Kjo është vogëlushja shqiptare e vrarë nga qentë në Itali, tragjedia e paralajmëruar

September 18, 2017 16:30

Kjo është vogëlushja shqiptare e vrarë nga qentë në Itali, tragjedia e paralajmëruar

 

“Një ngjarje që nuk mund të shpjegohet. Nuk gjej fjalët. E gjithë qyteza është në zi për tragjedinë që ka goditur këtë familje”, është shprehur për mediat italiane Mauro Brunetti, nënkryetari i bashkisë së komunës së Flero, pas ngjarjes së djeshme ku një vajzë 13 muajshe mbeti viktimë e kafshimit të dy qenve të shtëpisë së racës pitbull.

Victoria Zikaj, 13 muajsh, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, që pasi kishte humbur vendin e punës në Itali kishte emigruar në Gjermani dhe 22-vjeçares italiane Olga De Luca mbeti viktimë e raptusit agresiv të dy qenëve të shtëpisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 të mbrëmjes së shkuar ndërsa vogëlushja ndodhej në banesë vetëm me gjyshin e saj.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash kur vogëlushja iu largua kontrollit të gjyshit duke dalë në oborrin e shtëpisë për të luajtur me qentë.

Ashpërsia me të cilën ata e sulmuan qe fatale për vogëlushen dhe as përpjekjet e gjyshit nuk mundën ta shpëtojnë.

Skuadra e ndihmës së shpejtë e thirrur nga fqinjët e familjes, mundi të hyjë në banesë vetëm pasi forcat e rendit i vranë me armë zjarri qentë.

Por ishte tepër vonë. Plagët e marra në kokë e në trup qenë vdekjeprurëse për Victoria, vogëlushen me origjinë shqiptare.

Gjyshi i saj ka marrë plagë në të gjithë trupin por është jashtë rrezikut për jetën.

Shoqata Italiane e konsumatorëve ka komentuar këtë ngjarje duke e quajtur “një tragjedi të paralajmëruar”.

“Ekzistojnë raca qensh që pavarësisht nga edukimi që i bëhet, plagët që mund të shkaktojnë rezultojnë fatale për njeriun”.

Për këtë arsye pas kësaj ngjarje e pas disa të tjerave të ngjashme me këtë tragjedi, Shoqata italiane e Konsumatorëve do të kërkojnë një patentë të detyrueshme për këdo që zotëron qen të racave potencialisht të rrezikshme.

Ndërsa fqinjët e familjes kanë pohuar se shumë herë kanë denoncuar në polici sjelljen agresive të dy qenve.

Vetëm pak ditë më parë ata kishin sulmuar një banore të zonës që po shëtiste aty pranë./Ora News

September 18, 2017 16:30
Komento

2 Komente

  1. Konti Sbalta September 18, 19:02

    Eshte koha , qe duke marr shkas edhe nga kjo fatkeqesi e rende, edhe tek ne te merren masa te rrepta per mbajtjen e qenve ne ambjente publike,Eshte e pa pranushme qe neper rruget apo lulishtet e qytetit, por sidomos nga parku i liqenit te levizin lirisht qente dhe pronaret e tyre ka raste qe shohin me mburrje rracat “superiore”qe mposhtin ato te dobtat dhe shpesh trembin e tmerrojne me egersine e tyre femijet shpesh here edhe te rritur qe nuk i durojne keto egersira .Eshte detyre e bashkise qe te vendosi per vende te caktuara per qente , tashti qe hapesira ka gjithandej dhe mund te behen ndarje te rrethuara me rrjeta per qente dhe pronaret e tyre.Kjo eshte e domosdoshme qe te behet sa te jete e mundur ,por tabela ku ndalohet mbajtja e qenve duhet bere menjihere , sepse shohim shpesh edhe neper supermarkete dhe pika me te vogla ku shiten ushqime per njerzit te futen edhe qente bashke me pronaret e tyre.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta September 18, 19:06

    Eshte koha , qe duke marr shkas edhe nga kjo fatkeqesi e rende, edhe tek ne te merren masa te rrepta per mbajtjen e qenve ne ambjente publike,Eshte e pa pranushme qe neper rruget apo lulishtet e qytetit, por sidomos nga parku i liqenit te levizin lirisht qente dhe pronaret e tyre ka raste qe shohin me mburrje rracat “superiore”qe mposhtin ato te dobtat dhe shpesh trembin e tmerrojne me egersine e tyre femijet shpesh here edhe te rritur qe nuk i durojne keto egersira .Eshte detyre e bashkise qe te vendosi per vende te caktuara per qente , tashti qe hapesira ka gjithandej dhe mund te behen ndarje te rrethuara me rrjeta per qente dhe pronaret e tyre.Kjo eshte e domosdoshme qe te behet sa te jete e mundur shpejte,por tabela ku ndalohet mbajtja e qenve
    duhet te vendosen menjihere , sepse shohim shpesh edhe neper supermarkete dhe pika me te vogla ku shiten ushqime per njerzit te futen edhe qente bashke me pronaret e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim