Kishin 10 fëmijë së bashku/ U godit me sqepar në kokë nga e shoqja, ndërron jetë lezhjani pas 15 ditëve në koma

November 21, 2020 17:41

Kishin 10 fëmijë së bashku/ U godit me sqepar në kokë nga e shoqja, ndërron jetë lezhjani pas 15 ditëve në koma

Llesh Deda, ka ndërruar jetë pas 15 ditëve në koma pasi u godit në kokë me sqepar nga e shoqja pas një konflikti në banesën e tyre.

61-vjeçari Llesh Deda dhe 58-vjeçarja Drane Deda kishin së bashku 10 fëmijë, por duket se kishin dhe konflikte të mëdha në familje, pasi për këtë njiheshin edhe në fshatin Sanxhak të Lezhës ku edhe jetonin.

Paraditen e 6 nëntorit Drane Deda e goditi burrin e saj me sqepar në kokë dhe më pas u dorëzua në polici, ndërsa 61-vjeçari pavarësisht se qëndroi për 15 ditë në spital nuk arriti t’ia dilte dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, në Spitalin e Traumës.

h.b/dita

November 21, 2020 17:41
Komento

2 Komente

  1. Adi November 21, 19:03

    Dhe Drandja do të dënohet maksimalisht për motive të dobëta.për të treguar se shteti i së drejtës është i pamëshirshëm ndaj shkelësve të ligjit.

    Reply to this comment
  2. P S E ? November 22, 11:11

    Merret me mend qe mosmarreveshjet e tyre nuk kane qene te zakoneshme , sikurse ndodh ne cdo familje . Ne se gruaja arrin deri sa te godase shokun e jetes me sqepar ne koke , problemi shkon shume thelle , por ketu nuk flitet asgje , e le qe njerezit ta nenkuptojne dhe interpretojne mbare e mbrapsht . Ky nuk eshte nje informacion per nje ngjarje te castit , sepse ka 15 dite qe ka ndodhur , ndaj informacioni duhej te ishte me i plote !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim