gjatë qëndrimit në Shqipëri pashë se ka shumë besimtarë ortodoksë, priftërinj apo klerikë të lartë, me origjinë shqiptare. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Sepse ortodoksia është fe tradicionale e popullit shqiptar. Sigurisht, shumicën e banorëve të vendit e përbëjnë myslimanët, por një përqindje e konsiderueshme e popullsisë i përket Kishës Ortodokse. Rritja aktuale e numrit të shërbyesve të fesë dhe besimtarëve ortodoksë me origjinë shqiptare, është një fakt që na gëzon së tepërmi, sepse nuk duhet krijuar përfytyrimi i rremë se gjoja ortodoksia në këtë vend është fe e huaj. Gjithashtu faktori ortodoks është shumë i rëndësishëm dhe për zhvillimin e lidhjeve të Shqipërisë me jashtë, përderisa ajo është në kufi me shtete, ku ortodoksinë e predikon shumica e popullsisë. Unë mendoj gjithashtu se faktori ortodoks është faktor i rëndësishëm, pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët. Sikurse e dini, në Rusi ka gjithashtu shumicë ortodokse, prandaj faktori ortodoks ka rëndësi dhe në marrëdhëniet tona dypalëshe, në marrëdhëniet midis dy popujve. Ju, sigurisht, e dini që Rusia në politikën e saj të jashtme shpall parimin e marrëdhënieve të barabarta dhe të mira me të gjithë. Vendi ynë nuk ka armiq të jashtëm. Dhe Kisha lutet dhe punon që të mos ketë asnjëherë armiq të jashtëm. por, natyrisht, të mund të zgjerojmë rrethin e miqve. Mendoj se komunikimi historik midis dy vendeve tona është faktor, që kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve midis njerëzve, me qëllim që vendet tona të afrohen më pranë njëri tjetrit, duke zhvilluar lidhje ekonomike dhe dialog politik. [Këtu ndërpritet regjistrimi në video. Sipas njoftimit për shtyp të shërbimit të marrëdhënieve me jashtë të Patriarkatit të Moskës, “Hirësia e Tij [Kirill] i tregoi Ambasadorit Gjoka planet për zhvillimin e Ditëve të Kulturës Spirituale të Rusisë në Shqipëri në vjeshtën e vitit 2011 dhe shprehu shpresën se kjo nismë do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve midis popujve të dy vendeve”.]
    Fundi i bashkëbisedimit.

    Reply to this comment
  12. era! March 14, 17:45

    Kjo vjen pasi tek ne te gjithe orthodokset i ka q.. ne by,,, Janulla.

    Reply to this comment
  13. Kuq e zi March 14, 18:47

    Kisha ortodokse eshte si pamvarsia ku cdo etni ka shtetin e vet te pamvarur
    Kur nje popull me i vogel kerkon liri kjo luftohet nga populli shtypes ne kete rast nga kisha shtypese ruse
    Pra meqe ukrainasit nuk cilsohen rus a kane te drejte ata te kene kishen e tyre ?
    Fari kostandinopojes thote po ashtu si tha po per kishen e nolit
    Tani vijme te kisha jone ortodokse sa etnike eshte? Sepse kishat ortodokse jane etnike nqs do kishim ne fron pasardhesin e nolit pra shqiptar kisha jone ortodokse do ishte bashkuar me arvanitet e greqise arbereshet e italise dhe ortodokset shqiptar te maqedonise malazezet qe nuk jane sllav etjer
    Por kemi nje grek dhe ne kishen tone duhet veting
    Turp per shtypin qe e kaloi pa zhurme kete vendim
    Nqs do ishte kishe shqiptare do i vinte kusht ukraines njihni kosoven tju njohim kishen jo te sjellin kirillin dhe irenej ne shqiperi
    Ju qifsha rracen se sa per zot ju ja keni nxire faqen me kohe

    Reply to this comment
  14. Vasili March 14, 19:46

    kufoma e anadollati mesjetar shabanmurat muratshaban qe vazhdon te endet ne faqet e kesaj gazete dhe te rrjedhe me surratin e tij te vdekjes orientale gjithandej.

