“Kjo nuk është zgjidhje, por një maskarallëk politik. Propozimi, që më shumë se sa hapje reale e listave, duket si dorovitje për Lulëzim Bashën”

September 21, 2020 01:30

“Kjo nuk është zgjidhje, por një maskarallëk politik. Propozimi, që më shumë se sa hapje reale e listave, duket si dorovitje për Lulëzim Bashën”

Nga Bedri Islami

 

Ka një eufori të habitshme për listat e hapura në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, sikur pas tyre gjithçka do të rregullohet, në parlament do të venë më të mirët, më meritorët, aty mendimi do të jetë më i pjekur, nuk do të ketë më gjuzë e belbucë; ende sundon ideja se pas hapjes së listave vullneti i Njëshit do të shembet, populli do të vendosë se kush do të jetë më i votuari, kush do e përfaqësojë; pastaj thirren në përvoja të shteteve të tjera, hapen e mbyllen debate dhe riciklohen ide pa fund, gjithnjë duke i shtruar tezës se vetëm listat e hapura do të sjellin mrekullinë.

Në parim gjithkush është i bindur se listat e hapura, vërtet të hapura, mund të kenë dalim nga ato të mbyllura, ku vetoja për një listë paraprake të vendosur nga shefi i partisë dhe që ishte përllogaritur deri diku saktë se cilët do të ishin deputetët e ardhshëm.

Të gjithë shefat e partive e dinin këtë, dhe, si mund të ndodhte, gabimi i tyre ishte i papërfillshëm. Në parlament shkonin ata që donte shefi, që do të përcillnin mesazhet e shefit, do të ngrinin duart kur ua donte shefi dhe nuk do të kishin asnjëherë mendimin e tyre vetjak. Ndaj, shumë shpejt, ata u kthyen në numra dhe i ikën mendjes.

Largimi nga parlamenti i opozitës, duke e braktisur atë dhe duke i hapur rrugë skalionit të dytë, pra, asaj pjese të listës që ishte sa për të larë gojën, tregoi se përllogaritjet ishin bërë që më herët dhe se pjesa e dytë, ajo që është sot në parlament, është përgjithësisht meskine, e dobët, shpesh herë as që e di pse është aty, përfituese dhe lehtësisht e shtishme.

Tani, këshilli i famshëm politik ka afruar zgjidhjen e fundit: votime me lista të hapura 100 për qind, dhe, duke shkuar pak më tej kësaj, përfaqësuesi i shumicës, Damian Gjiknuri, ka bërë një tjetër propozim, që më shumë duket se si dorovitje për Lulzim Bashën, se sa hapje reale e listave.

Aktualisht ka dy probleme themelore:

Faqja e parë DITA, 21 shtator 2020

Së pari, a janë listat e hapura mjeti shpëtimtar nga të gjitha parregullsitë e zgjedhjeve dhe a do të jenë aty vërtet ata që e meritojnë? Oligarkët, biznesmenët, të pasurit, të lidhurit me krimin a do të mund edhe një herë të vetëvendosin që të jenë edhe deputetët e ardhshëm, apo njerëzit do të kërkojnë më të mirën dhe besimi i tyre do të zyrtarizohet?

Pa dashur të heq entuziazmin e parakohshëm, listat e hapura, nëse nuk shoqërohen me mjete të tjera, logjistike, ligjore dhe administrative, ata mbetin po aq pjesë e korrupsionit politik e financiar, si shumë gjëra të tjera në këtë vend.

Në Kosovë, njëri nga shembujt që afrohen me bujë, është e sanksionuar hapja e listave, me koalicione parazgjedhore, ku forca e parë fituese e zgjedhjeve, pavarësisht nëse është në koalicion apo jo, ka të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku listat ishin të hapura, është dashur të bëhet rinumërimi i votave në shumicën e qendrave të votimit të Kosovës.

Të gjithë liderët, pas rinumërimit, kishin më pak vota nga sa kishin pasur në numërimin e parë. Në asnjë rast nuk kishte pasur zvoglim të votave. Shifrat nganjëherë ishin alarmuese.

