Kishin dalë për peshkim, humb jetën i riu në Lushnje. Në kërkim shoku i tij

December 31, 2014 13:20

Kishin dalë për peshkim, humb jetën i riu në Lushnje. Në kërkim shoku i tij

Dy të rinj që kishin dalë për peshkim  në lagunën e Karavastas nuk janë kthyer më në shtëpi.

23 vjeçari K. Dervishi dhe 25 vjeçari A. Ismaili kishin dalë në lagunë  mbrëmjen e 30 dhjetorit, ndersa mengjesin e sotëm familjarët kanë lajmëruar policinë.

Njëri nga të rinjtë, 23-vjeçari K. Dervishi u gjet sot i pajetë në fshatin Muçias nga peshkatarë të tjerë që kishin dalë për të gjuajtur peshk.

Ndërsa policia vijon kërkimet për të riun tjetër që ishte në varkë me të, A. Ismaili.

Dyshohet se të rinjtë mund të kenë pësuar ndonjë problem në varkë, gjë që ka sjellë  mbytjen e 23-vjeçarit Dervishi.

December 31, 2014 13:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*