Kjo është platforma më e lartë prej xhami në botë

May 30, 2016 16:00

Kjo është platforma më e lartë prej xhami në botë

Ata që vuajnë nga lartësia në Kinë, tashmë kanë një vend të ri për të sfiduar vetveten, me platformën të cilën vetë pronarët e kanë quajtur platforma panoramike më e lartë dhe më e madhe në botë.

Ajo ndodhet mbi luginën shumë pranë Pekinit, në në Shilingxia, atje nga ku turistët dhe vizitorët mund të shijojnë një panoramë mahnitëse.

“Ura është 32.8 metra e lartë, 11 metra më e madhe se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për momentin, ajo është më e gjata në botë. Ajo qëndron mbi një platformë xhami prej 415 metrash katrorë dhe është platoforma më e madhe prej xhami në botë. Së treti, një nga gjërat më interesante, është fakti se për herë të parë një paltformë e tillë përbëhet nga titaniumi” tha menaxheri i saj Li Shuang.

Disa vizitorë e kanë të vështirë të shkelin e të ecin mbi të.

“Jam shumë e frikësuar, nuk guxoj të shoh poshtë. Shoh thjesht drejt dhe kapem tek parmakët. Është hera ime e parë dhe më duket sikur do më bien të fikët. Nuk jam mësuar. Ne të moshuarit nuk kemi aë guxim sa të rinjtë”.

Platforma është hapur për publikun nga 1 maji i vitit 2016. Ajo qëndron 768 metra mbi nivelin e detit dhe 400 metra larh nga lugina poshtë këmbëve të saj.

Zhangjiajie-Grand-Canyon-1020x610Zhangjiajie-Grand-Canyon-Aerial-Shot-1020x610Zhangjiajie-Grand-Canyon-Construction-1020x610Zhangjiajie-Grand-Canyon-Fog-1020x610Zhangjiajie-Grand-Canyon-Full-Width-1020x393Zhangjiajie-Grand-Canyon-Glass-Bridge-1020x610Zhangjiajie-Grand-Canyon-Glass-Bridge-Photography-lead-1020x399

May 30, 2016 16:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin