Kishte blerë makinë të vjedhur në Francë, policia i zbulon skemën

November 24, 2017 19:02

Kishte blerë makinë të vjedhur në Francë, policia i zbulon skemën

Një 42-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka pritur në port një makinë të vjedhur. Sipas informacioneve që bën të ditur policia ky shtetas kishte blerë një makinë në Francë e cila rezultonte e vjedhur dhe po e priste në port, por në momentet e fundit është arrestuar.

“Më datë 23.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasi I.H vjeç 42 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 29.09.2017, ka pritur mjetin tip “Benz”, i cili rezultoi i vjedhur në Francë, më datën 06.11.2012. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 141/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

November 24, 2017 19:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*