Në disa qendra votimi, megjithëse listat ishin të hapura, kishte kandidatë për deputetë që në numërimin e parë dilnin fitues të zgjedhjeve, por që, pas rinumërimit, nuk do e kishin këtë të drejtë.

Kandidatë të tjerë, sidomos zonja, që në numërimin e parë në një qendër votimi nuk kishin pasur asnjë votë, në rinumërim kishin shumicë të ndjeshme, deri edhe dërmuese dhe votat e tyre u kishin kaluar figurave politike sa më afër shefit të partisë.

Në një rast rivotimi të mëhershëm, në Mitrovicë, një kandidat për deputet që në votimin e parë në atë zonë kishte fare pak vota, në rivotim do të merrte aq shumë, sa i duheshin për të qenë pjesë e parlamentit. Urdhëri ishte dhënë nga shefi i partisë.

Nëse nuk ka numërim të sigurtë elektronik listat e hapura janë në mëshirën e atyre që paguajnë më shumë ose në direktivën e urdhërit që jep shefi i partisë.

Nëse tani, me listat e mbyllura, kandidatët biznesmenë për deputetë apo të lidhur “me të fortët”, në zonën e tyre, shpesh herë i blinin votat me thasë mielli, para në dorë, afrim vende pune etj, tani e kanë më lehtë, ata synojnë të blejnë numëruesit e votave dhe ata nuk kërkojnë shumë.

Këto numërues janë edhe zbatues të vullnetshëm të vendimit të shefit partiak për të deleguar vota aty ku ka synon edhe shefi i partisë. Nëse nuk do të ketë sanksione dhe detyrime ligjore për të gjithë administratën zgjedhore, atëherë listat e hapura janë të hapura për çdo manipulim.

Së dyti, përfaqësuesi i shumicës socialiste në këshillin politik paraqiti një draft, përmes së cilit e gjithë loja me lista të hapura kthehet në mbylljen e tyre, por tashmë ligjore.

Sipas draftit, shefi i partisë, cilido qoftë ai, ka të drejtën e renditjes së listës për kandidatë. Natyrisht do të vendosë më besnikët ndaj tij dhe në rastin e opozitës do të jenë aty edhe vemjet politike të partiçkave që iu mveshën forcave të mëdha politike, ndërsa forcat e reja do i kenë portat e mbyllura.

Nëse votuesi ka të drejtën të përzgjedhë vetëm një kandidat, atëherë në shumësinë e rasteve ai është shefi i partisë ose i deleguari i qendrës. Nuk bëhet ndryshe, pasi secila forcë synon që shefi i saj të jetë njeriu më i votuar.

Në Kosovë ke të drejtën për të zgjedhur pesë kandidatë nga lista dhe kjo e bën më të hapur listën. Më të vështirë, por më të hapur.

Nëse në një qark, të themi Shkodër, për të qenë deputet do të kërkohen rreth 10 mijë vota, duke pasur të drejtën e një përzgjedhje, asnjë nga kandidatët nuk e arrin këtë shifër dhe mbetet përsëri lista e shefit të partisë.

Kjo nuk është zgjidhje. Është një maskarallëk politik, që, duke i hapur rrugë Bashës të bëjë lojën e tij politike, hedh në erë gjithçka që mendohet se mund të jetë e dobishme.

Listat e hapura, përmes këtij drafti, mbyllen dhe e gjithë loja kthehet përsëri në tryezat e shefave, të cilët, kanë ende të drejtën të vendosin se kush do të jetë në parlament.

Askujt nuk i intereson halli i Bashës apo i Kryemadhit dhe fati i tyre vetjak në këto zgjedhje; themelore është të futen ato rregulla që sanksionojnë hapjen e listave dhe përzgjedhjen deri diku të atyre që e meritojnë.

Rikthimi në pikën zero është humbje e demokracisë thelbësore, fshehje pas Njëshit dhe pas një liste që mbetet po ajo që ishte dhe që nuk ndryshon asgjë.

