Kjo do të jetë shtëpia e kuqezinjve në Francë

January 24, 2016 17:45

Kjo do të jetë shtëpia e kuqezinjve në Francë

Zbulohet shtëpia e kombëtares në Francë. Kuqezinjtë do të akomodohen në krahinën e Perros-Guirec, në veriperëndim të Francës, përcjell “SuperSport”-i.

Bëhet fjalë për një lokalitet të qetë buzë oqeanit Atlantik prej 7200 banorësh, ku ekipi ynë do të vendoset për “EURO 2016”-n. Krahina ndodhet 41 kilometra larg qytetit të Guingampit dhe pranë aeroportit të Lanionit, nga ku skuadra do të zhvendoset për tri ndeshjet e grupit, fillimisht në Lens kundër Zvicrës e më pas në Marsejë e Lion.

Hoteli “Agapa” do të hapë dyert për delegacionin shqiptar. Pas shumë javësh në kërkim të një rezidence të përkohshme, stafi ka vendosur pikërisht për zonën që ndodhet në rajonin e Bretanjës, ku gjatë muajve të verës numri i turistëve rritet në mënyrë të ndjeshme për shkak të resorteve të shumta në këtë zonë të qetë. Vendimi është marrë pas konsultimeve të bëra me trajnerin Xhani De Biazi, i cili mesa duket ka preferuar një rezidencë larg zhurmës për të punuar i qetë me grupin e tij.

January 24, 2016 17:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*