“Kishte gati një komplot” / Pse u vra gjenerali iranian sipas Pompeos dhe reagimet brenda SHBA

January 3, 2020 20:53

“Kishte gati një komplot” / Pse u vra gjenerali iranian sipas Pompeos dhe reagimet brenda SHBA

Shtetet e Bashkuara ndërmorën një godje të fortë që mund të ketë pasoja të rrezikshme, duke vrarë udhëheqësin e forcave elite Quds të Iranit.

Gjenerali Qassem Soleimani u vra gjatë një sulmi ajror ndërsa ndodhej në aeroportin e Bagdatit në Irak. Pentagoni e konfirmoi vrasjen e tij duke thënë se sulmi u morr “me udhëzimin e Presidentit Trump”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se sulmi ishte “një veprim i fuqishëm në mbrojtje të personelit amerikan jashtë vendit”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pohoi të premten se vrasja e tij u bë për të shmangur një sulm “të menjëhershëm” të orkestruar prej tij kundër interesave amerikane.

Sekretari Pompeo i tha rrjetit CNN se Gjenerali Qassem Soleimani “ishte duke komplotuar në mënyrë aktive në rajon për të ndërmarrë veprime, që do të vinin në rrezik dhjetëra dhe ndoshta qindra jetë amerikane. E dinim që sulmi ishte i afërt. Ky ishte një vlerësim i bazuar në inteligjencë, që nxiti procesin tonë të vendimmarrjes ‘‘, tha sekretari Pompeo.

Sekretari i Shtetit nuk tha se ku ose kur pritej të ndodhte sulmi. Ai i tha rrjetit Fox se në sulm “do të ishin vrarë shumë myslimanë, irakianë dhe njerëz nga vende të tjera”.

Në një intervistë tjetër për rrjetin Fox News, zoti Pompeo se ai shpreson që Irani “do ta kuptojë vendosmërinë e Amerikës dhe do të punojë për uljen e përshkallëzimit, duke ndërmarrë veprime në përputhje me ato që bëjnë vendet normale. Në rast se ata nuk e bëjnë këtë”, tha Sekretari Pompeo, “në rast se ata shkojnë në drejtimin tjetër, unë e di se Presidenti Trump dhe e gjithë qeveria amerikane janë të gatshme të përgjigjen në mënyrën e duhur.”

Presidenti Trump reagoi përmes Twitter-it duke shkruajtur “Irani nuk ka fituar asnjë luftë, por asnjëherë nuk ka humbur në negociata”. V etëm disa ditë më pare presidenti ishte shprehur se ai nuk dëshironte të shkonte në luftë me Iranin

“Më pëlqen paqja. Dhe Irani duhet të dëshirojë paqe më shumë se kushdo”, ishte shprehur presidenti Trump.

Reagimi nga kongresi ka qenë i shpejtë dhe i polarizuar me republikanët që po vlerësojnë veprimet e presidentit.

“Ky veprim i Presidentit Trump dhe i ushtrisë sonë ishte në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit iranian të orkestruar nga Gjeneral Soleimani dhe ndihmësit e tij”, tha senatori Lindsay Graham.

Ndërsa demokratët po paralajmërojnë se amerikanët nuk duan luftë dhe shtruan pyetjen nëse presidenti duhet të kishte marrë më pare miratimin e Kongresit. “Ky veprim u mor pa konsultimin e Kongresit. Kongresi duhet të informohet menjëherë për këtë situatë të rëndë dhe hapat e ardhshëm nga administrata, përfshirë shkallëzimin e konsiderueshëm të vendosjes së trupave shtesë në rajon “, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë arritur në një pikë të rrezikshme.

Departamenti i Mbrojtjes konfirmoi në një deklaratë se “nën drejtimin e presidentit, ushtria ka ndërmarrë një veprim të vendosur për të mbrojtur personelin tonë jashtë vendit duke vrarë Qasem Soleimanin”.

Soleimani u vra nga një sulm ajror i kryer nga forcat speciale amerikane që goditën një autokolonë ku ndodhej Soleimani teksa po largohej nga aeroporti i Bagdadit

“Soleimani nuk ishte thjesht një gjeneral. Ai shihej si i plotëfuqishëm në sytë e popullit iranian. Ka qenë një hero i popullit iranian për një kohë të gjatë”.

Pentagoni argumenton se Soleimani po zhvillonte në mënyrë aktive plane për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe anëtarët e shërbimit në të gjithë rajonin dhe thotë se ai ishte prapa sulmeve të fundit mbi bazat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në irak – dhe sulmit që vrau kohët e fundit një kontraktues amerikan.

Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke vrarë 25 anëtarë të një milicie të mbështetur nga iranianët .. një veprim që nisi dy ditë protestash kaotike përpara ambasadës amerikane në Bagdad ..

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper bëri këtë paralajmërim të enjten:

“Mjaft më. Ne i kemi të gjitha aftësitë për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ose të ndërmarrim veprime parandaluese nëse përgatiten sulme shtesë.”

Shtetet e Bashkuara u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku. Ambasada në Bagdad është e mbyllur dhe të gjitha shërbimet konsullore janë pezulluar.

n.s. / dita

January 3, 2020 20:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim