Kishte përshkruar flakët që do të gllabëronin “Notre Dame”, libri i Viktor Hygo arrin rekord shitjesh

April 18, 2019 11:08

Kishte përshkruar flakët që do të gllabëronin “Notre Dame”, libri i Viktor Hygo arrin rekord shitjesh

Viktor Hygo e kishte përshkruar me një përpikmëri frikësuese momentin që flakët do të gllabëronin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831.

Tani, njerëzit duket i janë kthyer pikërisht letërsisë për t’i ndihmuar të vajtojnë “Notre Dame”-in.

“Katedralja e Parisit” e Hygoit u shndërrua në librin më të shitur në “Amazon” pas shkatërrimit të pjesshëm të saj nga flakët. Gjenialiteti i shkrimtarit të madh po merret për profeci, por ndërkohë teoritë konspirative këmbëngulin se ka një profeci të vërtetë në këtë mes, atë të Nostradamusit, që e ka parashikuar sipas tyre këtë ditë.

“‘Zonja jonë’ do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, thuhet të ketë shkruar ai, duke parashikuar kështu djegien e katedrales.

Ngjashmëria është e madhe mes asaj që panë sytë e të gjithë botës, pasditen e së hënës, dhe përshkrimit që i bën gjiganti i letrave franceze, momentit kur Quasimodo përdor zjarrin dhe gurët për të luftuar me turmën poshtë, me bindjen se kështu do të shpëtonte Esmeraldën.

“Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës”.

l.h/ dita

April 18, 2019 11:08
Komento

3 Komente

  1. Deshmitar y April 18, 13:15

    E paskan djeg vete francezet per ta bere edhe me te famshme. Siduket ishte koha per rikonstruksion dhe zgjodhen kte rruge

    Reply to this comment
  2. Genti April 18, 13:22

    Ata qe i vune flaken, qenkan frymezuar nga libri i Hygoit.

    Reply to this comment
  3. mirel April 18, 14:30

    Me kujtohet historia e nje astrologu. Kish parashikuar vdekjen e tij pas nje periudhe prej 10 vjetesh.
    Kaluan vitet dhe astrologu ishte mire e bukur. Mirepo kishte fame dhe filloi te shqetesohej vertet per fatin e tij. Cdo ti ndoshte? Deri ne ate moment gezonte shendet te plote dhe nuk dukej sikur vdekja do i afrohej nga semundjet. Por prape mendonte a do semurej papritur apo do pesonte ndonje aksident? Ishte nje ankth i perhershem qe filloi ta shqetesonte seriozisht astroligun qe besonte vertet se parashikimet e tij ishin te sakta. Perpos kesaj filloi te ndjehej ngushte dhe perballe miqve dhe njerezve qe e njihnin dhe ja besonin predikimet
    Dita e parashikimit afroi dhe asgje nuk po ndodhte. I deshperuar qe nuk po vdiste u mbyll brenda ne shtepi dhe nuk donte te takonte asnjeri. Vete miqte filluan te ndjeheshin ngushte dhe menduan ta linin te qete derisa kjo histori te harrohej dhe pak nga pak astrologu ta kalonte zorin per parashikimin e tij te gabuar.
    Dhe priten diten qe ai do dilte vete nga shtepia.
    Por ai nuk doli me
    I zhgenjyer nga vetvetja, duke qene i bindur qe kishte nje arsye te forte pse ai kishte parashikuar ate dite per te vdekur, vrau veten.
    Keshtu dhe kjo puna e katedrales. Ndoshta ndihmon Macronin qe te ringreje nje kauze per te udhehequr Francen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*