    Reply to this comment
    • Ylli March 14, 20:43

      O Vasilaqis …nese ke argumenta shkruaji dhe te lexojme o i ditur .Mund te kesh te drejte dhe mund ti hedhesh poshte keto qe thote z.Murati .
      Por nga menyra e reagimit duket qe ske gje per te thene e shan e ofendon si halabak rrugesh.Nese te vjen keq per Kishen Ruse si Vasilaqis qe je ,mund te shkosh ne Rusi e te shijosh lirite fetare e politike te Putinit.
      Sidomos tani qe ka ndaluar dhe internetin ,do kesh rast te afrohesh me shume me Zotin.
      Keta lloj besimtaresh ortodoks tip Vasilaqi jane karagjoza e palaco te besimit ortodoks .Keta jane besimtare politike e sherbetore qarqesh nacionaliste .
      Vetem per Zotin mos fol o Vasilaq se je kokrra e legenit .

      Reply to this comment
      • Vasili March 14, 21:12

        Mire ahere,mor halera me grop,nderruat fe, atdhe,dhe familje,gje qe nuk ndodhi me asnje popull tjeter,per te perfituar nga dushmani i eger dhe injorant,por dhe tani,qe nuk keni asnje interes te ndyre si me pare, shkoni dhe vazhdoni ti jepni bythen atij por si te paftyre historik qe jeni, lakmoni Perendimin kristian dhe keni uzurpuar ate me trute tuaj malinje.
        Mundohem dhe tju kuptoj ju hiena zvaranike,mbas shekuj me hajdarin e sulltanit dhe te enverit brenda ne tajaret tuaja,ne vitet 90,ato mbeten pa te,prandaj nxituat perseri tek baba,te rideshiruar per hajdarin e tij,megjithse tani buken ja hanit ´´kaurit´´,te cilin dhe e urreni.
        pty sikter!

        Reply to this comment
        • Katoliku Ish-Ortodoks March 16, 05:05

          Vasillaq, injorantet si ti edhe Perendimin Kristian ta shesin me origjine ortodokse ruso-greke, pjelle e Lindjes. Nuk eshte çudi qe edhe Putinin do na e beni shenjtor ndonje dite se keto kishat “autoqefale” i kane zakon te shpallin heronjte kombetare shenjtore. Kisha serbe ka shenjtore Obiliçin dhe Llazarin, kurse kjo “autoqefalja” jone ka shenjtor Kozmain, martirin e helenizmit… Ptu!

          Per kete arsye une e nderrova fene nga ortodoks ne katolik. Ashtu siç e nderruan te paret e tu nga pagan ne krishter pastaj ne ortodoks, pas skizmes.

          Reply to this comment
          • Zorrthari March 16, 16:44

            O kok loqe ortodokset jan 1000 vjet para katolikve dy veta kam njohur ne jeten time nga ortodoks te behen katolik,njeri eshte Edi rama..

          • Katoliku Ish-Ortodoks March 16, 22:52

            O idiot, krishterimi ka 2000 vjet kurse ortodokset dhe katoliket dolen pas skizmes kur krishterimi u nda ne dysh.
            Zorrthari zorre thare mbetet. Shko o koke loqe lexo pak histori se ta paska bere Janulla trurin bythe.

  15. xy March 14, 20:33

    O,Vaso mos i bjere samarit por bjeri gomarit….

    Reply to this comment
  16. demo March 14, 22:08

    Nuk gabon Vucidoli.Cfare ka sjelle ne Shqiperi,;cfare ka firmosur e cfare ka katranosur,jane te gjitha gjema afatgjata si semundja e Lise,qe evropianet e Kolombit derguan ne Amerike.
    Para Janullatosit edhe Gerdeci eshte nje loje me shashka.
    Vendimi i Janullatosit eshte antishqiptar dhe ANTIAMERIKAN,.Eshte akt i perseritur antiamerikan pas votimit kunder Amerikes ne OKB,nga Edi Rama.

    Reply to this comment
  17. adi March 15, 08:27

    Shqiperia eshte ne duart e Janulles eshte vone me per te ndryshuar dicka.Politika si e majte ashtu edhe e djathta bashke me Ilir Mutin jane nen frenat e janulles kot e keni,

    Reply to this comment
  18. Anonymous March 17, 10:16

    Kishën autoqefale shqiptare e varrosi “Janulla shqiptar” i Ilir Metës dhe Sali baglës, tek varret e Kosinës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*