 

———-

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

September 21, 2020 01:30
Komento

12 Komente

  1. Pse une zoti kujdestar (ambasador) September 21, 04:47

    Zoti Bedri

    – Nuk habitem me junten kriminale B B M ( berish bash meta..)

    – As me hipokrizine 30 vjecare te miqve tane perendimore

    – As me impotencen kriminale te Edi Rames me Pisistat e tij
    – ***
    – Habitem me miopine tuaj dhe te Shabanit me “kurthin” e tij per Grekun qe Edi Rama tashme nuk eshte fajtor por kujdestaret ( garantet e tij nderkombetare) qe e drejtojne si manekin

    ***
    – Rama eshte bere si Suloja te filmi “Lulkuqet mbi mure” qe Kujdestari I terheq veshit dhe ai duke qare thote “pse une zoti kujdestar ( lexo ambassador)?”
    – .
    – Nese nuk e ke kuptuar qe Kujdestare Kimja ka ardhur me detyre qe ti jape Lul Bashes ose bijen e Azemortjes fitoren ne majin e ardhshem ke probleme me intelektin ose ke shkuar per lesh nga pleqeria.

    ***
    – Derisa Kimja e quan Lulkim bashen ‘friend” dhe Ilir Metes I kishte cuar nje BIG THANKYOU per veprime rutine apo banale..keto jane re te zeza per votimet e ardheshme

    Zoti Bedri

    Une kurre nuk e tradhetoj 21 janarin 2011 qe jo vetem banda B B M ( berish bash meta..) po marrin atributet e heronjeve por tashme jane fajtore ligjore dhe Aleksander Arvizu dhe Edi Rama qe mbrojten apo falen kriminelat burra shteti dhe yll ne qitje..
    – ***
    – Bedri hap dhe nje here letrat e votimeve te 8 majit 2011 ku u vune re dy veprime te frikeshme;
    – .
    – e para.
    .ambasadori arvizu si asnjehere tjeter ne historine dipllomacise amerikane hapur perveshi menget per ti dhene fitoren me vjedhje Yllit te tij ne ngjitje
    – .
    – E dyta

    VET-KURBANIZIMI I RAMES qe ne nje fare menyre shkembeu gjakun e derdhur ne boulevard me karriken e kryeministrit
    – .
    – Theksoj se keto lodra me lista te hapura apo te mbyllura apo 50/50 po drejtohen nga e njejta dore qe shpiku ‘votat e gabuara ne kutite e mallkuara.
    – .
    – Nuk e kam problem se shtetet e bashkuara te amerikes dhe shtetet e shkerdhyera te Europes kane planizuar te kthejne ne pushtet junten nazi-berishiste dhe Lulbashiste..
    – .
    – E keqja eshte se na kujtojne gradimin e Usali Serbiberishes me kompllotin nderkombetar te 2 prillit 1991 por kete here nuk djegin Shkodern dhe Shqiperine por djegin nr 1 te demokracise ate te votes popullit.
    – .
    – Nese vertet vihet Lulkim Basha k/m vitin qe vjen jo vetem qe Amerika do quhet Shtetet e Lulbashkuara te Amerikes…jo vetem qe miqte tane perendimore nuk do kene moral te flasin per demokraci..por dhe po ngrene lapidarin e Enverit jo per merite te tij po per hipokrizine e miqve qe po katapultojne mjerushem Lulkimin me Kimen e rradhes

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune September 21, 09:41

    Mazhoritar me dy raunde… kaq, e beme me pare, edhe Ramizi humbi ne zonen e tij dikur, sistem thjesht, hyhet me merite

    Reply to this comment
  3. Ethem MallaKASTRIOTI September 21, 10:36

    DITA:E kuptoi mire shqetsimin e B.Islamit.Por vini re:
    1-PD po shtyn çdo dite problemin e ref.Zgjedhore per te dal atje ku i sigurohet fitorja e sigurte.Nuk jep alternative por kerkon nderhyrjen e ODHIR.Keshtu veproi edhe me marveshjen e 5 Qershorit,kur Ambasadorja Kim çuditrisht vendosi veton per komisioneret politik duke anashkaluar OSBE/ODHIR dhe KM Rama.Me keta komisioner PD mendon te vjedh votat si ne 96,ku ne zonat e thella te ndryshoi kutit e votimit rruges nese edhe 2-3 policet e S.Lleshit blihen.
    2-Me ndryshimet aktuale te Gjiknurit del ne pahe preferenca e deputereve qe do zgjidhen nga votuesi sipas listes se nr.rendor te kryetarit-1,2,pasi kjo nuk ndodh vetem tek ne.Do ishte mire me liste emrore sipas alfabetit-A,B..
    3-Edhe ne 2021 kryetaret do te mbeshteten te oligarket qe kan para dhe shume mbeshtetje per votuesit fukarej.Ne Shkoder do te fitoi TOM DOSHI i PSD.Ne Vlore do te fitoi perseri bisesmeni SHEHU i PD,Ne Tirane do te jet i pari LYL BASHA,pavasisht se ka vjedhur e vrare njerz.Ne Durres do fitoi edhe kryekrimineli SaliMillosheviçi i Shqiperise,etj.Por:
    -Eshte e rendesishme qe hajdutet e kriminelet 30 vjeçar te mos vihen fare ne listen e kandidimit,ku Ambasadorja Kim paralajmeroi nje dite me pare.Dhe nese e ka seriozisht te ndaloi ate qe beri ARVIZU ne 2011 per vrasjet ne bulevard dhe vjedhjen e votave ne bashkine e Tiranes,ku 2b i ngriti ne piedestal per turpin e tij.
    4-Nese SaliSerbi do te vihet perseri ne liste per deputet,athere votimet e 2021 sabotohen qe ne embrion dhe PS nuk ka çpret me.Kjo do te thot qe dy partit e medha te vene ne efiçence te gjithe armaten e oligarkeve,hajduteve,vrasesve..pasi qe tanime ka zera se PD duhet te fitoi me çdo çmim..edhe duke perdorur armet si ne 1997,98.
    -Mesashihet,edhe PD do e leri ne bisht te ures LSI te I.Metes.Por edhe partit e vogla fantazme do te shkrihen si kripa ne uji,pasi nuk na duhen 129 parti plus nje parti Kosovare te Albin Kurtit e pa preçedent ne bote.
    5-Ne zgjedhjet e 25 prillit do te ndahet shapi nga sheqeri ne PD,pasi nese humbet perseri 2b duhet te zhduken nga faqa e dheut si politikan,ku bashke me I.Meten jane fatkeqsia kombetare per te cilet DITA ka shkruare sa here se kush jane.Dhe jane aty edhe per faje te Maxhorances frikamane por dhe te faktorit nd/kombrtar kryesisht te PPE,por dhe te VENECIAS qe pret qe ne Shqiperi te dali flaka ne çati pa te japi ok per shkarkimin e Presidentit me te urryer ne Shqiperi ne 30 vite,ku vet Sb e ka cilesuar LIKEFLORIRI.
    6-Nese ne 25 prill zgjedhjet nuk monitorohen rrept nga SHBA-do te ket trazira si ne 96,97,98 nga PDLSI por dhe te agjenturave te huaja Serbe-Greke-Ruse.
    7-Ne kto kushte E.Rama duhet te fut marrshin e 5-te ne drejtimin e vendit per te mos e lene ne doren e huliganeve Berishist te colet kan per qellim te sabotojne reformat e nisura,sidomos te Reg.ne Drejtesi me investim Amerikan dhe Gjerman,per tu kthyer ne 2016 ne drejtesi apo ne 1938 ne Ekonomi.
    -FLM-DITA,FLM B.ISLAMI

    Reply to this comment
  4. Remo September 21, 10:49

    Lista te hapura per mendje te mbyllura! Une jam dakord!

    Reply to this comment
  5. Berati September 21, 11:59

    Pra i kujt eshte faji? Padyshim i Bashes. Nga fajin e ka Saliu tani kalojme tek fajin e ka Basha. Edhe pse lojen e qelbur me ndryshimet kushtetuese, me kuotat gjinore, me listat e hapura e beri Rama ,prape fajin e ka Basha. Babloku qe si qellim te vetem kishte eleminimin e koalicioneve dhe per votuesit sia ndjente hic tani doli hapur me devizen ligjin e bej une. Pra nese Berisha deklaronte ,bejeni ligjin si te doni dhe une e votoj ne parlament ,palloshi i Anetes thote do ta bej si di vete. Te pakten mbajeni mend kur tu vije radha.

    Reply to this comment
  6. Drenova September 21, 13:56

    Po u hartuan listat nga kryetaret e partive,nuk ka zgjedhje te ndershme,por votime!
    Listat sido qe t’u vihet emri jane gjithmone LISTA TE MBYLLURA se populli do votoje jo ate deputet qe mendon vete,por bythelepiresin qe do kryetari!
    Votimi do behet vetem brenda listet se kryetareve,pra prap kryetaret do jene sundimtare!
    Keshtu kot e keni qe jemi ne demokraci!
    Kjo eshte SHKERDHATOKRACI!
    Pas kesaj vazhdoni shani Enver Hoxhen,se keshtu do mbushni pjatat ne shtepi me ushqim… (MUT)!

    Reply to this comment
  7. asd September 21, 14:24

    Lista e hapur pa siglen e partise do te ishte me e drejta. Perdorimi i togfjaleshit Lista te Hapura, pa i hapur realisht ato do te kerkonte ndeshkim me vote. Votoni te vegjlit.

    Reply to this comment
  8. KOKEPALARI September 21, 18:07

    BEDRIU E DJEN VETEN TE PERDORUR !!
    ANI BEDRI SE KOMUNISTET NUK KANE TURP E HANE ME BUKE!!

    Reply to this comment
  9. Tim Kaçurrelsi September 21, 19:30

    Sie të jenë të hapura listat, si të jenë të mbyllura, kokpalarët po prap ke kutia e buçe pandorës do e hedhin letrën higjenike me emrin “fletë votimi”. Kam bërë një mal me gafa në jetë, por vetëm për një gjë s’jam bërë e s’do bëhem kurrë pishman. Votën kurrë nuk ja kam bërë peshqesh tjetërkujt me përjashtim të rastit kur ma rëmbeu me dhunë ai… bastardi.

    Reply to this comment
  10. Met Selita. September 21, 19:40

    Hajdutet Rama Basha Meta bashkepunojne ndaj te gjithe ne kembe per bojkot ose bashkim votash kundra ketyre banditeve.

    Reply to this comment
  11. ylli ne qitje i arviziut September 21, 19:42

    KY KOKPALARI ME SIPER
    BEN AUTOGOL NGA HALETE E SHQUPIT..

    Jam dakort qe Bedriu jo vetem e ndjen veten te perdorur por dhe te fyer.Por te fyerit me te medhenj jane shtresat e shoqerise jashte politikes nga Bedriu se ky I fundit e di qe Basha biles dhe Rama kane nje burim..Xhorxh Sorrosin tentakulat e te cilit jane deri ne sferat me te larta te Shtepise se lyer me boje te bardhe Klintonista apo Trampista

    Ke te drejte se me kete miopi te Bedrislameve te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
    Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “hapje listash” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez Rudinhajkare ne nje kohe shume te afert..
    18..nderpritet saga kriminale e Lulit mikut te Kimit
    Pra Bedriu duhet te demaskoi mazhorancen ( lere KUFOMEN EDIRAMA) dhe ambasaden amerikane dhe porno europjanet qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare
    ,
    Shenim :
    me pak I keq eshte nje komunist atdhetar si Bedriu
    se nje Nazi demonkrat si Saliu &Luliu I Arviziut

    Reply to this comment
  12. KOKEPALARI September 22, 00:07

    Jam dakord me tere krimet e Lulit.
    Megjithate ne keto 30 vjet nuk kam pare me pis burre dhe
    me te pabese se BARBONI.
    Votojeni dhe jepjani tere tepsite dhe tenxheret atij horri !!
    AMEN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim