Kjo është metoda më e lehtë dhe më e sigurt për heqjen e dyllit në vesh

September 15, 2016 16:11

Kjo është metoda më e lehtë dhe më e sigurt për heqjen e dyllit në vesh

Dylli është substancë që në mënyrë natyrale gjendet në brendësi të veshit dhe e mbron atë nga bakteret dhe grimcat apo organizmat tjerë që mund ta dëmtojnë këtë zonë delikate.

Rrjedhimisht, dylli vepron si lubrifikues natyral për veshin dhe kanalin e veshit. Por, shpeshherë akumulohet në sasi të mëdha – sasi të cilat shkaktojnë mungesë komforti, rritim, marramendje, probleme me dëgjim etj..

Pra, kjo është koha kur duhet t’i pastroni veshët dhe ta largoni dyllin e tepërt.

Por, për ta bërë këtë, duhet shumë kujdes. Heqja e dyllit me shkopinj pambuku mund ta dëmtojë veshin më shumë sesa mund t’i bëjë mirë. Ekspertët shëndetësorë tregojnë se metoda e sipërpërmendur për heqjen e dyllit e dëmton timpanin e veshit dhe mund të shkaktojë probleme me dëgjim në të ardhmen.

Prandaj, është mirë që heqjen e dyllit të tepërt nga veshi ta bëni përmes metodave më të lehta.

Përbërësit: Një lugë gjelle kripë në një gjysmë gote ujë (100 ml).

Ajo çfarë duhet të bëni është ta hidhni kripën në gotën e mbushur me ujë dhe të zhysni në të një copë pambuku. Pastaj, pambukun e afroni afër veshit dhe i shtrydhni disa pika të bien në vesh.

Kërceni duke e mbajtur kokën në njërën anë dhe mbani kokën në pozicion që lëngu të penetrojë në kanalin e veshit dhe ta zbusë dyllin.

Pas kësaj e mbani kokën në anën tjetër dhe e përdorni një letër higjienike për ta hequr dyllin.

 

September 15, 2016 16:11
Komento

1 Koment

  1. sala September 15, 19:13

    po kur personi eshte i moshuar ose i semure cfar duhet te bej per te kercyer ..pufffffffff

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*