Kishat e Voskopojës rrezikojnë të zhduken

March 17, 2018 20:45

Kishat e Voskopojës rrezikojnë të zhduken

Objektet e kultit postbizantine në Voskopojë dhe Vithkuq të Korçës janë klasifikuar në mesin e 7 vendndodhjeve me monumente që rrezikojnë të shkatërrohen në Europë. Janë 12 kisha që hasen me degradimin e ndërtesave, afreskeve, por edhe me vjedhjet.

Europa Nostra, Organizata Kryesore e Trashëgimisë në Europë në bashkëpunim me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve ka klasifikuar kishat e dy zonave si mjaft të rrezikuara duke i renditur krah monumenteve të tjera si në: Austri, Bullgari, Gjeorgji, Rumani, Greqi, Turqi e Mbretërinë e Bashkuar.

Kreu i Fondacionit ‘E shkuara për të Ardhmen’, Kliti Kallamata tregon se 12 kishat sot përballen me një sërë problematikash duke nisur nga amortizimi struktural, degradimi i afreskeve dhe vjedhjet çka sipas tij bën që të ndërhyhet menjëherë.

“Këto kisha që për ne kanë një vlerë unikale janë në një gjendje jo të mirë. Duke parë gjendjen e tyre ne i nominuam për t’i futur në këtë listë, në mënyrë që pas kësaj të fillojmë të hapin programe për restaurimin e tyre. Këto vuajnë pasi nuk kanë pasur restaurim prej vitesh. Është një grup kishash që kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Kallamata për Top Channel.

Ky klasifikim shikohet si diçka pozitive, pasi parashikon ndërhyrje në këto monumente kulti që kanë vlera të veçanta për trashëgiminë tonë kulturore.

s.a/dita

 

March 17, 2018 20:45
Komento

6 Komente

  1. Nik March 17, 21:54

    Domosdo.jane kisha.urdhri I sulltanit eshte I prere.

    Reply to this comment
  2. Nik March 17, 21:54

    Domosdo.jane kisha.urdhri I sulltanit eshte I prere.

    Reply to this comment
  3. info analitike March 18, 08:30

    Prit prit se po iu tek Kriepsikopatit do ti prishe ato kishat per te ndertuar te reja me kulla. Ja si e ktheu Butrintin ne qender qoftesh:
    http://www.respublica.al/2018/03/17/p%C3%ABrfundon-nd%C3%ABrtimi-i-bar-kafe-sal%C3%A7i%C3%A7eris%C3%AB-n%C3%AB-mes-t%C3%AB-butrintit
    Po ketu meqe jane rilindjote krieprokurorja nuk ka guxim te fuse ne burg askend.

    Reply to this comment
  4. Njoftim patriotik ! March 18, 10:52

    Nji lajm i trishtuar per muslimanet ;

    Studimet e fundit arritur ne nji nder Universittetet
    e Hamburg-ut Gjermani ,
    mbi Algoritmus , kane konstatuar ,
    se thirrjet e Imame-ve nga Minarete ,
    shkakton mpirje te Neuroneve te trurit te njeriut ,
    shkakton budallepsjen e e njerezve qe e degjojne ate ,
    madje nqs thirrjet jane te aferta e te forta ,
    shkaktojn edhe Tumore te ndryshme ne Kokat e
    njerezve .
    Ne vendet Arabike e ato Afrikane semundje te Tilla
    jane ne Marrsh e kane pushtuar shumicen e
    popullsise atje .
    Vitet e fundit ka pasur nji studim edhe ne Arabine Saudite ,ku jane evidentuar sindroma te tmerreshme .

    Besoni por kujdes me valet e zhurmat Akustike
    qe jane nji Killer i Neuroneve te Trurit .
    Mbroni Femijet ttuaj ,sepse ajo eshte e ardhmja
    e nji Kombi . Shmangni semundjet e Trurit si Tumori etj

    Reply to this comment
  5. Lili March 19, 07:48

    Zoti hduken ,eh ,se kemi Kumbaron ignorantet minister te kultures qe do mbahet mend vetem per shembjete monumenteve qe nuk parandaloj,sepse nuk di te manaxhoje paret e ministrise,apo ma sakt manaxhon paret e ministrise per t’u ba ajo millionere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*