Kjo lule ju sjell fat dhe para në shtëpi (Është mirë ta keni një të tillë)

October 28, 2017 13:57

Kjo lule ju sjell fat dhe para në shtëpi (Është mirë ta keni një të tillë)

Nëse jeni njerëz që i doni bimët dhe përpiqeni që gjithmonë të mbani një lule afër vetes, kjo është ndër bimët e duhura.

Përveç pastrimit të ajrit, mbrojtjes nga pluhurat dhe kimikatet e dëmshme kjo është bima më njohur për përcjelljen e energjisë pozitive në shtëpinë tuaj.

Pafund njerëz nëpër botë janë të interesuar për bimën e njohur si Crassula Ovata ose siç të gjithë njerëzit e quajnë lulja e fatit.

Teknikat e lashta kineze të Feng Shuit të cilat kanë ardhur ndër shekuj të transmetuara brez pas brezi kanë patur dhe këtë bimë si një fatsjellëse dhe ogur i mirë për më shumë para.

Kjo bimë me gjelbërim në të gjitha stinët, besohet se sjell fat në anën financiare të çdo familjeje.

Të gjithë ata që kanë udhëtuar nëpër botë e kanë parë këtë bimë nëpër ballkone apo hotele të ndryshme, pasi kjo bimë sipas ekspertëve të Feng Shuit sjell fat në biznes dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrave.

Epo, mbaheni njëherë se nuk ju kushton asgjë, tek e fundit një lule më shumë në shtëpinë tuaj, nëse ju sjell fat,  aq më mirë, të gjithë kemi nevojë për ca element të pashpjegueshëm për të mbajtur shpresën brenda vetes, gjallë. e.r/dita

October 28, 2017 13:57
Komento

2 Komente

  1. MH October 28, 17:27

    Nji njeri mbasi kishte 10 vjet e kusur kohe qe mbante jo ma pak se afer 100 saksi lulen ne fjale.U nervozue se nuk i sillte fat ne asgja e jo ma ne leke. Ne nerva e siper i theu vazot dhe i hodhi ne kazanin e plehut.Te nesermen qe i mori kompania plehrat.I erdhi fati ne dore duke fituar lotorin mbi 10 milion dollar.
    Me ate qe spjegon autori i shkrimit me shkoje mendja ta mbaj nji saksi me vete qe nga do te kaloj do me mbushen xhepat me para.Sidomos para ndonji banke.
    Mirpo me ndryshoj mendja ma shume mbasi mesova historine e fitmit te 10 miljon dollarve.
    Gazetat na ngopin me kujdes te teperuar nga budallaleqet ma interresant qe nuk mund te ndodhin as ne andrrat qe mund te sjellin gjumi.

    Reply to this comment
  2. Ardriti November 14, 20:11

    Nuk eshte asgje tjeter vetem nje Shkrim Marketingu ne menyre qe te shiten sa me shume lule ne dyqanet e luleve. Dhe kjo lule eshte si te gjitha te tjerat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*