Kjo që sapo lamë pas ishte java e zezë e miliarderëve. Ja sa humbën dhe pse

March 3, 2018 02:54

Kjo që sapo lamë pas ishte java e zezë e miliarderëve. Ja sa humbën dhe pse

Pasuria e Warren Buffet ka rënë me 3.74 miliardë dollarë që prej ditës së hënë.

Kjo ndodhi sepse tregjet amerikanë të kapitalit pësuan rënie për 3 ditë radhazi.

Buffet nuk ishte i vetmi.

Kreu i Facebook, Zuckerberg pati rënie me 3.71 miliardë dollarë.

Pasuritë  e bashkëthemeluesve të  Google,  Larry Page dhe  Sergey Brin, ranë me nga 3 miliardë dollarë.

Humbjet për spanjollin Amancio Ortega shënuan 2.5 miliardë, në indeksin e miliarderëve të matur nga Bloomberg.

500 personat më të pasur kanë humbur në total 128 miliardë dollarë që prej ditës së hënë.

Indeksi S&P 500 ra me 1.3% ditën e Enjte, duke e çuar rënien 3 ditore në 3.7%.

Kurse indeksi Dow Jones ra me 420 pike, pas lajmërimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Turmp, se do të vendosë tarifa për çelikun dhe aluminin.

n.s. / dita

March 3, 2018 02:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*