“Kjo bënte që ai të më përdhunonte më shumë”

August 20, 2016 13:30

“Kjo bënte që ai të më përdhunonte më shumë”

Në një video të re, Elizabeth Smart ka zbuluar se pornografia bënte që rrëmbyesi i saj të bëhej seksualisht agresiv dhe ta përdhunonte më shumë gjatë nëntë muajve që e mbajti peng.

Video është publikuar nga një lëvizje kundër pornografisë.

Në klipin prej pesë minutash, Smart fillon duke treguar se si e rrëmbyen në vitin 2002 kur ishte 14 vjeç.

Tashmë 28 vjeç, ajo tregon se si Brian David Mitchell e rrëmbeu nga krevati i saj në shtëpi.

Më tej ajo tregon se si përdhunohej rregullisht prej tij.

Smart thotë se përdhunimet nxiteshin më së shumti nga përdorimi i pornografisë nga Mitchell.

Madje ajo thotë se edhe rrëmbimi i saj erdhi në radhë të parë nga fiksimi që kishte ai ndaj pornos.

“Atij nuk i mjaftonte vetëm të shihte porno.

Atij nuk i mjaftonte të bënte seks me të shoqen pasi shihte porno.

Kjo bëri që ai të më rrëmbente mua.

Ai gjithmonë donte më shumë.

Nuk mund të them se më rrëmbeu vetëm për shkak se shihte porno.

Por e di që pornografia ma bëri jetën akoma më ferr”, thotë ajo.

Që prej rrëmbimit, Smart është bërë avokate e fortë kundër abuzimeve dhe pornografisë.

Ajo u rrëmbye në shtëpinë e saj në Salt Lake City në SHBA dhe u shpëtua nëntë muaj më vonë.

August 20, 2016 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*