“Kjo është e vërteta e arritjes së trupave amerikane në Kosovë”

May 16, 2017 20:42

“Kjo është e vërteta e arritjes së trupave amerikane në Kosovë”

Misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR, ka reaguar ndaj shkrimeve të dy ditëve të fundit lidhur me planifikimin e arritjes së trupave shtesë ushtarake amerikane në Kosovë.

Më 15 dhe 16 maj ka pasur raportime në mediat serbe dhe ato shqiptare në Kosovë se SHBA planifikon të dërgojë 130 ushtarë shtesë në kuadër në të KFOR’it në mbështetje të përpjekjeve të NATO-‘ për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA-ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA-ve”, ka bërë të ditur KFOR, nëpërmjet një komunikate.

“KFOR-i vazhdon aktivitetet për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit të OKB-së”, thuhet në komunikatë.

KFOR ka bërë të ditur se çdo vendim për qëndrimin dhe strukturën e forcave të KFOR’it merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, bazuar në kushtet e sigurisë në terren.

May 16, 2017 20:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*