Kislyak: Nuk ka Luftë të Ftohtë mes ShBA-së dhe Rusisë

August 5, 2017 17:15

Kislyak: Nuk ka Luftë të Ftohtë mes ShBA-së dhe Rusisë

Ish-ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara Sergei Kislyak ka deklaruar se bisedimet mes tij dhe ish-këshilltarit amerikan të sigurisë kombëtare Michael Flynn kanë qenë të qeta, korrekte e transparente.

Këto shkëmbime mes palëve u bënë në fakt arsyeja për dorëheqjen e Flynn në shkurt nga posti i tij në administratën Trump. Kislyak është ndalur edhe në të tjera çështje në deklaratën e tij, teksa ka theksuar se mes Rusisë e SHBA-së nuk ka një Luftë të Ftohtë të re.

Ish-ambasadori rus në SHBA Sergei Kislyak është shprehur se ai dhe ish-këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Michael Flynn kanë diskutuar “për gjërat më të thjeshta” në bisedat që kanë patur gjatë tranzicionit presidencial. Kislyak tha në një televizion rus se nuk ka sekrete dhe se sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë nuk janë përmendur.

Michael Flynn dha dorëheqjen në shkurt, pasi u zbulua se ai kishte keqinformuar zv/presidentin Mike Pence për bisedat e tij me ish-ambasadorin Kislyak. Ky i fundit u largua nga Uashingtoni në korrik. Kislyak mbetet një figurë kyçe në hetimet që po zhvillohen për ndërhyrjen e pretenduar të Moskës në zgjedhjet amerikane. Ai ka qenë në qendër të disa takimeve të debatuara ku zyrtarë të lartë të administratës Trump kanë qenë të pranishëm. Kjo është hera e parë që ai ka folur hapur për mediat që prej rikthimit në Rusi.

Kislyak i përshkroi bisedat me zotin Flynn si korrekte, të qeta e transparente dhe tha se ata nuk kishin diskutuar mbi sanksione. Sipas tij, ndër çështjet e biseduara mes tyre ishte bashkëpunimi ruso-amerikan në luftën kundër terrorizmit. Pavarësisht tensioneve, Kislyak tha se nuk mund të flitet për një Luftë të re të Ftohtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

August 5, 2017 17:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim