Kjo mund të jetë gjëja më e pabesueshme që kini dëgjuar ndonjëherë mbi virgjërinë

September 20, 2018 08:43

Kjo mund të jetë gjëja më e pabesueshme që kini dëgjuar ndonjëherë mbi virgjërinë

Rezultatet e një studimi afatgjatë mbi shëndetin riprodhues, botuar në Revistën Mjekësore Britanike kanë zbuluar se 1 në 200 gra në ShBA pretendojnë se kanë bërë lindje pa pasur marrëdhënie seksuale.

Gjetjet janë bazuar në një studim të 7870 grave dhe vajzave nga mosha 15 deri 28 vjeç, që është kryer nga viti 1995 deri më 2009-ën.

BMJ raporton se nga gratë që kanë marrë pjesë në studim, 45 prej tyre (0.5%) kanë raportuar të paktën një shtatzëni të virgjër “të palidhur me përdorimin e teknologjive të asistuara riprodhuese”.

Me pak fjalë, ato pretendojnë se kanë ngjizur – dhe nuk kanë pasur penetrim vaginal apo fertilizim in-vitro (IVF).

Artikulli i MBJ-së vëren se lindjet e virgjëra apo partenogjenezat ( nga greqishtja parthenos për e virgjër dhe genesis për lindje), mund të ndodhin tek jonjerëzorët si pasojë e “riprodhimit aseksual, ku rritja dhe zhvillimi i embrionit ndodh pa fertilizim.

Artikulli vëren se historia e lindjes së Jezuit nga Virgjëresha Mari, partenogjeneza shpesh shfaqet në kulturën popullore.

Ata kanë zbuluar se vajzat e mbetura shtatzëna, pavarësisht pretendimit se nuk kanë bërë seks në kohën e ngjizjes, kanë ndarë karakteristika të përbashkëta. 31 përqind e vajzave kanë firmosur të ashtuquajturin “betim i dëlirësisë”, ku ato zotohen zakonisht për arsye fetare – të mos kryejnë seks.

15 përqind e jo të virgjrave që kanë mbetur shtatzëna gjithashtu kanë thënë se kanë firmosur betime të tilla.

Afro 28 përqind e prindërve të “nënave të virgjëra” ( që u intervistuan gjithashtu) treguan se nuk kishin mjaftueshëm njohuri për të diskutuar rreth seksit dhe kontraceptimit me vajzat e tyre, krahasuar me 5 përqind të prindërve të vajzave që mbetën shtatzëna dhe thanë se kishin kryer marrëdhënie.

Autorët e studimit, e titulluar “Si një (nënë) virgjëreshë”- thonë se pretendime kaq shkencërisht të pamundura u tregojnë kërkuesve se duhet të kujdesen në interpretimin e sjelljeve të vetë raportuara.

Kujtesa e dobët, bindjet dhe dëshirat mund t’u shkaktojnë njerëzve të gabojnë në atë çka u thonë shkencëtarëve.

Pra me shumë gjasa shkencore, ajo që kanë thënë të intervistuarat është një vetëmashtrim.

b.m. / dita

September 20, 2018 08:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*